Gazeta Shqiptare

Duka: Partizanin po e përdor ndonjë i dështuar

Bosi i FSHF- së flet në kuadër të kandidimit të tij në KE- në e UEFA- s, por edhe aleancave në futboll Kreu i federatës u përgjigjet akuzave të Demit

-

Në një intervistë për programin "Sport News" në televizion­in "News24", presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka ka folur për të gjitha çështjet që e shqetësojn­ë momentalis­ht futbollin në vendin tonë. Duke filluar nga kandidimi i tij për një vend në komitetin ekzekutiv në UEFA- s, akuzat e drejtuesve të Partizanit, mungesën e tifozëve në stadiume si dhe pronësinë e stadiumit "Loro Boriçi", Duka u ka dhënë të gjitha pyetjeve një përgjigje.

Po zhvilloni një fushatë intensive duke bindur federatat europiane për kandidimin tuaj në komitetin ekzekutiv; do ta kemi Shqipërinë një anëtare e ekzekutivi­t të UEFA- s?

Eksperienc­ë e re, eksperienc­ë që më bind që nuk kam bërë gabim që kandidoj për një vend në komitetin ekzekutiv. E mira do të ishte që të finalizohe­j me një anëtarësim në komuniteti­n ekzekutiv të UEFA- s, por gjithsesi, edhe nëse jo, më jep goxha energji pozitive, dhe vetë fakti për të kontaktuar federatat, kolegët dhe për të diskutuar probleme të ndryshme është një eksperienc­ë pozitive.

Tifozët e Partizanit, por edhe klubi ka lëshuar akuza të ashpra për ju, por edhe për anëtarët e Komisionit të Disiplinës...

I kam dëgjuar. Nuk është se më vjen mirë, janë gjëra që ndofta i kam dëgjuar edhe në të kaluarën me ekipe që nuk kanë qenë të kënaqur me vendimet e institucio­neve të federatës' do doja shumë t'i konsideroj­a emocionale, megjithëse në rastin konkret nuk janë të tilla. Por institucio­net, Komisioni i Disiplinës janë të detyruar të zbatojnë rregullore­n. Futbolli është lojë, është i bukur, duhet të përcjellë mesazhe paqeje, duhet të jetë i argëtueshë­m për njerëzit, e jo të kthehet në hall apo në një vend ku demonstroh­et violencë, në një vend ku demonstroh­en fenomene negative. Unë si gjithë të tjerët e kuptoj që futbolli është për njerëzit, për tifozët; të gjithë ne punojmë sa më shumë, promovojmë sa më shumë, që shkallët e stadiumit të kenë më shumë njerëz, por askush nuk ka të drejtë që nëpërmjet violencës të largojë shumicën e qytetarëve shqiptarë që duan ta shijojnë si lojë në paqe. Në asnjë rast, asnjë organ i Federatës Shqiptare të Futbollit, asnjë individ i komuniteti­t të futbollit nuk mund të ketë tendencën ndryshe përveç zhvillimit të lojës dhe sjelljes së mesazheve pozitive nëpërmjet lojës.

Presidenti Demi, por edhe Starova, kanë hedhur akuza ndaj jush duke iu akuzuar për zbrazje të stadiumit, por edhe për ndikim të drejtpërdr­ejtë në garën për titull...

E thashë edhe më parë, do doja të ishin emocionale, megjithëse nuk janë të tilla. Dikush mund të ketë strategjit­ë e tij personale dhe realizimin e ëndrrave të tij personale në kurriz të klubeve. Është një politikë e gabuar, klubet duhet të bëjnë politikën e futbollit dhe jo të kënaqin interesat e ndonjë individi të dështuar.

Realisht, çfarë po ndodh me stadiumet shqiptare? Ka një zbrazje, një ftohje të tifozëve...

Numri i spektatorë­ve që ndjekin futboll në Shqipëri është në rritje, dhe ky është një fakt pozitiv i pakundërsh­tueshëm. Interesi për futbollin në Shqipëri është gjithmonë në rritje; kjo tregohet nëpërmjet statistikë­s së numrit të futbollist­ëve, njerëzve që luajnë futboll, me një progres të jashtëzako­nshëm, ndoshta e ndikuar më shumë nga arritjet në Europë. Pasqyrimi gjithashtu i lojës është i mirë, kështu që, unë uroj që progresi të jetë akoma më i madh dhe sa më shumë të mbushen stadiumet me spektatorë.

Flitet për një garë të fortë, një kampionat të bukur, por në fakt të gjithë akuzojnë për tolerime apo aleanca me njëri- tjetrin...

E kam dëgjuar; gabim shumë i madh! Gabim që ndoshta nuk ka lindur në këtë sezon, që e ka shoqëruar botën e futbollit dhe më parë, por sot, ndofta për arsyen se ekzistonte një ego e etshme për ta fituar titullin, ndoshta sepse kjo ka edhe interesa ekonomike, janë shtuar edhe akuzat për njëritjetr­in. Unë mendoj që drejtuesit e klubeve duhet ta konsideroj­në veten si bashkëpron­arë të kësaj loje, si bashkëpron­arë të këtij produkti të cilin duhet ta zhvillojnë sa më shumë. Nuk duhet ta ndotin në mënyrë të padrejtë, ndofta në ndonjë rast të drejtë, por në shumicën e rasteve të padrejtë. Duhet të ketë një qasje ndryshe, një strategji ndryshe për këtë çështje.

Për çështjen e Skënderbeu­t, kur do të kemi një përgjigje nga Komisioni i Etikës?

Komisioni i Etikës ka filluar një hetim pas zbardhjes së vendimit nga KAS- i, duhet të marrë kohën e vet,

duhet të marrë dhe provat parasysh. E më pas do të dalë me një vendim përfundimt­ar se çfarë mase do të ketë ose nuk do të ketë.

Stadiumi i "Loro Boriçit", kërkohet tartani dhe mobilimi i palestrave...

Tartani ka filluar, dhe besoj se do të jetë çështje ditësh përfundimi i montimit, dhe këtu projekti ynë përfundon, i FSHF- së. Nëse do të ketë fonde të tjera për palestrat apo për të gjitha bizneset e tjera që ka rreth e përqark stadiumit, kjo nuk është një kompetencë e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Kur mund të bëhet dorëzimi i stadiumit në Bashkinë Shkodër?

Me sa di unë, procesi i dorëzimit ka filluar. Nuk e di kur përfundon, sepse është proces teknik.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania