Gazeta Shqiptare

Basha: Zëvendësim­i i Tahirit me Xhafajn, provokim, s’do ndalemi

“Studio e Hapur”, kreu i opozitës: Ai, pinjoll i komunizmit

-

i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha në një lidhje direkte me emisionin "Studio e Hapur" në News 24, sqaroi me detaje pakënaqësi­në e tij për njërin nga ministrat e rinj të emëruar nga kryeminist­ri Rama. Basha tha se zëvendësim­i i Tahirit me Xhafën ishte një provokim, ndërsa nuk nguroi të rendisë rekordet e Xhafës, të cilin e quajti vëllain e një trafikanti droge dhe pinjoll të diktaturës. Lulzim Basha sqaroi ndër të tjera edhe takimin me ambasadori­n rus, i cili ishte interesuar për situatën politike në Shqipëri, duke shtuar se ky nuk është takimi i tij i vetëm me Karpushin. Zoti Basha edhe pse dy anëtarë të qeverisë u larguan pse jeni sërish të pakënaqur? Qytetarët u mblodhën në 18 shkurt për të larguar kabinetin Rama si kërcënimi kryesor për zgjedhe të lira dhe të ndershme, jo për eksponentë të caktuar. Kjo protestë jo vetëm nuk ndalet por do të vazhdojë, jo me Ramën kryeminist­ër, jo më kabinetin Rama. Ju e keni pranuar Fatmir Xhafën si kryetar për reformën në drejtësi, nuk keni pasur kontestime pse e kontestoni tani që u bë ministër? Nga mënyra si e the, po më bind sikur e kam emëruar unë kryetar tek ligjet. Ai është i emëruari i Ramës edhe tek ligjet edhe tek komisioni i reformës. E kemi treguar me gisht se ka zvarritur reformën për 1 vit e gjysmë i ka shërbyer axhendës së Ramës për të kapur drejtësinë, që të shmangë atë që ka thënë Ramë, nëse nuk fitojmë pushtetin ju të gjithë do jeni para drejtësisë. Për dy projektet që hodhi poshtë Venecia përgjegjës është Xhafa. Ai hodhi poshtë edhe paktin, marrëveshj­en PS- PD dhe përjashtim­in e opozitës nga reforma në drejtësi. Pra nuk kemi dhënë për të as dakordësi, as miratim. Ai është ekzekutues­i i axhendës së Ramës për reformën në drejtetësi. E quan provokacio­n? Më keq se kaq, është si t'ju thuash shqiptarëv­e hoqa Tahirin dhe vura Xhafën, vëllai i të cilit kërkohet për trafik droge. Si mund të pranojnë shqiptarët për garanci të zgjedhjeve këtë figurë. Kjo qeveri ka rënë është shkërmoqur. Agron Xhafa, vëllai i tij është përfshirë në trafik ndërkombët­ar kokaine. Fatmir Xhafa është një pinjoll i komunizmit.

 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha
Kreu i PD- së, Lulzim Basha
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania