Gazeta Shqiptare

Ambasadori austriak: Birra "Korça" është speciale, ka shije të mrekullues­hme

Johann Sattler viziton fabrikën: Investim model dhe ideal

-

KORÇË - Birra "Korça" rikonfirmo­het vazhdimish­t si prodhimi më i suksesshëm vendas, ndërsa fabrika e birrës "Korça", një gjigant teknologji­k, është kthyer në një destinacio­n jo vetëm për turistët, por edhe për ambasadorë­t e huaj. Fabrika ku prodhohet birra më e mirë në vend dhe në tregje të huaja, është kthyer në vendin më të vizituar të qytetit të Korçës. Këtë herë atë e ka vizituar ambasadori austriak Johann Sattler. Pasi pa nga afër ambientet e fabrikës së birrës "Korça", ambasadori austriak shprehu impresioni­n e tij për këtë investim gjigant, i cili dita- ditës rritet falë një prodhimi cilësor dhe me standarde. "Kjo është fabrika më e vjetër e birrës në vend dhe ka qenë ndër prioritete­t e mia për ta vizituar. Ishte mirë të shihja që kjo fabrikë përdor edhe produkte austriake për prodhimin e birrës. Austria ka birrari të vjetra 600- 700 vjeçare, dhe është për t'u vlerësuar fakti që bashkëpuno­jnë me birraritë në Shqipëri. Kjo është një fabrikë që ka standarde të larta dhe të dukshme. Kushtet higjieno- sanitare janë gjëja më e rëndësishm­e për fabrikimin nëse do të bësh një produkt cilësor dhe me standarde. Duke ditur historikun e kësaj fabrike dhe duke parë që është jo vetëm më e madhja në tregun vendas, por edhe në atë të huaj, them se ky është një investim model dhe ideal", - u shpreh ambasadori Johann Sattler. Ndërkaq, diplomati austriak nuk ka lënë pa shijuar edhe birrën "Korça", për të cilën tha se është speciale. "Birra Korça ka një shije të mrekullues­hme! Ishte diçka speciale. Provova birrën që është ndër më të mirat dhe më e freskëta në treg. Kjo birrë shumë shpejt do të ofrohet edhe në restoranti­n e birrës ' Korça', duke plotësuar kështu ko- rnizën e një biznesi që plotëson gjithçka", - u shpreh ambasadori. Pasi u takua me drejtuesit e fabrikës, ambasadori ka marrë edhe një dhuratë simbolike. Si një kujtim të veçantë të asaj çfarë përfaqëson kjo fabrikë, ambasadori­t iu dhurua një foto e fabrikës në vitin 1928 dhe një foto e saj aktuale. le. xhe.

 ??  ?? Ambasadori austriak, Johann Sattler
Ambasadori austriak, Johann Sattler

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania