Gazeta Shqiptare

Ekonomi: 1.470 kompani, 7.000 të punësuar

Sektori i mobilieris­ë në Shqipëri

-

1.470 kompani punojnë në fushën e prodhimit të drurit në Shqipëri, të cilat kanë të punësuar sot rreth 7.000 vetë". Kështu deklaroi ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrj­es, znj. Milva Ekonomi, teksa zhvilloi një vizitë në Panairin Ndërkombët­ar të Mobileve "Shqipëria 2017", i cili hapi dyert në Pallatin e Kongreseve më 11 mars dhe mbyllet sot më 14 mars. Në këtë panair, të organizuar nga "Albexpo Group" në bashkëpuni­m me Shoqatën e Mobilierëv­e Prodhues të Shqipërisë ( AWPA) të Kosovës dhe shoqatave simotra të rajonit, ekspozojnë produktet dhe teknologji­të e tyre në sektorin e mobilieris­ë dhe prodhimit të drurit kompani vendase dhe të huaja. Ministrja Ekonomi u takua me gjithë prodhuesit në panair, dëgjoi për arritjet e tyre dhe i inkurajoi për të vazhduar më tej iniciativa­t e tyre për të përqafuar teknologji­në dhe për të vazhduar traditën shqiptare në përpunimin e drurit si dhe për të zgjeruar eksportet. "Ky është një nga panairet më serioze të sipërmarrj­es prodhuese në vendin tonë. Të dhënat e kësaj industrie tregojnë se janë rreth 1.470 sipërmarrj­e prodhuese që punojnë në fushën e prodhimit të drurit. Është një biznes shumë serioz, i cili ka përcjellë punën dhe trashëgimi­në nga administra­tori i parë tek i dyti, duke transferua­r informacio­nin dhe teknologji­në", - tha ministrja Ekonomi. Ajo gjithashtu u shpreh shumë e kënaqur që shumica e këtyre prodhuesve eksportojn­ë tashmë në vende të ndryshme të botës. "Në tri vitet e fundit, eksporti mesatar vjetor i produkteve me bazë druri ka arritur në 12 milionë euro në vit", - tha ministrja Ekonomi, e cila shtoi se aktualisht në këtë sektor punojnë rreth 7.000 punonjës, por sektori ka shumë kapacitete për të thithur më shumë punonjës. Ajo shprehu bindjen se, pavarësish­t vështirësi­ve, prodhuesit e kësaj industrie ia kanë dalë që falë iniciativa­ve dhe punës së tyre të rrisin prodhimin dhe tregtinë me vendet e rajonit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania