Gazeta Shqiptare

SMS e Petrit Vasilit: Mjaft më me "Ilir Meta kryeminist­ër"

Zv. kryetari i LSI- së jep direktivat pas deklaratav­e të ministrave

-

Ministrat

dhe de putetët e LSI- së kanë marrë një mesazh nga zv. kryetari i partisë, sot në postin e ministrit të Drejtësisë, Petrit Vasili, ku i lajmëron që duhet të bëjnë kujdes me deklaratat politike në publik. Në mesazhin e shpërndarë dje, Vasili shkruan se ata duhet të bëjnë kujdes me deklarata të tipit "Meta president" apo "Meta kryeminist­ër", raporton "Balkanweb". Ky urdhër i ri që ka dhënë dje numri dy i LSI- së, vjen 24 orë pasi dy ministra të kësaj partie, Klajda Gjosha dhe Edmond Panariti e shprehën hapur në publik dëshirën e tyre që Ilir Meta të jetë kryeminist­ër i vendit. Vlen të theksohet gjithashtu, se me anë të kësaj direktive, LSI- ja duket se po kërkon të zbusë disi tonet brenda koalicioni­t qeverisës me PS- në dhe kryeminist­rin Rama, që thirrjet "Meta kryeminist­ër" i kanë vlerësuar si provokim në prag të zgjedhjeve nga ana e aleatit të tyre kryesor. Në këtë mesazh shkruhet: "I/ E nderuar. Kryetari do të jetë jashtë vendit për disa ditë. Nuk duhet të ketë shpërqendr­im nga ju lidhur me mesazhin politik me deklarime ' Meta president', ' Meta kryeminist­ër' etj. Mesazhet tuaja duhet të përqendroh­en në: 1. Dialog për reformën zgjedhore për të mundësuar zgjedhje me standard dhe të pakontestu­ara si dhe zbatim me këmbëngulj­e të reformës në drejtësi. 2. ' Një shans për të gjithë', secilit sipas fushës së profesioni­t të tyre. Përshëndet­je, Petrit Vasili", mbyllet mesazhi i ministrit të LSIsë. Dy ditë më parë, dy minis- tra, Klajda Gjosha dhe Edmond Panariti kërkuan që Ilir Meta të zgjidhet kryeminist­ër i vendit. Ata e cilësuan normale që një parti të dojë që kryetari i saj të jetë kryeminist­wr i vendit. "Nuk është sekret që ne duam që Meta të jetë kryeminist­ër. Ai është njeri që i ka dhënë shumë dialog dhe konstrukti­vitet politikës shqiptare", - tha ministrja e LSI- së, nga Pogradeci.

 ??  ?? Presidenti­t të Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker
Presidenti­t të Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker
 ??  ?? SMS e Petrit Vasilit për ministrat dhe deputetët e LSI
SMS e Petrit Vasilit për ministrat dhe deputetët e LSI
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania