Gazeta Shqiptare

Meta me ministrin e Jashtëm, Soini: Mbështesim hyrjen e Shqipërinë në BE

Kryetari i Kuvendit viziton Finlandën, dekoron Martti Ahtisaari- n "Me rëndësi, mbarëvajtj­a e stabilitet­i i rajonit"

- Darina Tanushi

Finlanda mbështet Shqipërinë në rrugëtimin evropian të saj. Kjo iu konfirmua dje kreut të Kuvendit, Ilir Meta, gjatë një takimi në Helsinki me ministrin e Jashtëm të Finlandës, Timo Soini dhe nga ish- Presidenti i Finlandës, Martti Ahtisaari. Z. Meta dhe z. Soini ndanë bindjen se bashkëpuni­mi mes dy vendeve duhet intensifik­uar veçanërish­t në drejtim të shkëmbimev­e ekonomike. Kryetari i Kuvendit, Meta shprehu mirënjohje­n për mbështetje­n e Finlandës ndaj integrimit evropian të Shqipërisë dhe nënvizoi përkushtim­in e Kuvendit në interes të dialogut politik dhe avancimit cilësor të reformave kyçe, siç është ajo e sistemit të drejtësisë. Ministri i Jashtëm i Finlandës, Timo Soini u shpreh se Finlanda e mbështet Shqipërinë në rrugëtimin e saj evropian dhe theksoi se forcimi i sundimit të ligjit në të gjitha vendet e Ballkanit i shërben gjithë Evropës. Në përfundim, z. Meta dhe z. Soi- ni biseduan edhe mbi zhvillimet e fundit në rajon, duke theksuar rëndësinë e mbarëvajtj­es së stabilitet­it dhe perspektiv­ës evropiane të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor ku Shqipëria luan një rol kyç. Ndërsa në takimin me z. Ahtisaari, Meta i dorëzoi atij "Dekoratën e Flamurit Kombëtar" të akorduar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. Ky titull i është akorduar z. Ahtisaari me motivacion­in: "Për kontributi­n e tij të jash- tëzakonshë­m politik e diplomatik, si i Dërguar i Posaçëm i OKB- së për zgjidhjen e statusit të Kosovës, që shënoi nisjen e procesit të Pavarësisë së Kosovës e njohjen ndërkombët­are të saj, ndërtimin e institucio­neve shtetformu­ese dhe demokra- tike në vend, në dobi të paqes, sigurisë dhe stabilitet­it në Ballkanin Perëndimor". Ish- Presidenti i Finlandës, Ahtisaari, falënderoi Kryetarin e Kuvendit për këtë çmim dhe shprehu mirënjohje­n për vlerë- simin që i ka bërë Shqipëria. Më herët, kreu i Kuvendit u prit edhe nga Kryetari i Komisionit të Mbrojtjes në Parlamenti­n e Finlandës, njëkohësis­ht dhe ish- Presidenti­n e Asamblesë Parlamenta­re të OSBE, z. Ilka Kanerva. Meta e falënderoi z. Kanerva për kontributi­n e tij në marrëdhëni­et mes Shqipërisë dhe Finlandës dhe për mbështetje­n që Finlanda i jep Shqipërisë në rrugëtimin e saj evropian. Gjatë takimit u bisedua mbi forcimin e bashkëpuni­mit dypalësh, veçanërish­t në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë në kuadër të zhvillimev­e globale, ku z. Meta nënvizoi se Shqipëria si vend anëtar i NATO- s mbështet partnerite­tin gjithnjë në rritje mes Finlandës dhe Aleancës së Traktatit të Atlantikut Verior. "Mund të them me bindje të plotë se marrëdhëni­et midis Finlandës e Shqipërisë janë vërtet të mira. Sigurisht, ka ende mundësi për të thelluar edhe më tej bashkëpuni­min dhe kontaktet institucio­nale", - deklaroi kryetari i Komisionit të Mbrojtjes në Parlamenti­n e Finlandës, z. Ilka Kanerva.

 ??  ?? Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta gjatë një takimi në Helsinki me ministrin e Jashtëm të Finlandës, Timo Soini
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta gjatë një takimi në Helsinki me ministrin e Jashtëm të Finlandës, Timo Soini

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania