Gazeta Shqiptare

Rrëmbimi i Ridvan Lamajt në Sarandë, i dyshuari: Nuk kam gisht në ngjarje

"Nëse lirohem do kontribuoj për gjetjen e tij, po më dënojnë pa prova" Vitor Islami: Ja ç'më tha Ridvani kur u ndamë në Greqi

- Xhensila Kodra

Nuk kam lidhje me rrëmbimin e Ridvan Lamajt. Nuk e kam njohur se kush ishte ky person. Me të u takova vetëm që të më çonte në Greqi". Kështu shprehet Vitor Islami, i cili ndodhet në burg për rrëmbimin e Ridvan Lamajt qershorin e vitit 2015. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", i riu rrëfen me detaje që nga momenti i parë që është takuar me Ridvanin në Sarandë, e deri në momentin që rrugët e tyre janë ndarë. "Bashkë kemi qëndruar 3 ose 4 orë bashkë. Kur u ndamë më tha se do të shkonte të takonte disa shokë të tij që i kishte afër fshatit ku u ndamë bashkë", tregon Vitor Islami. Ky i fundit akuzohet për "Rrëmbim personi", ndërsa në kërkim vijon të jetë miku i tij, Adrian Ogiçi. Sakaq, pak ditë më parë, Asqeri Lamaj, babai i 37- vjeçarit të zhdukur 2 vjet më parë tha për "GSH" se vijon kërkimet për eshtrat e të birit.

Vitor, ju akuzoheni për "rrëmbim personi" dhe konkretish­t për rrëmbimin e Ridvan Lamajt në Sarandë. Si është e vërteta e kësaj historie? A kishe njohje me Ridvanin?

Unë kisha rreth dy muaj që isha liruar me kusht nga burgu. Në Sarandë kisha vetëm 3 ose 4 ditë që kisha shkuar, para se të ndodhte kjo ngjarje. Unë Ridvanin nuk e kam njohur më parë. Njohja ime me të është bërë vetëm ditën që pretendohe­t të jetë bërë rrëmbimi i tij.

Për çfarë kishit shkuar në Sarandë?

Doja të ikja në Greqi. Unë Adrian Ogiçin e kam shok. Kam njohje edhe me familjarët e tij. Kemi vite që njihemi. Çështja është se unë doja të gjeja një person që të më kalonte jashtë kufirit shqiptar që të shkoja në Greqi. Adriani më tha se njihte dikë dhe më prezantoi me Ridvanin.

Kur jeni takuar me Ridvanin?

Pasi biseduam me të, jemi takuar rreth orës 5 të pasdites. Unë kam qenë i veshur me shapka, pantallona të shkurta. Si mund ta rrëmbej një person në mes të ditës e në sy të aq shumë personave në një vend që ka shumë njerëz gjatë verës? Familjarët e tij pretendojn­ë se e kemi rrëmbyer ne. Si mundet të rrëmbesh një person pasi i jep dorën, e takon normal e më pas largohesh qetë- qetë me makinë? Si mund organizosh një rrëmbim të tillë? Unë nuk e njihja se kush ishte ky person dhe as familjen e tij nuk e njoh.

Sa kohë keni qëndruar me të dhe ku shkuat?

Kemi qëndruar rreth 3 ose 4 orë bashkë dhe kemi ikur për në fshatin e parë në Greqi. Adrian Ogiçi na ka çuar deri në afërsi të Konispolit me makinën e tij. Unë dhe Ridvani zbritëm që të iknim në këmbë, kurse Adriani iku për në shtëpi.

Deri në çfarë vendi keni udhëtuar me Ridvanin, ku jeni ndarë?

Jemi ndarë në një stacion autobusi, në një fshat në Greqi. Ka qenë rreth orës 9 ose 9 e 30 e darkës. Që nga ai moment nuk kam pasur më asnjë dijeni se ku do të shkonte Ridvani. Kur u ndamë më tha se do të shkonte të takonte disa shokë të tij që i kishte afër fshatit ku u ndamë bashkë dhe kaq.

Gjatë rrugës çfarë keni biseduar? Ju ka treguar nëse ka pasur konflikt me ndonjë person?

Kam biseduar shumë pak me të. Nuk më ka treguar diçka të tillë, sepse ne as nuk njiheshim fare. Bisedat tona kanë qenë normale. Ai pjesën më të madhe të kohës ka biseduar në telefon dhe fliste greqisht. Nuk i kam vënë shumë rëndësi muhabeteve që bënte ai.

Pak ditë pas ngjarjes, policia e Sarandës njoftoi se pak kohë para ngjarjes, ju, Adrian Ogiçi dhe Ridvani keni pasur një konflikt për një ngarkesë me lëndë narkotike që do të bëhej drejt Greqisë. Mund të na thoni konkretish­t se për çfarë bëhet fjalë?

Kjo nuk është aspak e "Ne kërkojmë të gjejmë trupin e djalit tonë. Të marrim kufomën ashtu siç është. Po bëhen gati 2 vjet që nga momenti që djalin nuk e kemi parë më me sy dhe nuk e dimë se ku ndodhet trupi i tij. Çfarë do të bëjë drejtësia për këtë? Duam të marrim vesh të vërtetën se çfarë ka ndodhur. Autori është brenda në burg. Të gjendet mënyra që ai të tregojë të vërtetën. Nuk duam fare dënimin e tyre, vetëm të na tregojnë ku ia çuan trupin. Ne nuk duam të bëjmë vetëgjyqës­i", tha pak ditë më parë për "GSH", babai i Ridvan Lamajt.

vërtetë. Çështja ka qenë se ishin familjarët e Ridvanit që kishin pretenduar diçka të tillë, se mes nesh ka pasur një konflikt. Unë e them sërish se nuk e kam njohur Ridvanin. Nuk e dija se kush ishte ky person apo se me çfarë merrej.

Ju u akuzuat edhe për trafik lëndësh narkotike në bashkëpuni­m.

Nuk qëndron fare kjo akuzë. Nëse do të ishte e vërtetë diçka e tillë, kjo akuzë nuk do të ishte pushuar.

Ju jeni vetëdorëzu­ar në polici në janar të 2016- ës. Pse nuk u vetëdorëzu­at që në momentin kur emri juaj po flitej si i përfshirë në ngjarje?

Unë isha i liruar me kusht dhe, nëse do të vetëdorëzo­hesha që në fillim do të arrestohes­ha direkt, sepse e kisha thyer kushtin duke u pretenduar se isha unë personi që e kisha rrëmbyer Ridvanin. Unë jam vetëdorë-

zuar pasi u bë amnistia e 2016- ës. Kam shkuar në polici bashkë me avokatin që të sqaroja se si është e vërteta dhe se nuk kam lidhje fare me këtë ngjarje. Nëse unë do t'i kisha bërë diçka të keqe Ridvan Lamajt nuk do të isha vetëdorëzu­ar, sepse nuk është gjë e lehtë të shkosh në burg me këmbët e tua.

Pas ngjarjes keni biseduar me Adrianin? Keni dijeni se ku ndodhet ai?

Jo nuk kam biseduar më me të dhe nuk kam asnjë dijeni se ku ndodhet.

Sipas familjarëv­e të Ridvanit, ju pasi e keni marrë atë në makinë e keni torturuar deri në atë fazë sa ai mund të ketë ndërruar jetë dhe më pas trupin e tij e keni zhdukur.

Unë nuk kam pasur asnjë arsye pse ta dhunoja apo ta vrisja Ridvanin. Edhe makina që ne lëvizëm me të, është çuar në polici nga avokati. I është bërë ekspertiza dhe nuk është gjetur as- një provë që ne të na deklarojë fajtorë.

Prokuroria ka kërkuar që ju të shpalleni fajtor dhe të dënoheni me 19 vite burg…

Kjo është një kërkesë absurde. Në Shqipëri po veprohet si në sistemin e Enver Hoxhës. Prokurori po kërkon një dënim pa pasur asnjë provë dhe pa pasur asnjë fakt që unë kam gisht në zhdukjen e një personi. Mua më kanë sjellë 12 dëshmitarë në sallën e gjyqit dhe askush nuk ka dëshmuar keq për mua, se unë kam lidhje me ngjarjen. Madje unë kam edhe një dëshmitare, një grua që nuk e njoh fare se kush është që ka thënë se Ridvanin e ka parë në Sarandë një ditë pasi ishte bërë denoncimi se ai ishte rrëmbyer. Është marrë disa herë në pyetje në polici e prokurori ndërsa në sallën e gjyqit nuk ka ardhur asnjëherë dhe nuk e di përse. Mbase mund të kenë edhe presion nga ndonjë person ose nga vetë familjarët e Ridvanit. Kam edhe një dëshmitare tjetër që gruaja në fjalë e kishte marrë në telefon dhe i kishte thënë se këtë personin nga Saranda që po e kërkojnë familjarët e kam parë unë. Edhe kjo gruaja tjetër e ka dëshmuar këtë gjë. Ridvani mund të jetë diku shëndosh e mirë dhe mua duan të më lënë në burg. Si mund të flas unë për diçka që nuk e kam bërë apo të tregoj eshtrat e një personi që mund të jetë i gjallë? Nëse që nesër unë dal nga burgu, do të angazhohem që të gjej trupin e Ridvanit. Sepse unë jam duke vuajtur për diçka që nuk e kam bërë. Kam një vit e dy muaj pas hekurave pa pasur gisht në ngjarje. Po më shkatërroj­në mua dhe familjen time. Edhe unë kam nënë e babë që më presin në shtëpi. Familjarët e tij pretendojn­ë se unë e kam marrë peng. Ku po e mbaj unë peng Ridvanin? Jam unë personi që po më mbajnë peng në burg. Po tani kush po e mban peng atë person? Ata po pretendojn­ë se ngjarja ka qenë e mirëorgani­zuar. Nëse do të ishte kështu nuk do të shkoja ta takoja i veshur siç isha në plazh, por do të isha kamufluar. Nuk e do e takoja në mes të ditës dhe aty ku ka shumë njerëz. Unë e kam thënë në çdo seancë gjyqësore dhe do vijoj sërish ta them se, nëse më gjejnë qoftë edhe një provë të vetme kundër meje le të më dënojnë me burg përjetë dhe jo me 19 vite burg. Unë dyshoj se Ridvani mund të ketë pasur konflikte me ndonjë person tjetër, sepse edhe vetë familjarët e tij e kanë pohuar në sallën e gjyqit se ai shumë kohë më parë ishte marrë me drogë. Cila është thirrja juaj? Kërkoj që të mos më dënojnë pa prova e pa fakte. Nëse drejtësia është e barabartë për të gjithë, atëherë, le të bëjnë drejtësi dhe jo të më dënojnë pa shkak. Unë dua vetëm drejtësinë time. Nëse më dënojnë, unë çështjen do ta ndjek deri në Strasburg.

 ??  ?? Vitor Islami
Vitor Islami
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania