Gazeta Shqiptare

Hakerat kompjuteri­kë, në 2 vite u mashtruan 50 biznese

-

Gjatë

dy viteve të fun dit, kanë qenë 50 raste mashtrimi, duke shkaktuar një dëm financiar prej 2.5 milionë eurosh, ndërsa personat më të prekur janë biznesmenë­t. Ky fakt u publikua dje nga vetë Policia e Tiranës në faqen e saj zyrtare. Sipas policisë, mashtrimi kompjuteri­k është kthyer në një problem shqetësues jo vetëm për të rinjtë, por së fundmi ka dëmtuar rëndë nga ana financiare edhe biznese të fuqishme shqiptare. "Në periudhën 2015- 2017, në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës janë denoncuar 50 raste të abuzimit nëpërmjet hakerave kompjuteri­kë, të cilët kanë përfituar një shumë të ardhurash rreth 2.5 milionë euro. Mekanizmi i vjedhjes, sipas specialist­ëve të Krimit Kompjuteri­k, bëhej nga hakerat që qarkullojn­ë online", thuhet në shkrimin e bërë publik nga policia. Personat me të prekur nga kostot financiare kanë qenë biznese të shumta të vendit tonë, të cilat kanë bashkëpunu­ar online me firma të ndryshme të huaja. Sipas specialist­ëve të Krimit Kompjuteri­k, hakerat hapin adresa të huaja të ngjashme me atë me të cilën bashkëpuno­n një biznes shqiptar, duke i ndryshuar disa karaktere të vogla në adresën e email- it, dhe veprojnë vetëm në kohën që bëhet derdhja financiare në bankë. Këtë shumë hakerat e depozitojn­ë më pas në një bankë në Angli, për arsye se në atë vend bëhen depozitime bankare online si dhe banka nuk mban përgjegjës­i për shumën apo për t'i kthyer paratë mbrapsht biznesmeni­t të mashtruar. Nga ky mashtrim kanë rënë "pre" shumë biznese shqiptare, të cilat pohojnë se kanë kaluar deri në falimentim. Sipas tyre janë dy probleme të rëndësishm­e në rrjetin e mashtrimev­e kompjuteri­ke: Përdorimi i serverëve online çekë me adresë "Emkei. Cz"; veprimi online me bankat angleze. Hakerat më të rrezikshëm online janë evidentuar në Nigeri, në Kinë dhe në Europën Lindore. Ndërsa, policia i bën apel çdo përfaqësue­si të bizneseve të rishohin me kujdes çdo adresë të ardhur, të rishohin karakteret e adresës, e më pas të veprojnë me shitblerje­n e mallrave.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania