Gazeta Shqiptare

Erion Veliaj: Hapim mbi 1000 vende të reja pune te Pazari

Kryeminist­ri: Gjyqtarë e prokurorë të korruptuar do mbeten të papunë "Ne besojmë te një çadër e punës. Ka ardhur koha ta çojmë Tiranën më lart"

-

Dita e Verës në Tiranë kulmoi me hapjen e Pazarit të Ri, një zonë me shumë vlera e kryeqyteti­t, por e lënë në harresë prej vitesh, ku balta dhe era e qelbur s'të shqitej. Kryeminist­ri Edi Rama iu bashkua dje qytetarëve me rastin e Ditës së Verës në Tiranë dhe në Elbasan dhe së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inauguruan Pazarin e Ri, tërësisht të tjetërsuar. "Komplet për rastësi, edhe sfondi klasik, edhe ndoshta foto ose peizazhi më i fotografua­r i pazarit i ngjan një çadre. Kjo është gjithashtu një çadër, por është një çadër e punës. Nga sot fillojnë punë 1007 veta në 308 biznese të Pazarit të Ri. Ne besojmë te një çadër e punës. Ndaj miqtë e mi, kemi humbur shumë kohë me tollovi, shumë kohë me sherre, shumë kohë me fjalë. Ka ardhur koha të përveshim mëngët, ta çojmë Tiranën më lart, ta çojmë Shqipërinë më lart, me njerëzit e punës dhe me njerëzit e bashkimit", tha kryebashki­aku Veliaj në fjalën e hapjes.

PAZARI I RI

Falë investimit të Bashkisë së Tiranës me mbështetje­n e qeverisë dhe të Fondacioni­t Shqiptaro- Amerikan të Zhvillimit ( AADF), e gjithë kjo zonë është transformu­ar në një hapësirë që do të funksionoj­ë 24 orë, ku paradite fokusi më i madh do të jetë te tregtia dhe pazari, kurse pasdite te kulinaria, restorante­t rreth e rrotull dhe aktivitete të tjera kulturore, festa e panaire. Në ceremoninë e hapjes, kreu i qeverisë, Edi Rama u shpreh: "Parafytyro­ni si do të ishte sot këtu sikur në vitin 2015 Bashkia e Tiranës të mos ishte kthyer nga një konvikt me dhomë të madhe gjumi, ku gërhiste kryetari i bashkisë, në një shtëpi të përbashkët të komuniteti­t ku mendohet ditë- natë për njerëzit". Duke shtuar kryeminist­ri tha se ky projekt është udhëhequr me frymëzim, me vendosmëri, mbi të gjitha me një vullnet të jashtëzako­nshëm prej kryetarit të bashkisë. "Unë e di shumë mirë çfarë do të thotë të prishësh gjëra të vjetra për të ndërtuar gjëra të reja dhe sa e vështirë është në fillim për njerëzit që të bëhen pjesë e një projekti, që në fund të ditës është për ta. Ky është ndryshimi i madh mes nesh dhe atyre që qëndrojnë atje në mes të bulevardit dhe vazhdojnë marrin rroga nga paratë tuaja, nga paratë e taksave tuaja. Ndërkohë, këta njerëz që fillojnë punën këtu sot do të marrin rroga nga puna e tyre dhe do të paguajnë taksa për të vazhduar në pjesë të tjera të Tiranës, për të vazhduar më tutje me projektet tona", tha ai.

Duke uruar të gjithë qytetarët për Ditën e Verës, kryetari i bashkisë, Erion Veliaj e cilësoi transformi­min e Pazarit të Ri një punë fantastike, që është bërë e mundur falë vendosmëri­së për punë dhe për të qenë të bashkuar në çdo vendimmarr­je. "Pazari i Ri është një nga ato projekte madhore, që nuk do të kishin qenë të mundura pa Edi Ramën kryeminist­ër. Është një fat i madh për Bashkinë e Tiranës, por edhe një fat i madh për qytetarët e Tiranës që sot kemi një kryeminist­ër që e do kaq shumë këtë qytet dhe e mbështet atë aq shumë", tha Erion Veliaj. Kreu i bashkisë u shpreh se falë kësaj ndërhyrjej­e, e gjithë vlera e kësaj zone është rritur me 40 deri në 50%. Kryebashki­aku shtoi se ky projekt sjell për herë të parë në Tiranë një kulturë të re të të bërit biznes dhe të bashkëpuni­mit mes bizneseve. "Kjo zonë do të ketë administri­min e saj, ku paratë që do të mblidhen nga tarifat dhe reklamat do të riinvestoh­en për mirëmbajtj­e dhe zhvillim", tha Veliaj, duke shtuar se çelësi i këtij suksesi është puna, por edhe mbështetja e pakursyer që Bashkia e Tiranës ka pasur nga miq të mirë e mbi të gjitha nga kryeminist­ri. "Të gjitha këto punë, të gjitha këto projekte që po transformo­jnë Në inaugurimi­n e Pazarit të Ri, pranë kryeminist­rit Edi Rama e kryebashki­akut Erjon Veliaj është parë edhe ministri i sapolargua­r, Saimir Tahiri. Duke buzëqeshur dhe duke përshëndet­ur qytetarët, Tahiri ka qëndruar gjatë gjithë ceremonisë së inaugurimi­t të Pazarit të Ri.

sot jetën e qytetarëve të Tiranës janë në fakt një ftesë për ta mbështetur këtë bashkëpuni­m edhe në 18 qershor, duke votuar për Edi Ramën", tha Veliaj.

ELBASANI

Kryeminist­ri Rama më pas shkoi në Elbasan, ku u takua me shumë qytetarë. Duke iu uruar festën, Rama u shpreh në Elbasan: "Kënaqësi e veçantë, nga Tirana e Pazarit të Ri të rilin-

dur, në Elbasan ku po përfundon parku i ri i portokajve të qytetit, në një ditë feste, që traditën e saj e ka këtu në këtë qytet, banorëve të të cilit, por edhe të gjithë shqiptarëv­e kudo ku janë u uroj gëzuar dhe sa më shumë mbarësi! Ju siguroj që ashtu siç po punojmë shumë fort për të transformu­ar rrënjësish­t qytetet tona, ashtu siç po punojmë shumë fort për të bërë shtet

dhe për të hequr nga rruga e të ardhmes gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar, ashtu do vazhdojmë të punojmë shumë fort për të rritur më tutje ekonominë dhe për të krijuar më shumë mundësi për punësim për të gjithë. Të vetmit të papunë në Shqipëri duhet të jenë ata që e mbajnë Shqipërinë peng, gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar", theksoi Rama.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë inaugurimi­t të Pazarit të Ri
Kryeminist­ri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë inaugurimi­t të Pazarit të Ri
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania