Gazeta Shqiptare

"VITI I MALLKUAR 1967"

Dokumentar­i tregon si u ndalua feja, dalin shkresat tepër sekrete 50 vite nga ndalimi i fesë e përndjekja Letra e E. Hoxhës: Klerikët e klerit, një aktivitet nga Arqipeshkv­ia janë injorantë, përhapin dogma e Tiranës dhe Durrësit - kanë shteruar dhe do të

-

jat morale, shpirtëror­e dhe kulturore që solli ndalimi i fesë dhe prishja e objekteve të kultit në Shqipëri.

DOKUMENTAR­I

Filmi- dokumentar nis me përcjellje­n e raportit të fesë me shtetin që në kohën e Ahmet Zogut, dhe shkon më tej në kohën e ardhjes në pushtet të komunistëv­e. Presionet, debatet, e deri tek ekzekutime­t, trajtohen në rreth 1 orë xhirime e rrëfime që përfshijnë Xhelil Gjonin, Spartak Ngjelën, Simon Jubanin, Gjergj dhe Zef Simonin, Baba Reshatin, Selim Muçën, që rrëfejnë për dhunën e para 1990- ës. Mes tyre, është edhe historiani Ajet Shahu. Nuk lihet jashtë vëmendjes as historia e Kishës Ortodokse Autoqefale, Kongresi i vitit 1951, si u ndërrua statusi i Kishës. Shteti e vuri klerin ortodoks nën kontroll dhe ndryshoi statusin e Zogut, në të cilin thuhej se Kryepeshko­pi Ortodoks në Shqipëri, duhet të jetë "nga gjuha e gjaku shqiptar". Kaloçi, kujton se në komunizëm u hoq kjo klauzolë dhe u la vetëm "nga gjuha të jetë shqiptar". Ajo që në komunizëm u bë për të sjellë në krye të kishës një klerik rus, mbeti e tillë, duke qenë ende sot një mollë sherri.

Vihet në dukje edhe një letër e Enver Hoxhës dërguar komiteteve të partisë në rrethe më 1967, ku u tregon luftën që duhet të bëjnë ndaj klerit. Ka letra të komiteteve të rretheve që ua dërgojnë Komitetit Qendror dhe Hoxhës, ku u tregojnë çfarë po ndodh, dhe se me gjithë luftën, njerëzit shkojnë në kisha e xhami; kur rrihej sekretari i dytë; masat që merreshin për të mos u festuar Pashkët. Një tjetër dokument me rëndësi është vendimi për nisjen e botimit të veprave të Enver Hoxhës. Po atë vit, ndalohet edhe feja dhe nis sekuestrim­i i librave, dokumentev­e, antikuarëv­e, ikonostase­ve, fermanëve, e gjithë ç'ruhej me vlerë.

LETRA E HOXHËS ( PJESË)

Partia e Punës e Shqipërisë. Komiteti qendror. Tepër sekret. Tiranë, 27.02.1967. Komiteteve të partisë së rretheve.

Duke marrë parasysh se së fundmi në shumë rrethe është intensifik­uar lufta kundër fesë, paragjykim­eve e zakoneve prapanike, e me qëllim që kjo luftë të bëhet sa më e drejtë, pa gabime e me sukses, u pa e nevojshme që të jepen orientimet e mëposhtme. Feja është opium i popujve. Këtë të vërtetë të madhe, duhet të bëjmë çmos që ta kuptojë çdo njeri. Klerikët, me përjashtim të atyre katolikë, aktualisht janë injorantë, dhe fenë e predikojnë me shumë, në ruajtjen e dogmave fe- tare. Ne nuk kemi lënë asnjë shkollë, qoftë edhe të ulët, që të nxjerrë klerikë të rinj, kështu që klerikët e çdo besimi kanë shteruar dhe do të shterojnë edhe ata si çdo kuadër. Për sa i përket shtypjes së librave me dogmat e tyre, kjo ka vdekur me kohë për ta. Myslimanët, as kanë e as mund të kenë, dhe as mund të këndojnë dot ndonjë Kuran të vjetër, se aty është në arabisht; ortodoksët nuk janë as më të pasur e as më të ngritur, ata kanë vetëm avantazhin që Ungjillin e kanë në shqip; kurse katolikët, e kleri sidomos është i pasur në libra, më i ngritur vetë, dhe atje ku mundin ata vazhdojnë ta zhvillojnë fenë. Tani është çështja t'u prishen kishat e xhamitë, të vetmet mjete kryesore ku klerikët grumbulloj­në besimtarët për të mbajtur gjallë besimin. Në këtë forma duhet të vazhdojmë ne derisa t'i rrafshojmë nga faqja e dheut tonë....

Dashnor Kaloçi, kujton me këtë rast se si iu rrëmbyen me dhunë religjione­ve fetare me mijëra dosje me dokumentet e rralla, si: libri i vitit 1745 i shtypur në tipografin­ë e Voskopojës në gjuhën greke, ku ishin dhe 29 mallkime në gjuhën shqipe, dekreti i sulltan Abdyl Mexhidit i vitit 1839, që u gjetën në Mitropolin­ë e Korçës, e deri te koleksione­t e plota të "Flamuri i Arbërit" të De Radës, "Albania" e Faik Konicës, dokumente të Fishtës, Mjedës, dhe korrespond­enca e rrallë e Nolit me personalit­ete të kohës, që u sekuestrua në Kishën Ortodokse të Durrësit. Veçon ndër të tjera, edhe takimin më 1991- shin me priftin katolik, Dom Frano Illia, i cili sapo kishte dalë nga burgu i gjatë dhe ishte strehuar te një familje ( e Filip Markut, me origjinë nga Malësia e Shkodrës), aty në qytetin e Laçit të rrethit të Kurbinit, ku ai pati shërbyer si famullitar deri në vitin 1967, kur u arrestua dhe u dënua me akuzën "Armik i popullit". Kujton prej atij takimi, se dom Frano Ilia e kish pyetur se ku mund të gjente përkthimin e "Ylliricum Sacrum", vëllimin e shtatë.

"Kjo ngjarje dhe takimi me Dom Franin, m'u kujtua teksa munda të gjeja në dosjet e arkivit tim personal, një tufë dokumentes­h arkivore, të cilat bashkë me kolegen time Genta Popa Prodani, i patëm marrë në Arkivin Qendror të Shtetit, diku nga viti 2007, për një dokumentar televiziv me dy pjesë, lidhur me historinë e luftës që u bëri regjimi komunist religjione­ve fetare në Shqipëri. Dhe, siç dihet tashmë, prej asaj lufte, që e propagando­i me të madhe Partia e Punës e Shqipërisë dhe personalis­ht Enver Hoxha, populli shqiptar nuk pati vetëm pasoja shkatërrue­se shpirtëror­e, por edhe materiale me vlera të pallogarit­shme". Kaloçi, përtej dokumentar­it, përmend se në këtë vazhdë qenë edhe djegia në zjarr e mjaft objekteve fetare që përbënin vepra arti, si ikonostase, piktura etj., etj., e deri te materiali dokumentar arkivor dhe biblioteka­r. "Siç ndodhi konkretish­t në Kishën e Laçit në vitin 1967, pikërisht aty ku kishte pasur rastin të shërbente dhe Dom Frano Illia. Dhe ajo pasuri dokumentar­e e rrallë dhe me vlera të jashtëzako­nshme që mbeti nga shkatërrim­et vandale e dhuna ndaj objekteve të kultit në vitin 19671968 ( gjë e cila kishte filluar që në vitin 1945 me dënimet e klerikëve), u sekuestrua nga shteti dhe nuk dihet se si dhe ku përfundoi".

 ??  ?? Në foto: Kardinali Ernest Troshani me gazetarin Dash Kaloçi
Në foto: Kardinali Ernest Troshani me gazetarin Dash Kaloçi
 ??  ?? Në foto: Kisha e Vaut të Dejës që u shemb në komunizëm
Në foto: Kisha e Vaut të Dejës që u shemb në komunizëm

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania