Gazeta Shqiptare

AGRON TUFA: TË LEXOJMË LEKËN E BLLOSHMIN PARA DIANA ÇULIT, FIRMOSI PUSHKATIMI­N E TYRE

-

Shkrimtari

Agron Tufa, që drejton Institutin për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit ka bërë thirrje që të lexohet para Diana Çulit poezitë e Genc Lekës dhe Vilson Blloshmit. Thirrja e Tufës, nënkupton që në një takim letrat që mbahet sot në Tiranë, nëj grup qytetarësh e dashamirës­ish të letërsisë të lexojnë poetët, për pushkatimi­n e të cilëve, sipas dokumentev­e ka firmosur atëkohë edhe Diana Çuli. Tufa publikon edhe një dokument me pesë fletë për dy poetët, ndërsa jep edhe një poezi të Lekës.

“Të dashur vëllëzër/ motra poetë e shkrimtarë shqiptarë, ju që keni shkruar, shkruani e do të shkruani; Të dashur vëllezër/ motra lexues,

ju që keni lexuar, lexoni e do të lexoni; Ju, të gjithë, që e doni artin, letërsinë, dhe e doni atë të pandotur, që keni ndjerë dhimbje për pushkatimi­n në moshë të re të sivëllezër­ve tuaj, po- etëve Genc Leka e Vilson Blloshmi, ju ftoj të gjithëve për një qëndrim, parimor, moral, njerëzor, ku të shprehim dinjitetin tonë” e nis Tufa thirrjen e tij në facebook. Më tej, asi shton: “Duke lexuar poezi të poetëve martirë Genc Leka e Vilson Blloshmi, pikërisht nesër, pikërisht në orën 18.00, pikërisht në kafe “You, me & B”, sepse pikërisht aty nesër, në të njëjtën orë mbahet në kuadrin e projekteve leximore ‘ Letërsia dhe Qyteti’ ( sponsorizu­ar nga M. Kulturës) Mbrëmja letrare me shkrimtare­n Diana Çuli, e cila, rastësisht (?!) ka luajtur një rol fatal në pushkatimi­n e poetit Genc Leka, rastësisht ngarkohet me një barrë të papërb a l - lueshme respekti, r a s t ë - sisht vihet në krye të Jurive për çmime të ndryshme EUROPA, etj, etj”.

Tufa shënon se të lexojmë me zë të lartë lirikat e mrekullues­hme të poetëve të vrarë, pikërisht në të njëjtën ditë, në të njëjtën orë, në të njëjtin vend me vrasësen e tyre?! “Ta shohim se kush mblidhet më shumë dhe kush do të tërhiqet… Kjo mbetet në NDERIN tonë” shkruan drejtuesi i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania