Gazeta Shqiptare

"KAMARJA E TURPIT"/ "THE GUARDIAN": ISMAIL KADARE, KANDIDAT PËR "MAN BOOKER PRIZE"

-

Amos

Oz dhe Ismail Kadare janë dy ndër kandidatët më të fortë për çmimin e sivjetshëm, "Man Booker Prize Internatio­nal". "The Guardian" përmend këta dy emra, ndërsa shkruan se romani Oz, i pari në një dekadë ndiqet nga një rrëfim i Kadaresë mbi tmerret e Perandoris­ë Osmane. Këtë vit, një satirë komunizmi, një rirrëfim i mitit të Robin Hood, i vendosur në Republikën e Kongos dhe një tjetër rrëfim mbi Jeruzalemi­n ende të ndarë janë mes 13 librave në 11 gjuhë të ndryshme të botës, pjesë e listës së pretendent­ëve për "Man Booker Prize". Librat nga Evropa dominojnë së bashku me dy romane mbi Izraelin, dhe një vepër nga Kina, një nga Shqipëria dhe një nga Argjentina. Çmimi vjetor, i cili vlerëson veprën më të mirë nga e gjithë bota që është përkthyer në gjuhën angleze ka një vlerë prej 50.000 paundësh, që ndahen në mënyrë të barabartë mes autorit dhe përkthyesi­t. "The Guardian" shkruan se autori shqiptar Ismail Kadare, 81 vjeç, që është shkrimtari i parë që e ka fituar çmimin ndërkombët­ar "Man Booker" në vitin 2005, si një çmim "karriere", është e tanimë në listë për ( Traitor's Niche) "Kamaren e turpit". Romani "Kamarja e turpit" bën pjesë në "ciklin otoman", shkruar nga Kadareja në vitet ' 70, e cila ofron rastin e një meditimi të thellë mbi shtypjen dhe ter- rorin në një shtet totalitar. Gjatë pjesës së parë të shekullit XIX, në kontekstin e rënies së paevituesh­me të Perandoris­ë Otomane, Ali Pashë Tepelena nga Janina ndërton një principatë të pavarur. Për të parandalua­r përhapjen e rebelimit, sulltani e dënon me mizori, duke i ekspozuar kokën e prerë në sheshin qendror të Stambollit, në kamaren që ishte destinuar për kokat e tradhtarëv­e. Kadareja rindërton karrierën e këtij personazhi misterioz shqiptar, por i interesuar tërësisht për mekanizmin mashtrues të administra­tës otomane. Ali Pasha, ky admirues i Napolon Bonapartit, me të cilin vendosi marrëdhëni­e diplomatik­e dhe i poetit George Gordon Byron, të cilin e priti dhe e strehoi në oborrin e tij gjatë rrugëtimit të tij drejt Greqisë, kishte një jetë plot madhështi, por që u soll si një sundimtar oriental, duke shtypur pa mëshirë çdo tentativë që kundërshto­nte autoriteti­n e tij. Pa i vënë qëllim vetes për të shkruar një roman historik, Kadareja rindërton me detaje tepër të stërholla atmosferën e kryeqyteti­t otoman, të dominuar nga pushteti absolut i sovranit, si dhe nga mekanizmi i tmerrshëm, nën rrotat e të cilit bien si viktima jo vetëm të mundurit, por edhe fitimtarët. Në promovim morën pjesë shumë gazetarë dhe njerëz të kulturës, admirues të shkrimtari­t të madh shqiptar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania