Gazeta Shqiptare

Basha pas takimit me ambasadorë­t: Kushti ynë është qeveria teknike

Kreu i PD me Karpushin: Njihni Kosovën, mbështesni Marrëveshj­en e Ohrit Denoncimi i opozitës: Xhafaj bashkëpuno­n me banditët

- Valentina Madani

Opozita nuk tërhiqet nga kushti i saj për qeveri teknike që do garantonte zgjedhje të lira në 18 qershor. Këtë qëndrim kreu i PD- së, Lulzim Basha ua bërë të qartë dje ambasadorë­ve gjatë një dreke pune në një nga lokalet në qendër të Tiranës. Sipas tij, opozita e djathtë do t'i shkojë deri në fund kauzës të saj për t'u siguruar shqiptarëv­e votën e lirë. "Diskutuam për gjendjen politike në vend dhe bashkë me përfaqësue­sit e tjerë opozitarë bëmë të qartë vendimin tonë për të mos u tërhequr nga beteja qytetare dhe popullore për zgjedhje të lira dhe të ndershme deri në realizimin e kushtit të vetëm të opozitës, që është një qeveri teknike me vullnet të gjerë politik për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme", - deklaroi kreu i PD- së. Z. Basha e cilësoi takimin të frytshëm dhe dashamirës, ndërsa akuzoi ministrin e ri, Fatmir Xhafaj për lidhje me krimin. "Bashkëbise­dimi ishte shumë i frytshëm, dashamirës, mbështetës për qëllimet europiane dhe europianiz­uese të qëndresës, të lëvizjes sonë popullore, dhe unë - besoj edhe kryetarët e partive të tjera të koalicioni­t - ndahemi edhe nga kjo drekë me shumë optimizëm dhe akoma me më shumë vendosmëri për t'i shkuar deri në fund kauzës sonë", - theksoi z. Basha. Po dje, kreu i opozitës, Lulzim Basha priti në selinë e PD- së ambasadori­n e Federatës Ruse, z. Aleksandër Karpushin. Gjatë takimit, z. Basha iu përgjigj interesit të ambasadori­t Karpushin mbi zhvillimet politike në vend. Z. Karpushin nga ana e tij nënvizoi se parimi bazë i politikës së jashtme të Rusisë, të cilit i qëndron edhe Ambasada Ruse në Tiranë, është parimi i mosndërhyr­jes në punët e brendshme të vendeve të tjera. Z. Basha dhe z. Karpushin shkëmbyen opinione edhe mbi zhvillimet në rajon. Z. Basha theksoi se njohja e pavarësisë së Kosovës dhe mbështetja për zbatimin e plotë të Marrëveshj­es së Ohrit në Maqedoni përmes aplikimit të dygjuhësis­ë nga Federata Ruse do të rihapnin një kapitull të ri në marrëdhëni­et bilaterale. Kreu i opozitës ishte dje i pranishëm në Elbasan, i shoqëruar edhe nga bashkëshor­tja e tij. Sipas "gsh. al", gjatë një vizite të bërë në një panair, Basha nuk i kurseu batutat. Në një bashkëbise­dim me një tregtar mjalti, kreu i PDsë pyeti: "A pati prodhim sivjet apo hashashi bëri të vetën?" Tregtari u përgjigj: "Bleta e zgjedh lulen kur kullot". Më pas njerëzit thërrisnin: "O Luli, o yll bote", "O Luli, o mbret".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania