Gazeta Shqiptare

"Bien të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar"

Treguesit fiskalë të janarit

-

ardhurat në buxhet nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, një tregues direkt i qarkullimi­t të mallrave në ekonomi dhe tendencës së konsumit, kanë shënuar rënie në janar të këtij viti. Sipas statistika­ve fiskale të janarit, të publikuara nga Ministria e Financave, TVSH solli në buxhet 10.1 miliardë lekë, me një rënie prej 135 milionë lekësh, ose 0.5% më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë. Rënia ka ardhur tërësisht nga TVSH që mblidhet në tregun e brendshëm, të ardhurat nga e cila ishin 264 milionë lekë, ose 4.4% më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë, duke zbritur në 5.77 miliardë lekë. Në të kundërt, TVSH në dogana ( nga mallrat e importit) u rrit me gati 8%. Në total, të ardhu- rat tatimore në janar ishin 30.9 miliardë lekë, me një rritje prej 3.8% në raport me muajin e parë të vitit të kaluar. Zëri që ka "shpëtuar" Tatimet e Doganat është ai i taksave nacionale dhe të tjera, që është zgjeruar me 28%, apo 858 milionë lekë ( si rrjedhojë e rritjes së çmimeve të karburante­ve e të tjera në tregjet ndërkombët­are), duke neutralizu­ar rënien e të ardhurave nga TVSH, dhe sidomos nga tatimi mbi të ardhurat personale ( këto të fundit ranë me 160 milionë lekë, apo gati 5%). Edhe tatim- fitimi, që vitin e kaluar kishte një rritje të ndjeshme dyshifrore, në janar kishte një zgjerim minimal prej 4%. Të ardhurat në total në buxhet për janarin u rritën minimalish­t me vetëm 0.2%, si rrjedhojë e performanc­ës së dobët të të ardhurave jotati- more, teksa institucio­net buxhetore derdhën gati 700 milionë lekë në buxhet. Të ardhurat nga fondet speciale ( kryesisht sigurime shoqërore e shëndetëso­re) u rritën edhe ato minimalish­t me 2.8%. Në raport me planin, të ardhurat në total ishin 1.7 miliardë lekë më shumë, megjithatë plani i janarit 2017 ishte më i ulët sesa fakti i 2016- ës. Pavarësish­t se shpenzimet u rritën me ritme më të larta se të ardhurat, financat sërish rezultuan me një suficit buxhetor prej 7.8 miliardë lekësh, ndonëse ai ishte 1.1 miliardë lekë më i ulët se janari 2016.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania