Gazeta Shqiptare

Vrasja e Çiços, dëshmitari: Ja ç'më tha autori para se të hynte në lokal

Lihet në burg Renato Milloshi, mohon akuzën për bashkëpuni­m në krim "Na urdhëroi të mos lëviznim dhe na shau"

-

Ti je ' Goli'"? Kështu i është drejtuar autori i vrasjes së Elton Çiços njërit prej tre personave që ishin në tavolinën në hyrje të lokalit "De Niro", ku ndodhi ngjarja e rëndë. Burime pranë hetuesve të çështjes, bënë dje me dije se pas ekzekutivi­t të Çiços, janë marrë në pyetje tre persona, të cilët kanë qenë në tavolinën në hyrje të lokalit në zonën e ish- Bllokut, ku nga pamjet e kamerave filmike duket që autori i krimit ka pasur një komunikim të shkurtër me pjesëtarët e kësaj tavoline. Mësohet se nën cilësinë e dëshmitari­t janë marrë personat me iniciale B. V., L. S dhe E. D. Të tre këta persona kanë deklaruar para hetuesve, se autori i ngjarjes, para se të hynte në lokal i është drejtuar shtetasit E. D., duke e pyetur nëse quhej "Goli" ose "Koli", fjalë që nuk janë fiksuar qartë nga këta persona. E. D. i është përgjigjur që nuk quhej ashtu siç artikulont­e ai, por më pas autori i ngjarjes ka insistuar përsëri nëse ndonjë nga pjesëtarët e tavolinës quhej "Goli" ( sipas tyre). Në këtë moment ka ndërhyrë i pranishmi tjetër i tavolinës, shtetasi me iniciale B. V., i cili i ka thënë se në atë tavolinë nuk kishte asnjë person me atë emër. Pas përfundimi­t të kësaj bisede, tre personat e lartpërmen­dur kanë shpjeguar se autori ka hyrë brenda lokalit, dhe menjëherë kanë dëgjuar të shtëna arme. Po ashtu, ata kanë pohuar më tej se ky person ( autori), ka dalë përsëri nga lokali dhe ka artikuluar fjalët që asnjë person të mos lëvizte, dhe e ka shoqëruar këtë fjali edhe me sharje. Të ndodhur në këto kushte, ata kanë deklaruar më pas se janë larguar për në banesat e tyre.

MASA PËR RENATO MILLOSHIN

Mesditën e djeshme, i akuzuari nga policia si bashkëpunë­tor në vrasjen e Çiços, Renato Milloshi, doli para togave të zeza për t'u njohur me masën e sigurisë të caktuar ndaj tij në mungesë. Gjykata e Tiranës vendosi ta lërë 37- vjeçarin në burg pa afat deri në përfundim të hetimeve, pasi nga hetimet e prokuroris­ë ka prova të mjaftueshm­e që e fajësojnë atë në ngjarje. Ndryshe nga sa ka dëshmuar para oficerëve të policisë, Renato Milloshi ditën e djeshme ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij, duke thënë se në momentin që ka ndodhur ngjarja ai ka qenë në banesën e tij, dhe se kjo gjë është mund të verifikohe­t mjaft mirë nëpërmjet tabulateve telefonike. Për policinë, Milloshi është personi që ka çuar me makinë autorin e dyshuar të Çiços, Jani Alian ( në kërkim) afër vendit ku ndodhi ngjarja, dhe se makina e përdorur për këtë gjë ka qenë në pronësi të Renatos. Ky i fundit, nuk e ka mohuar faktin se makina në fjalë ishte në emrin e tij, duke shpjeguar se tri ditë para se të vritej Eltoni, Jani Alia i kishte kërkuar që makinën ta regjistron­te në emrin e tij. Ai ka treguar se ka shkuar te noteri vetëm sa për të firmosur, dhe se paratë i kishte paguar Jani Alia. "Makinën ia dorëzova Janit, nuk e di se kush ishte personi që e shiti. Unë vetëm sa firmosa. Tri ditë më pas dëg- jova nga televizion­et se ishte vrarë Elton Çiço, dhe më pas pashë se makina për të cilën unë firmosa ishte përdorur në ngjarje. Unë nuk kam marrë pjesë në vrasje. Isha në banesën time. Nuk isha unë në timonin e makinës", - tha Milloshi para togave të zeza. Ai shpjegoi para gjykatës se me Jani Alian njiheshin që fëmijë, pasi janë rritur në Tepelenë. Renato Milloshi tregoi më tej, se prej disa vitesh nuk kishte pasur kontakte me Janin, pasi ai kishte hyrë në burg në Greqi, ku qëndroi 10 vite. "Pasi doli, jemi ritakuar, për shkak të miqësisë së vjetër që kishim. Jam takuar edhe me Eltonin", - tha më tej Renato. Ky i fundit u vetëdorëzu­a pak ditë më parë në Policinë e Tiranës, pas 9 muajsh arrati. Ndërsa, përmes avokatit të tij, i dyshuari kërkoi nga gjykata masën e "arrestit në shtëpi me mbikëqyrje elektronik­e", për shkak të problemeve të rënduara shëndetëso­re. Por, kjo kërkesë u refuzua nga gjykata, pasi prokuroria këmbënguli që ka prova që e implikojnë atë në krimin e ndodhur më 1 maj të vitit të shkuar.

 ??  ?? Renato Milloshi në gjykatë
Renato Milloshi në gjykatë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania