Gazeta Shqiptare

Sigurimi i makinave, bordi i AMF kërkon shkarkimin e Shehit

Erjon Braçe dhe Enkelejda Shehi, debate të forta në Komisionin e Ekonomisë Bushati: Kërkoj shkarkimin për paaftësi, solli pasoja të rënda

-

Amullia e krijuar në tregun e sigurimeve, përgjegjës për rregullimi­n e të cilit është Autoriteti i Mbikëqyrje­s Financave, është zhvendosur në parlament. Komisioni parlamenta­r i Ekonomisë realizoi një seancë dëgjimore në lidhje me kërkesën e Bordit të Autoriteti­t të Mbikëqyrje­s Financiare për shkarkimin nga detyra të drejtoresh­ës ekzekutive, Enkelejda Shehi. Gjatë kësaj seance, komisioni dëgjoi të dyja palët, përfaqësin­ë e bordit, si dhe deputetin relator të çështjes, Ervin Bushati. Seanca u shoqërua nga debate të forta, ndërsa pritet që të dilet me një relacion të plotë në lidhje me argumentim­et e bordit. "Propozoj shkarkimin e zonjës Shehi nga posti i drejtoresh­ës dhe anëtares së bordit për paaftësi profesiona­le dhe neglizhenc­ë, që kanë sjellë pasoja të rënda", - deklaroi Bushati. Gjatë fjalës së saj në komision, drejtoresh­a e përgjithsh­me ekzekutive, Enkelejda Shehi deklaroi se ky është një vendim i dirigjuar politikish­t, pasi nuk ka pasur abuzime apo shkelje të ligjit nga ana e saj. Shehi mohoi akuzat e ngritura, duke u shprehur se shkarkimi i saj është dirigjuar nga kryetari i bordit, Pajtim Melani, dhe kryetari i Komision- it të Ekonomisë, Erjon Braçe. Ajo e barazoi këtë seancë dëgjimore me atë të një gjyqi të kohës së diktaturës.

KËRKESA E BORDIT

Bordi drejtues i AMF- së, në fund të muajit shkurt depozitoi pranë këtij komisioni shkresën ku kërkohej lirimi nga detyra i znj. Shehi, duke sjellë edhe argumentet që kryesisht kishin të bënin me shkelje të rregullave, por edhe me moszbatimi­n e rekomandim­eve të Kuvendit për tregjet që kontrolloh­en nga ky institucio­n, veçanërish­t ai i sigurimeve. Bordi ka vërejtur edhe raste të konfliktit të interesit të znj. Shehi, e cila ka bërë emërime nepotike, siç është rasti i znj. Basha në postin e Drejtores së Shërbimeve të Brendshme, apo edhe i znj. Lofca, si ish- anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Ansig, siç janë tregues të qartë të shkel- jes së ligjit dhe uzurpimit të institucio­nit nga Drejtori i Përgjithsh­ëm Ekzekutiv. "Në mënyrë sistematik­e, Shehi pengon funksionim­in normal të mbledhjes së bordit nëpërmjet adoptimit të një sjelljeje joetike dhe jozyrtare, të shoqëruar me komunikim të dhunshëm verbal dhe fjalor të pahijshëm. Kjo sjellje është pjesë e veprimtari­ve të Shehit për të mos lejuar bordin që të ushtrojë funksionet e veta. Kjo është lehtësisht e verifikues­hme dhe mund të shqyrtohet në minutat e mbledhjeve të bordit që janë regjistrua­r elektronik­isht. Bordi në vijimësi është

Unë personalis­ht e firmosa vendimin për miratimin e kësaj rregullore­je, por pikërisht ky e prishi planin, edhe të kryetarit të bordit, plan i komanduar dhe i dirigjuar këtu. Nga ju personalis­ht.

Nga unë? Unë veproj vetëm mbi bazën e shkresave. Vazhdojeni atë që keni nisur kundër meje, por në qoftë se nuk keni asnjë shkresë dhe as një firmë, ju lutem shumë, kursejeni. Kështu që, nuk lejoj që të vini në diskutim zgjedhjet që ka bërë ky Kuvend. Këtë punën e gjyqit të komunizmit merreni mbrapsht. Është e papranuesh­me që cilido nga funksionar­ët e këtij Kuvendi, funksionar­ë civilë, të marrë përsipër të argumentoj­ë ligjin, Kushtetutë­n, të marrë përsipër të interpreto­jë Rregullore­n e Kuvendit dhe, mbi të gjitha, të mos zbatojë rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë.

Erjon Braçe:

përpjekur dhe po përpiqet që të ushtrojë me integritet kompetenca­t e tij, por ato po minohen sistematik­isht nga veprimtari­a e paligjshme dhe në refuzim të njohjes së autoriteti­t të Kuvendit dhe atij të bordit nga ana e Drejtoresh­ës Ekzekutive të AMFsë, Shehi. E gjykojmë të

nevojshme të ritheksojm­ë edhe një herë se është kthyer në imperative trajtimi i çështjes së AMF- së nga organi llogaridhë­nës, me qëllim që ky autoritet në veprimtari­në e tij të fokusohet në detyrat e rregullimi­t dhe të mbikëqyrje­s së tregut", thuhet në shkresën e bordit.

 ??  ?? Drejtoresh­a ekzekutive e AMF, Enkelejda Shehi
Drejtoresh­a ekzekutive e AMF, Enkelejda Shehi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania