Gazeta Shqiptare

"Djali humbi jetën në aksident, e gjeta në morg pas dy muajsh"

Kryefamilj­ari: Në vitin 2006 vrava bashkëshor­ten Ruzhdi Osmani: Të tregojë kush e vrau, se do ta fal

-

Një histori e paza kontë u dha dje në studion e emisionit "Me zemër të hapur" në ' News24'. Ruzhdi Osmani, baba i 5 fëmijëve, tregoi vdekjen tragjike të djalit, Ermirit, ndërsa kërkoi t'u japë zgjidhje disa pikëpyetje­ve. Pas një aksidenti tragjik, i biri kishte humbur jetën, por askush nuk i vuri në dijeni, ndërsa pas 2 muajsh kërkimesh trupi i tij i vdekur u gjend në morg. Pavarësish­t lajmit të hidhur që morën për djalin e tyre, familjarët u përballën me një kalvar vuajtjesh, pasi edhe sot e kësaj dite ata nuk e çregjistro­jnë dot nga gjendja civile 33- vjeçarin. Babai i viktimës, Ruzhdiu rrëfeu makthin që kaloi duke kërkuar për disa kohë djalin, ndërsa mori lajmin e kobshëm për vdekjen e tij. Por, kjo nuk është e vetmja tragjedi për familjen Osmani, pasi në vitin 2000, fëmijët kishin humbur nënën e tyre, ndërsa vrasësi ishte babai i tyre. Pasi kreu vitet e burgut, Ruzhdi Osmani tha se iu përkushtua familjes, dhe sidomos Ermirit.

INTERVISTA

Çfarë ndodhi në 8 dhjetor të vitit 2016? Kur e patë për herë të fundit Ermirin?

Po, do t'ju tregoj, por do them diçka si fillim. Jam munduar që kur kam dalë nga burgu në datën 10 qershor, në 2010. Që nga ajo datë unë u përplasa të shkoj tek Ermiri. Jetonte me qira bashkë me familjen e tij. Ai punonte te vëllai im, riparonte lavatriçe dhe soba. Atje ishte specializu­ar. Por nuk i pëlqente më ajo pagë, ndaj nisi të mblidhte kanoçe. Jetonte disi më mirë.

Pse zgjodhët të jetonit me Ermirin?

Pasi në vitin 2006, unë me bashkëshor­ten ikëm nga ajo lagje dhe vendosëm të jetonim në qendër të Tiranës. Unë shkoja dhe vija në Gjermani. Jetonim mirë dhe kishim të ardhura që të bënim një shtëpi tonën. Por, ndodhi ajo që ndodhi; vrava gruan time për halle të familjes. E vrava sepse m'u thye karakteri për vajzën. Unë i kisha lënë amanet fëmijët. Unë si babai i fëmijëve kisha dy detyrime; që t'i rrisja. Zgjodha të jetoja me të, pasi gjatë 10 viteve të dënimit tim, ai nuk m'u nda çdo muaj në burg. Vinte më shihte. Dhe kur të tretem, s'më del e mira që ka bërë im bir. Ermiri e dinte. Çdo javë komunikoja dhe iu dërgoja të ardhura kur isha në Patra të Greqisë. Edukova fëmijët.

Kur e keni parë për herë të fundit?

I urova të dy djemtë "ju bëftë mirë kafja". Më 29 nën- tor e kam parë për herë të fundit. Nuk e kam parë më që atë natë. Nuk erdhi në shtëpi. I thashë djalit të dytë, Gentianit që "merre djalin dhe eja në shtëpi".

Po nuses së tij, i kishit thënë gjë?

Po, i kisha thënë. Nuk kishim informacio­n.

Kur nisët të shqetësohe­shit?

Që nga data 10 dhjetor. Më vinin telefonata, por s'e dimë kush ishin.

Kur e morët në telefon Ermirin?

S'ka pasur telefon me vete. Ermiri ishte një djalë i mirë, ishte i dashur.

Ju s'e dinit çfarë ka dashur Ermiri në Patok?

Po pra. Këtu më lind dy- shimi, se ç'ka dashur ai në Patok. Ne çdo darkë e hanim bashkë.

Pse thoni se keni dyshime?

Merrnin në telefon Gentianin, djalin tim, që e kishin parë në Vlorë apo diku tjetër.

Ishte larguar Ermiri kaq shumë?

Jo, asnjëherë. Më shumë se 8 orë jo. Ose varet ku e zinte nata. Më pas vinte pinte kafe me mua dhe vëllain e tij.

Punonte edhe jashtë Tiranës?

Jo, vetëm në Tiranë. Ai kishte dhe itinerarin e tij në Tiranë.

Ju denoncimin e bëtë më 8 janar... Si ka mundësi që e bëtë denoncimin shumë vonë?

Po pritëm mos vinte vetë, por nuk erdhi.

Si e përjetuat lajmin kur e morët vesh?

Më mori vajza nga Gjermania dhe më tha se kishte marrë vesh një lajm që një endacak kishte humbur jetën në Thumanë. Por unë thashë: "Ç'ne djali im ai". S'më erdhi mirë.

Kur e more vesh lajmin e hidhur?

Më 8 shkurt e mora vesh, kur isha në Gjermani. Kam ardhur përgjatë natës në Shqipëri. Mora vesh lajmin, ma dha Gentiani.

Ju thoni ' do ta fal', ndoshta këtu nis dhe zanafilla e faljes, pasi ju ju falën fëmijët në 2000- shin?

Po. Edhe kur më vdiq djali, më erdhën njerëzit e gruas sime.

Nëse personi që ka vrarë djalin tuaj nuk shfaqet dhe nuk vjen asnjëherë... sa do luftosh ti për të dalë kjo e vërtetë?

Unë nuk kam fuqinë dhe kapaciteti­n ekonomik për ta ndjekur çështjen nga ana ligjore, por me shpirt, derisa të jap frymë!

Pasi e morët vesh lajmin e hidhur, ju shkuat në Spitalin e Traumës dhe takuat mjekun…

Po, shkova që ta falënderoj­a. Doja të dija më shumë se sa vuajti djali. Mund të kisha bërë një vëlla tjetër për fëmijët e mi, pasi mund të dhuroja organet.

 ??  ?? Ruzhdi Osmani në ' News24'
Ruzhdi Osmani në ' News24'
 ??  ?? Viktima Ermir Osmani
Viktima Ermir Osmani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania