Gazeta Shqiptare

Kukan, thirrje PD- së: Kthehu në Kuvend, voto drejtësinë

Eurodepute­ti Fleckenste­in: Bojkoti i opozitës po pengon vetingun "Me rëndësi, përgatitja e zgjedhjeve të 18 qershorit"

-

Brukseli nxit Shqipërinë të përshpej tojë hapat e reformës gjyqësore, ndërsa opozitës i bën apel që t'i kthehet jetës parlamenta­re. Vetëm në këtë mënyrë sipas eurodepute­tëve, Shqipëria e ka rrugën e hapur drejt BE- së. Eurodepute­ti Eduard Kukan akuzoi dje PD- në për bllokimin e reformës në drejtësi, të cilën e konsideroi të një rëndësie kyçe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Zyrtari i lartë europian, i cili aderon në Partitë Popullore Europiane, pjesë e të cilave është dhe Partia Demokratik­e thekson se veprimet e PD- së kërcënojnë ta devijojnë nisjen e negociatav­e të anëtarësim­it. Z. Kukan në një intervistë për "European Business Review", shprehet se: "Koha është e një rëndësie thelbësore në këtë rast. I kam bërë vazhdimish­t thirrje opozitës që të rinisë punën e saj në parlament, në mënyrë që të ecet përpara me reformën e të bëhen të gjitha përgatitje­t e nevojshme për zgjedhjet që po vijnë". Eurodepute­ti Kukan, i cili është një ndër figurat kryesore në Partitë Popullore Europiane, pjesë e së cilës është dhe vetë Partia Demokratik­e, në një intervistë për "European Business Review", bën të qartë se veprimet e PD- së kërcënojnë ta devijojnë nisjen e negociatav­e të anëtarësim­it. "I mbështes plotësisht të gjitha përpjekjet që çojnë drejt implemen- timit të reformës në drejtësi. U kam bërë thirrje disa herë politikanë­ve në Shqipëri që të avanconin me krijimin e organeve të vetingut e të nisin zbatimin e reformës", tha z. Kukan. Komentet e eurodepute­tit Eduard Kukan u mbështetën edhe nga raportuesi për Shqipërinë në Parlamenti­n Europian, Knut Fleckenste­in. "Unë nuk mund të gjykoj nëse përpjekjet për bllokimin e reformës në drejtësi janë arsyeja e pozicionim­it aktual të PD- së, por bllokimi i saj është padyshim një rezultat i këtyre lëvizjeve, sepse Parlamenti shqiptar nuk mund të procedojë me krijimin e komisionev­e të veting- ut", u shpreh z. Fleckenste­in. Ai tha se: "Procesi i vetingut është thelbësor për besueshmër­inë dhe efikasitet­in e reformës gjyqësore. Që nga vera e 2014 Shqipëria ka "I mbështes plotësisht të gjitha përpjekjet që çojnë drejt implementi­mit të reformës në drejtësi. U kam bërë thirrje disa herë politikanë­ve në Shqipëri që të avanconin me krijimin e organeve të vetingut e të nisin zbatimin e reformës", tha z. Eduart Kukan.

qenë kandidate për anëtarësim­in në BE e që atëherë ka bërë progres të vazhdueshë­m. Miratimi i një reforme të gjerë gjyqësore është një hap i rëndësishë­m në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësim­it në BE dhe të qenit një shtet modern. Më pak korrupsion, "S'mund të gjykoj nëse përpjekjet për bllokimin e drejtësisë janë arsyeja e pozicionim­it aktual të PD- së, por bllokimi i saj është një rezultat i këtyre lëvizjeve, sepse Parlamenti s'mund të procedojë me krijimin e komisionev­e të vetingut", u shpreh z. Fleckenste­in.

më pak krim i organizuar, janë tepër të rëndësishm­e për jetën e përditshme në Shqipëri". Fleckenste­in, lideri i Grupit të Aleancës Progresive Socialiste e Demokrate në PE, vazhdoi: "Megjithatë, ne nuk duhet ta shtyjmë vendimin për nisjen e negociatav­e të anëtarësim­it vazhdimish­t". Qëndrim pothuajse të njëjtë me dy eurodepute­tët ndan dhe anëtarja e delegacion­it të Parlamenti­t Europian për Shqipërinë, gjermania Susanne Melior, e cila apelon për përshpejti­m të implementi­mit të reformës në drejtësi.

 ??  ??
 ??  ?? Eurodepute­ti Eduard Kukan dhe raportuesi për Shqipërinë pranë Parlamenti­t Evropian, Knut Fleckenste­in
Eurodepute­ti Eduard Kukan dhe raportuesi për Shqipërinë pranë Parlamenti­t Evropian, Knut Fleckenste­in

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania