Gazeta Shqiptare

Hedh nga shkallët gruan shtatzënë, vihet në pranga 40- vjeçari

"Nuk isha në gjendje të mirë emocionale"

-

TIRANE - Një 40- vjeçar nga Tirana ka përfunduar në prangat e policisë pasi akuzohet se dhunoi bashkëshor­ten e tij shtatzënë dhe më pas e shtyu atë për ta hedhur nga shkallët. Burime zyrtare të uniformave blu bënë me dije se i arrestuari është shtetasi Rezart Zani. Ngjarja për të cilën akuzohet 40- vjeçari ka ndodhur në banesën e tyre, në rrugën "Ali Demi", ndërsa e dëmtuar ka mbetur 39- vjeçarja me iniciale A. SH. Menjëherë pas ng-

POLICIA

"Më datë 01.03.2017, u arrestua shtetasi Rezart Zani, 40 vjeç, banues në Tiranë, në rrugën ' Ali Demi', në banesë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshor­tes së tij shtatzënë, A. Sh., 39 vjeçe, e cila ndodhet në Spital Ushtarak jashtë rrezikut për jetën", thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

jarjes së ndodhur, kjo e fundit u dërgua me urgjencë në Spitalin Ushtarak për të marrë ndihmën e nevojshme dhe fatmirësis­ht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Burime pranë policisë bënë

me dije se në momentin që ka ndodhur konflikti mes këtyre dy personave, burri dyshohet të ketë qenë nën efektin e alkoolit. Sherri mes tyre ka degraduar deri në momentin që Zani hodhi nga shkallët bashkëshor­ten e tij. Pas kësaj, ai u vu në pranga nga efektivë të Komisariat­it Nr. 1 në kryeqytet, ku ka pohuar se në momentin që ka kryer këtë veprim nuk ka qenë në gjendje të mirë emocionale. Në pyetje është marrë edhe 39- vjeçarja, e cila nuk ka mundur të japë një deklaratë të plotë për shkak të gjendjes në të cilën ndod- hej. A. SH. ka treguar se herë pas here kishte konflikte me bashkëshor­tin, por nuk ishte në gjendje të jepte një deklaratë më të plotë, duke pasur edhe frikën se për shkak të shqetësime­ve mund të humbte fëmijën që priste. Tashmë, 40- vjeçari akuzohet për veprën penale "Dhunë në familje".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania