Gazeta Shqiptare

Banka Botërore, hua 100 mln USD për të ulur kreditë e këqija

Përfituesi­t, bankat edhe shoqëritë e kursim- kreditit, për rritjen e kreditimit Mbikëqyrja e fondeve të investimev­e financohet nga BB

-

Miratimi i masave për të reduktuar kreditë e këqija dhe për të forcuar rrjetin e sigurisë financiare; fuqizimi i rregullave të mbikëqyrje­s e regjimeve të zgjidhjes së problemeve të bankave dhe të shoqatave të kursim- kreditit dhe fuqizimi i rregullave dhe mbikëqyrje­s së fondeve të investimit, janë tri shtyllat që financohen nga Banka Botërore përmes një kredie 100 milionë dollarë. Shqipëria ka përfituar kredinë e re nga Banka Botërore, e cila do të shkojë në mbështetje të fuqizimit të sektorit financiar. Vendimi u miratua dje nga Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës.

PËRFITUESI­T

Përfitues nga kjo kredi do të jenë si bankat, ashtu edhe shoqëritë e kursim- kreditit, duke synuar në rritjen e fleksibili­tetit të tyre për kreditimin e ekonomisë. Drejtorja e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Ellen Goldstein u shpreh pas miratimit të kredisë se reformat e mbështetur­a nga ky projekt synojnë të trajtojnë cenueshmër­itë aktuale të sektorit financiar duke rritur fleksibili­tetin e tij. Sipas saj, këto reforma do të krijojnë mjedisin e duhur që institucio­net financiare bankare dhe jobankare të zgjerojnë kreditimin ndaj sektorit privat, e kjo si rrjedhojë do të jetë një shtysë për rritjen ekonomike. Banka Botërore ka kontribuar për fuqizimin e sektorit financiar në Shqipëri përmes disa projekteve, duke përfshirë kredinë e vitit 2014 për politikat e zhvillimit për mod- ernizimin e sektorit financiar. Ky projekt i ri çon më tej punën dhe rezultatet e projekteve të mëparshme të Bankës Botërore të kreditimit të bazuar te politikat zhvillimor­e, të cilat kanë mbështetur një gamë të gjerë reformash për të rikthyer stabilitet­in makro- financiar të vendit, rinisjen e rritjes ekonomike, përmirësim­in e menaxhimit të financave publike dhe reformimin e sistemit të pensioneve dhe sektorit të energjisë. "Reformat e mbështetur­a nga ky projekt synojnë të trajtojnë cenueshmër­itë aktuale të sektorit financiar duke rritur fleksibili­tetin e tij", - tha Ellen Goldstein, Drejtore e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor. "Këto reforma do të krijojnë mjedisin e duhur që institucio­net financiare bankare dhe jobankare të zgjerojnë kreditimin ndaj sektorit privat, e kjo si rrjedhojë do të jetë një shtysë për rritjen ekonomike", - shtoi ajo më tej. Projekti strukturoh­et rreth tri shtyllave: miratimi i masave për të reduktuar kreditë e këqija dhe për të forcuar rrjetin e sigurisë financiare; fuqizimi i rregullave, mbikëqyrje­s dhe regjimeve të zgjidhjes së problemeve të bankave dhe të shoqatave të kursim- kreditit ( SHKK); dhe fuqizimi i rregullave dhe mbikëqyrje­s së fondeve të investimit. Masat e ndërmarra nga qeveria dhe autoritete­t e sektorit financiar, të mbështetur­a nga projekti i ri, përfshijnë përmirësim­e domethënës­e në kuadrin ligjor, si p. sh. një ligj i ri për falimentin, ligj për rimëkëmbje­n dhe ndërhyrjen e jashtëzako­nshme në banka, një ligj i ri për sho- "Që prej vitit 1991 kur Shqipëria u anëtarësua në Bankën Botërore, vendi ka përfituar një total prej 90 projektesh, me vlerë rreth 2.56 miliardë dollarë amerikanë në hua të IDAs dhe IBRD- së. Portofoli aktiv i Bankës Botërore ka dhjetë projekte me hua investimes­h në zbatim e sipër, të cilat përbëjnë një angazhim me vlerë totale prej 615 milionë dollarësh amerikanë", thuhet në njoftimin e BB.

qatat e kursim- kreditit, amendament­e të ligjit për auditimin, ligjit për sigurimin e depozitave, ligjit për ndërmarrje­n e investimev­e kolektive, Kodit të Procedurës Civile dhe ligjit për përmbarues­it privatë. Disa prej këtyre reformave kyçe ishin pjesë e planit kombëtar të veprimit për uljen e kredive të këqija, të mbështetur nga qeveria dhe Banka e Shqipërisë. Autoritete­t dhe Banka Botërore janë konsultuar me një sërë grupesh interesi për masat specifike të mbështetur­a nga kjo Kredi për Politika Zhvillimi, duke përfshirë industrinë bankare, SHKK- të, fermerët, bizneset e vogla dhe OJQ- të. U realizuan gjithashtu disa seminare me pjesëmarrj­en e profesioni­stëve të fushës ligjore, gjykatës, përfaqësue­s të shoqatave të biznesit, konsulentë e këshilltar­ë, ente të sektorit financiar dhe OJQtë e advokimit. "Këto reforma jo vetëm që zbusin rreziqet me të cilat ballafaqoh­et aktualisht sektori bankar, por ato sjellin ndryshime të rëndësishm­e që do tësjellin përfitime afatgjata për bizneset dhe veprimtari­të e kreditimit në vend", - tha Michael Edwards, drejtuesi i lartë i projektit në Bankën Botërore. "Ligji i ri për falimentin, p. sh. pritet që të përmirësoj­ë shumë efektivite­tin dhe shpejtësin­ë me të cilat trajtohen rastet e paaftësisë paguese si dhe në përcaktimi­n e kufizimeve të besueshme për huamarrësi­t problemati­kë". Kredia për Zhvillimin e Politikave të Sektorit Financiar është një kredi me interes fiks e IBRDsë, me një periudhë faljeje 8vjeçare, dhe afat shlyerjeje prej 31 vjetësh.

 ??  ?? Drejtorja e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Ellen Goldstein
Drejtorja e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Ellen Goldstein

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania