Gazeta Shqiptare

Pse ne egjiptianë­t dhe romët e Shqipërisë iu bashkuam Lulzim Bashës

-

përfaqësim­in tonë të merituar.

Vetëm 3 muaj pasi ishim krijuar si parti politike e egjiptianë­ve dhe romëve të Shqipërisë, ne vendosëm natyralish­t t'i bashkohesh­im koalicioni­t qeverisës të drejtuar nga Edi Rama dhe Ilir Meta. Them "natyralish­t", sepse problemati­kat dhe çështjet tona si dy komunitete të diskriminu­ara që jemi, kanë nevojë të jenë të adresuara në veshë miqësorë dhe dashamirës qeveritarë­sh dhe njerëzish që drejtojnë institucio­ne. Ne donim zgjidhje të buta dhe bashkëudhë­tuese nëpërmjet përfshirje­s sonë në koalicioni­n e shumicës qeverisëse. Çfarë ndodhi? Po të mos kishte ndodhur gjë, ndoshta do të vazhdonim të qëndronim aty ku ishim si parti politike aleate me PS- në dhe LSI- në.

Mirëpo, qeveria "Rama" dhe politikat e saj represive, antisocial­e, arrogante dhe arbitrare, ranë mbi komunitete­t tona si male me halle të mëdha që po na e rëndojnë çdo ditë e më shumë jetesën tonë. Shtetbërja e Edi Ramës, erdhi mbi ne si një tajfun ligësie që na hoqi edhe karrocat e punës për të mjerët tanë, që me ato karroca siguronin bukën, edhe tendat, çadrat e barakat ku ba- nonim, edhe çdo mundësi e ndihmë.

Nuk po them se ne jemi kundër shtetbërje­s si koncept. As po them se ne duam që qytetet tona të vazhdojnë të jenë të mbushura nga karroca arkaike rrugëve dhe baraka e ndërtime pa leje andej e këndej. Aspak!

Por po them se ne si komunitete vuajmë dy herë. Ne vuajmë edhe diskrimini­min, edhe varfërinë. Kështu që, kur shtetbërja represive vjen mbi ne, na fundos, na mbyt, na zhyt në mjerim e vuajtje të pamata.

Si mundet që një qeveri që e mbush Shqipërinë me kanabis, Kuvendin me kriminelë, institucio­net me njerëz arrogantë e plaçkitës, vjen dhe e bën shtetin aty poshtë ku jeton ai egjiptiani apo romi që siguron bukën e gojës duke mbledhur kanoçe, duke bërë shërbime me karroca të modifikuar­a, apo duke mbuluar kokën me çadra a baraka të trishta?

Si mundet që kjo qeveri, nuk bën asgjë për t'i integruar këta njerëz që u përkasin këtyre dy komunitete­ve që vuajnë dy herë, edhe nga diskrimini­mi, edhe nga varfëria?

Si mund t'u thuash egjiptianë­ve dhe romëve të Sh- qipërisë, se po nuk paguan dritat do hyjnë në burg, po vunë dy tjegulla pa leje do hyjnë në burg, po dolën me karroca pune do hyjnë në burg, po mblodhën kanoçe do hyjnë në burg?

Po, duam ne, duam me gjithë shpirt që të jemi edhe taksapague­s të rregullt, edhe pagues dritash të rregullt, edhe punëtorë të rregullt, edhe zbatues të çdo rregulli e ligji me rigorozite­t e përgjegjsh­mëri maksimale.

Por a e dini ju se ne jemi të përjashtua­r fare nga shoqëria? A e dini ju ç'do të thotë të jesh i diskriminu­ar, i shtypur, i veçuar, i mjerë, i vuajtur?

Ja, kjo ka ndodhur me ne! Kjo qeveri së cilës ne i besuam si aleate, me politikat e saj antisocial­e, në vend që të na integronte e mbështeste me politika sociale e zhvillimor­e, na grushtoi rëndë, duke na bërë më të mjerë e më të ndëshkuar.

Edhe politikish­t, ne si parti kishim firmosur me PS- në një marrëveshj­e ndryshe nga çdo parti tjetër, nëpërmjet së cilës kërkonim hapësira trajtimi me punësim, si politika integruese për këto dy komunitete të diskriminu­ara, në raportin 1 i punësuar për çdo 100 vota të fituara nga PEISH - Partia për Europianiz­im dhe Integrim e Shqipërisë.

Në 2 vjet, asnjë, absolutish­t asnjë i punësuar nga PEISH!

Nuk kërkuam kurrë asgjë joligjore apo jashtë kritereve ligjore për njerëzit tanë. Kërkuam respektimi­n e një marrëveshj­eje të ndershme politike që do të siguronte mundësi integrimi dhe përfaqësim­i për 2 komunitete të diskriminu­ara, të marxhinali­zuara, që janë edhe minoritete.

Asgjë. Aq të shurdhët u treguan këta me ne, saqë shpesh na dukeshin edhe si paragjykue­s e racistë, që nuk donin fare të na kishin pranë.

Edhe studentëve tanë që u përkasin dy komunitete­ve tona, u shkaktuan telashe të mëdha me kuotat dhe bursat që u takojnë me ligj. Këta na kthyen serish te poema e mjerimit migjeniane.

Ndaj ne vendosëm t'i bashkohemi Lulzim Bashës, sepse e ndjejmë që aty në ' sheshin e lirisë', bashkë me opozitën, do luftojmë së bashku për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për një qeverisje dhe një republikë të re, ku qytetarët janë fuqia e vërtetë e ku të drejtat dhe dinjiteti njerëzor janë ligji mbi çdo ligj.

Iu bashkuam Lulzim Bashës, sepse duam t'i bëhemi krah atij në këtë betejë të drejtë, që nesër të jemi bashkëudhë­tarë me të në republikën e re, si një republikë e drejtë.

Më mirë në ' sheshin e lirisë', sesa atje në koalicioni­n e qeverisjes së ligësisë.

Më mirë kryelartë në betejë për lirinë dhe të drejtat tona, sesa aleatë me ata që na shpërfillë­n dhe goditën e mjeruan pabesisht.

Ne i bashkohemi Lulzim Bashës, që së bashku me të, të fillojmë një histori të re të konsiderim­it, trajtimit, integrimit, dinjitetëz­imit dhe përfaqësim­it të komuniteti­t egjiptian dhe komuniteti­t rom.

Kjo është beteja jonë, kjo është betejë për dinjitetin tonë. Ne egjiptianë­t dhe romët, jemi dy komunitete, dy minoritete që duam dhe meritojmë integrim, dinjitet, punësim dhe përfaqësim.

Si minoritete që jemi, ne jemi edhe kushtëzim si njëri ndër 5 prioritete­t e integrimit të Shqipërisë në BE. Duhet të punojmë së bashku që ne si minoritete të trajtohemi më drejtësish­t, sipas standardev­e europiane. Së bashku do t'ia dalim!

* Kryetar i PEISH - Partia për Europianiz­im dhe Integrim e Shqipërisë

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania