Gazeta Shqiptare

Mjekët roje, urgjenca e reanimacio­ni, ja shtesat që do të marrin mbi pagën

Shpërblime dhe për infermierë­t dhe shërbimin e hemodinami­kës e mjekët neonatë GSH zbardh tabelat, sa marrin në ditë festash e fundjavë

- Ola Mitre

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e djeshme rritjen e pagave për të gjithë personelin shëndetëso­r si dhe shpërblimi­n mbi pagë që do të marrin mjekët roje. Po ashtu është përcaktuar edhe shtesa që do të përfitojnë mjekët, infermierë­t dhe laborantët në shërbimin e urgjencës, të reanimacio­nit, hemodinami­kës, në njësinë e aksidentev­e cerebrale si dhe mjekët neonatë. "Gazeta Shqiptare" zbardh sot tabelat e reja me strukturën dhe nivelin e pagave të mjekëve dhe infermierë­ve si dhe vlerën e pagës së grupit sipas nivelit arsimor, të cilat i gjeni bashkëngji­tur shkrimit.

SHPËRBLIME­T & SHTESAT

Ndërkaq, sipas vendimit të qeverisë, për çdo shërbim rojë 24 orë pa ndërprerje mjekët e qendrave universita­re do të marrin shpërblim mbi pagë në shuma fikse, të cilat variojnë sipas ditëve të zakonshme, fundjavës dhe ditët e festave. Kështu, një mjek roje i parë për ditët e zakonshme do të marrë 6 mijë lekë shtesë, ndërsa mjeku roje i dytë 5 600 lekë shtesë. Për ditët e shtuna, "i pari" do të marrë 7 mijë lekë, ndërsa mjeku roje i dytë 6 400 lekë. Ndërkohë që, për ditët e diela e festat, mjeku roje i parë do të marrë 8 000 lekë, ndërsa "i dyti" 7 600 lekë shpërblim. Shtesën për mjekët roje në institucio­net e tjera spitalore e gjeni në tabelën bashkëngji­tur shkrimit. Një pikë tjetër e rëndësishm­e e vendimit të qeverisë ka të bëjë me mjekët dhe infermierë­t që ushtrojnë detyrën në disa shërbime të veçanta. Kështu, sipas VKMsë, mjekët e spitaleve në shërbimin e urgjencës, shërbimin e reanimacio­nit, shërbimin e hemodinami­kës, në njësinë e aksidentev­e cerebrale si dhe mjekët neonatë përfitojnë një shtesë për natyrë të veçantë pune në masën 18 000 lekë në muaj. Ndërkohë që infermierë­t e këtyre shërbimeve do të përfitojnë një shtesë në masën 12 000 lekë në muaj. Po ashtu, mjekët e institucio­neve spitalore universita­re, të cilët në zbatim të sistemit të referimit dërgohen për konsulta dhe ndërhyrje kirurgjika­le në spitale të tjera përfitojnë për çdo ditë shërbimi një shtesë në page në masën 10.000 lekë, ndërsa mjekët e spitaleve rajonale 5 000 lekë" . Referuar vendimit të qeverisë, shpërblime­t dhe shtesat mbi pagë do të përllogari­ten që prej datës 1 mars 2017.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania