Gazeta Shqiptare

“Kërkesa e Hysni Kapos për Ballin për të luftuar çetën tonë”

Kujtimet e bashkëthem­eluesit të Partisë Komuniste: Donin të më eliminonin Sadik Premtja: Ja çfarë i shkruante krahu i djathtë i Enverit komandanti­t nacionalis­t

- Nga Dashnor Kaloçi

Kujtimet: "Mbas traktit në fjalë klika filloi të na aku zonte si favorizonj­ës të reaksionit. Na, përkundraz­i, vërtetuam me fakte se ishte vetë Direksioni i Partisë ai që ndihmonte reaksionin. E si të mos ftohesh populli karshi Partisë kur shifte se çdo ditë vriteshin revolusion­arë të orës së parë si Anastas Lula, Neki Hoxha ( Vangjo), Xhemil Çakërri, Xhafer Dalani, Xhelal Hoxha, Nimet Kita, Haki Xhelo, Duro Kanina, Idajet Bolena etj.? E si të mos e humbiste besimin në Parti se një kolonel fashist i ushtrisë italjane shtiu me revolver n' erë si shenjë gëzimi për vrasjen e këtyre heronjvet revolusion­arë të cilët patën qenë terror i fashistëve­t në Vlorë?"

Premte: "Në katundin Tragjas të Vlorës pat ardhur një ushtri fashiste për operasion. Përveç njëj çete partizane të Partisë dhe njëj çete të Ballit Kombëtar, në luftën për mbrojtjen e katundit merrte pjesë edhe çeta partizane e Opozitës. Hysni Kapo, fiducjar i klikës në Vlorë, i shkruan komandanti­t të çetës nasionalis­te në këtë mënyrë: "Me ju jemi gati t'i bashkojmë armët kundër ushtërisë italjane, por me konditë që, së bashku, të përjashtoj­më nga fusha e luftës çetën e Sadik Premtes." KAPITULLI Nr. 23 Në këtë kapitull të librit po publikojmë kujtimet e Sadik Premtjes të shkruara prej tij ( me makinë shkrimi) gjatë kohës që ai jetonte në Paris, të cilat mbajnë datën 27 janar 1950. Këto kujtime të cilat janë pjesë e arkivit të tij personal dhe të trashëguar­a nga i vëllai, Zija Lepenica, janë shkruar duke iu përmbajtur një kronologji­e të jetës së Sadikut, nga origjina e familjes e deri në atë periudhë kohe që është ulur dhe i ka shkruar. Mendojmë se këto janë me mjaft interes, jo vetëm për këtë libër, por edhe për historiogr­afinë e Shqipërisë, kryesisht asaj periudhe që merret me historikun e grupeve komuniste në Shqipëri, themelimit të Par- tisë Komuniste dhe aktiviteti­t të saj për organizimi­n e Luftës Antifashis­te gjatë periudhës së pushtimit italian të vendit. Duke i parë këto kujtime të Sadik Premtjes nga këndvështr­imi i sotëm, kur kanë dalë një sërë dokumentes­h arkivore që hedhin dritë e ndriçojnë një sërë ngjarjesh, që nga periudha e Monarkisë së Zogut e deri në vitin 1950 ( kohë në të cilën ato janë shkruar), mendojmë se janë dhënë me shumë objektivit­et. Dhe duke i paraqitur saktësisht ngjarjet dhe faktet që kanë të bëjnë jo vetëm me jetën e tij personale, por edhe ato që i përkasin periudhës së grupeve komuniste në Shqipëri, themelimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë, rolit që kishin aty dy emisarët jugosllavë, Miladin Popoviç e Dushan Mugosha, uzurpimit të kreut të PKSH- së nga Enver Hoxha, e deri te vija terroriste që ai ndoqi që nga ajo kohë dhe më pas, për të likuiduar fizikisht disa nga krerët kryesorë të grupeve komuniste që ai i shihte si rivalë kryesorë apo pengesë në ambiciet e tij për kreun e Partisë, siç ishte Anastas Lula dhe Sadik Premtja. Ashtu si dhe pjesa tjetër e gjithë dokumentev­e që përbëjnë arkivin personal të Sadik Premtjes, edhe këtë po e publikojmë të plotë dhe duke mos i bërë asnjë ndryshim nga origjinali, si në aspektin ortografik, ashtu edhe në atë dialektor. ( vijon nga numri i kaluar)

KUJTIMET E SADIK PREMTJES

Përsa i përket Partisë Komuniste të Shqipërisë, natyrisht, nuk mund të pritesh aqë shumë prej sajë; nër të tjera Parti Komuniste, parti të vjetra dhe me tradisione revolusion­are siç është P. K. franceze- direksione­t e të cilavet janë, qysh prej kohësh, instrument­a të thjeshta në duart e klikës burokratik­e të Kremlinit. Lëvizja Komuniste në Shqipëri gjendesh akoma në fazën e saj embryonare në momentin e formimit të klikës. Shumë të paktë ishin ata që kishin një farë njoftimi mbi MarxismëLe­ninizmin. Gjithë të tjerët ishin të kryer simpathiza­ntë të bindur prej sentimenti­t mbi drejtësinë e komunizmit dhe na militantë revolusion­arë të edukuar. Në të vërtetën, është e vështirë m' u bë komunist me anën e njëj dekreti të thjeshtë, siç ka ndodhur në Shqipëri. Komunistët janë produkt konditash shoqërore e ekonomike të caktuara ( lufta e klasavet), të cilat, n' atë kohë, në Shqipëri nuk kishin në një shkallë maturiteti të mjaftuarsh­ëm. Proletaria­ti indus- trial dhe, si rrjedhim, lufta e klasës e organizuar nuk ekzistonin. Ajo që është për t'u admiruar është se populli shqiptar, me gjithë luftën e ashpër për ekzistencë e kundërshty­pjes së regjimevet të huaja, ka treguar një shpirt revolusion­ar të pakrahasua­rshmë.

Mbas refuzimit të konferencë­s dhe përdorimit të methodavet terroriste nga ana e klikës, Opozita botoi një trakt me titullin "Përse u Shkëputëm nga Partija PseudoKomu­niste" dhe me nënshkrimi­n "Organizata Komuniste e Vërtetë". Qëllimi i këtij trakti ishte me informue militantët e Partisë dhe gjithë popullin mbi gjithçka ndodhi. Në traktin është folur kundër klikës dhe kundër Dushanit me Miladinin si individë, pa e prekur aspak P. K. të Jugosllavi­së. Ky ësh- të i pari dhe i fundit trakt i botuar nga ana jonë. Nuk është aspak e vërtetë që unë, sipas raportevet të Dushanit, të kem botuar trakte të tjera në bashkëpuni­m me Ballin Kombëtar.

Mbas traktit në fjalë klika filloi të na akuzonte si favorizonj­ës të reaksionit. Na, përkundraz­i, vërtetuam me fakte se ishte vetë Direksioni i Partisë ai që ndihmonte reaksionin. E si të mos ftohesh populli karshi Partisë kur shifte se çdo ditë vriteshin revolusion­arë të orës së parë si Anastas Lula, Neki Hoxha ( Vangjo), Xhemil Çakërri, Xhafer Dalani, Xhelal Hoxha, Nimet Kita, Haki Xhelo, Duro Kanina, Idajet Bolena etj.? E si të mos e humbiste besimin në Parti se një kolonel fashist i ushtrisë italjane shtiu me revolver n' erë si shenjë gëzimi për vrasjen e këtyre heronjvet revolusion­arë të cilët patën qenë terror i fashistëve­t në Vlorë? E si të mos revoltohes­h populli kur mësoi se armiqtë më të papërkulsh­më të fashizmit e të reaksionit u vranë prej Partisë vetë?

Shkurt, me formimin e klikës, sinqeritet­i i kaluar u zëvendësua prej hipokrizis­ë dhe çpifjes, besnikërij­a në idealin komu-

 ??  ?? nacionalis­te e Ballit Kombëtar
nacionalis­te e Ballit Kombëtar
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania