Gazeta Shqiptare

“Mange Tak”, miku ynë i mirë

-

dhe lidhi jetën pas humbjes së bashkëshor­tes me mësuesen e anglishtes nga Kruja, Myzejen Nova, e cila në udhëtimin e saj të parë jashtë vendit në Danimarkë ishte vendosur për një trajnim pikërisht në Rønde, pranë Arhusit, qytetit të dytë më të madh në Danimarkë.

Shkolla e mirënjohur në Rønde ku Myzejeni më vonë filloi të punonte si mësuese është unikale në llojin e vet; aty shkojnë për disa muaj të rinj dhe të reja që kanë mbaruar shkollën e mesme, si nga Danimarka ashtu edhe nga vende të tjera, ku mësojnë profesione dhe zanate të ndryshme praktike për jetën, informatik­ë, rrobaqepës­i, arte, komunikim, pikturë, kulinari e të tjera. Avantazhi i madh i kësaj shkolle qëndron te socializim­i, dmth., vendosja e lidhjeve dhe kontakteve të shumta me bashkëmosh­atarë nga vende të ndryshme të Evropës dhe me vendës, duke lidhur kësisoj një miqësi, që siç kanë treguar 25 vitet e fundit, u ka rezistuar më së miri kohës dhe sprovave.

Me nismën dhe garancitë praktike të Ejvindit ( kjo shkollë ka kritere të rrepta pranimi në çdo drejtim) dhe mbështetje­n e drejtorisë së saj, nga viti 1997 e në vijim, aty kanë shkuar çdo vit fillimisht nga dy e më vonë më shumë të reja dhe të rinj nga vendi ynë; fillimisht nga Kruja dhe FushëKruja, por më vonë edhe nga Tirana, Durrësi, Shkodra dhe rajone të tjera. Shumica janë kthyer në atdhe, të tjerë kanë vijuar studimet dhe punën në Danimarkë dhe vende të tjera. Disa prej tyre janë martuar me danezë dhe tashmë punojnë si ekspertë apo këshilltar­ë në komunë, shkolla, spitale, qendra industrial­e e tregtare, etj.

Kësisoj, për rreth 100 shqiptarë dhe familjet e tyre, Rønde e vogël është kthyer në një familje të madhe dhe në një stacion madhor ndërmjetës për destinacio­net e tyre të ardhshme. Sot aty dhe në atë rajon jeton një komunitet tejet cilësor shqiptaro- danez, i cili veç të tjerash jep dhe një imazh të pëlqyeshëm për vendin tonë. Dhe kjo në një vend si Danimarka, që renditet në top- listën e demokracis­ë dhe antikorrup­sion. Kur je atje ose në qytete të tjera pranë Røndes, në biseda të ndryshme me vendësit, mund të dëgjosh shpesh të përmenden me simpati shumë emra të rinjsh dhe të rejash bashkatdhe­tarë.

Ndaj, për Ejvindin flasin me pathos dhe simpati të gjithë nxënësit e mëparshëm dhe të tanishëm bashkë me mësuesit dhe drejtuesit e kësaj shkolle. Bashkë me Cristianin dhe Kirstenin, dy fëmijët e tij që shkëlqejnë si në profesione, ashtu edhe në cilësitë njerëzore, Ejvindi i nxiste vazhdimish­t miqtë dhe të njohurit e shumtë që të shkonin në Shqipëri, duke i shoqëruar dhe vetë ata gjatë vizitave në vendin tonë, të cilin ai e njihte me pëllëmbë dhe jo vetëm si turist, por edhe për të ndihmuar në forma nga më të ndryshmet. Kujtdo që i bie rasti të shkojë nëpër shtëpitë e këtyre danezëve që nuk janë të paktë, do të shohë edhe shumë fotografi të tyre të bukura nga vendi ynë.

Vjet në maj, në përvjetori­n e 70 të lindjes së Ejvindit dhe të 65 të Myzejenit, në sallën festive të shkollës ishin ftuar 135 miq e shokë, shqiptarë dhe danezë. Është e vështirë të përshkruhe­t gëzimi dhe hareja e asaj feste të përbashkët shqiptaro- daneze dhe respektit që mikpritësi­t tregonin për shumicën dërmuese të shqiptarëv­e që kishin kaluar nga ajo shkollë; mësuesja e muzikës dhe këngëtare profesioni­ste i emocionoi të pranishmit me një këngë që i dedikoi çiftit tone shqiptaro- danez.

Nga përvoja e gjatë me të huajt në mbi 4 dekada brenda dhe jashtë vendit, kam njohur shumë miq dhe dashamirës të vendit tonë, në kohë “me diell dhe me shi”. Por, siç pohojnë të gjithë ata që e kanë njohur, Ejvindi “hante bukë veç”. Kishte pak fjalë dhe premtime, por shumë punë dhe i kudondodhu­r sa herë që dikush kishte nevojë për ndihmë dhe mbështetje të çdo lloji. Prandaj bashkatdhe­tarët, pa përjashtim dhe ndonjë që ai e këshillont­e indirekt me taktin e njohur danez e deshën aq shumë. Banesa e tij e vogël dhe modeste çdo fundjavë mbushej dhe vlonte nga humori dhe bisedat miqësore me ta, duke përfshirë dhe gatimin “shqip”. Si skandinav model, Ejvindi dallohej nga qetësia “olimpike”, grindja apo qejfmbetja ishin të panjohura për të. Ishte modest tipik; vihej në siklet, ndaj dhe nuk i pëlqente të flitej apo dhe të shkruhej për punën dhe shërbimet e tij, edhe pse i kishte bërë me mish dhe me shpirt, duke dhënë gjithçka e pa kërkuar asgjë në shkëmbim.

Megjithëse luftoi për shumë për vite e pa u ankuar, por përherë aktiv nuk arriti ta mposhte sëmundjen e rëndë. Humbja e tij ka prekur e trishtuar të gjithë miqtë dhe dashamirës­it e shumtë shqiptarë kudo ku ndodhen. Shumë prej tyre po shkojnë për t’i dhënë lamtumirën e fundit këtij miku të vërtetë. Së bashku me miqtë e tij shqiptarë, që e kanë njohur dhe dashur me zemër, në Shqipëri, në Rønde dhe gjetkë, me ngushëllim­e dhe mirënjohje­n më të thellë e falënderoj­më shumë: “Mange Tak”, miku ynë i paharruar, Ejvind!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania