Gazeta Shqiptare

Mimi Kodheli: Të zhvishemi nga pasioni politik i të qenit armiq

-

Ministrja

e Mbrojtjes, Mimi Kodheli flet për katër vitet në krye të këtij institucio­ni, situatën politike në vend, tensionet në rajon, replikën me homologun grek dhe planet politike. Në një prononcim për revistën "Mapo", Kodheli beson në një botë më të mirë pa armë, e megjithatë është ministrja e parë e Mbrojtjes në Shqipëri dhe një ndër emrat politikish­t më të lakuar për të qenë presidentj­a e parë grua dhe Komandantj­a e Përgjithsh­me e Forcave të Armatosura. "Nëse do të flisnim për një qëndrim moral, atëherë bota do të ishte shumë më e mirë dhe thuajse perfekte pa armë. Dhe i qëndroj kësaj ideje. Për ironi të fatit, një njeri që është kundër armëve vjen dhe bëhet ministër Mbrojtjeje, e i duhet të merret pothuajse çdo ditë me armët. Gjithsesi, arma nuk ka qenë diçka e huaj për mua. Unë i takoj atij brezi që kam bërë zbor", - thotë Kodheli. Ajo mbron fort pozicionet e Partisë Socialiste në krizën e fundit, e ngulmon në kërkesën për më pak "luftë". "Po nuk u zhveshëm, çdo ditë e më tepër, nga pasioni politik i të qenit armiq me njëri- tjetrin ditën e zgjedhjeve, historia e zgjedhjeve do të vazhdojë të jetë një histori e trishtë. Dita e zgjedhjeve duhet të jetë një festë mbarëkombë­tare, ku fiton ai që është më i mirë dhe ai që është më i besueshëm", - tha Kodheli.

"Nëse do të flisnim për një qëndrim moral, atëherë bota do të ishte shumë më e mirë dhe thuajse perfekte pa armë. Dhe i qëndroj kësaj ideje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania