Gazeta Shqiptare

SI U VRA SPARTAK DELIU - Dëshmor i Lirisë dhe Demokracis­ë

Në kujtim të 26- vjetorit të vrasjes së tij

-

Një shprehje e vjetër romake thotë " Një popull, që nuk kujton të kaluarën e tij është i destinuar të shuhet si komb dhe nuk ka të ardhme". E theksoj këtë gjë se shumë ngjarje të rëndësishm­e të demokracis­ë po lihen në heshtje.

6 mars 1991. Kishin kaluar 2 javë nga rrëzimi i monumentit të diktatorit komunist në qendër të Tiranës. Lëvizjet demokratik­e ishin përhapur në të gjithë vendin. Ëndrra e popullit shqiptar ishte liria dhe demokracia si në vendet perëndimor­e.

Në ora 16 të kësaj dite marsi në sheshin "Skënderbej", përballë Pallatit të Kulturës u organizua një miting i madh i Partisë Demokratik­e ku morën pjesë me qindra e mijëra vetë që brohorisni­n në mbështetje të saj. Shoqata e ish- të përndjekur­ve politikë të rrugës së Kavajës, ku unë, Saimir Maloku, isha kryetar i saj, kishte një bashkëpuni­m të madh me Partinë Demokratik­e, që kishte selinë e saj qendrore aty pranë. Të udhëzuar nga Azem Hajdari unë dhe disa militantë aktiv të P. D. mbas mbarimit të mitingut e drejtojmë turmën e protestues­ve drejt rrugës së Kavajës për në selinë e P. D. Duhet të theksoj se shokët e mi të ngushtë të fëmijërisë dhe të mëhallës zotërinjtë Sotir Qirjaqi, Maks Konomi dhe Perikli Dhales ishin anëtarë dhe militantë tepër aktiv të kësaj partie.

Turma e protestues­ve duke bërtitur me thirrjet: "Liri Demokraci", "Poshtë diktatura" etj. filloi të marshojë drejt rrugës së Kavajës. Por klika kriminale komuniste kishte përgatitur planin ogurzi duke vendosur disa ushtarë me pushkë snajper në tarracën e godinës dy katesh, që ndodhej pranë xhamisë së Dine Hoxhës. Disa djelmosha 14 - 16 vjeçar duke ngritur dy gishtat lart dhe tepër entuziastë ishin para nesh.

Tre të shtëna pushke drejt turmës sonë të protestues­ve bënë që ne të ndalojmë. Një nga ata djel- moshat që ishte para meje në atë çast bie papritur në tokë. Unë dhe disa njerëz të tjerë e mbajmë nëpër duar dhe e çojmë tek ambulanca e lagjes nr. 5 ( tani Njësia Bashkiake nr. 10), e cila ishte 50 m afër nesh. Sot Ministria e Mirëqenies Sociale është ngjitur me të. Për arsye se shkallët e ambulancës ishin të ngushta unë e mbaj vetë trupin e djaloshit dhe e çoj në katin e dytë ku ishin 2 mjeke; njëra me mbiemrin Galanxhi dhe një ndihmës mjeke me mbiemrin Heta. Njerëzit nuk i lejuam të futen brenda. Djaloshin e mbajta në prehrin tim derisa vdiq mbas 2 - 3 minutash. Dora ime që mbante kokën e viktimës u bë me pak gjak, ndërsa poshtë vetullës së syrit të djathtë ishte një vrimë e vogël. Plumbi i kishte dëmtuar trurin dhe dalë prapa kokës. Personeli mjekësor u habit kur unë i thashë se na gjuajtën me pushkë snajper. Lot na dolën të gjithëve prej syve dhe rënkonim në vetvete secili si dhe mallkonim kriminelin komunist vrasës. Një banor i mëhallës, Ramazan Bakalli dhe 2 gra kishin dëgjuar aty disa sigurimsa ku njëri prej tyre tha: " Në vend që të vritej ai derri i madh që është atje lart, u vra ky djaloshi". Një nga këto gratë vjen te ne lart dhe më thotë që mos dil se duan të të arrestojnë ty.

Unë i hedh xhaketën time viktimës dhe ja jap trupin shokëve të tij, që ishin aty poshtë, të cilët e vendosën trupin te një tricikël kinez transporti me tre rrota dhe nisen në drejtim të qendrës. Unë hipi prapë lart në katin e dytë të ambulancës dhe nëpërmjet një kalimi dal nga mbrapa saj si dhe shkova te shtëpia ime që ishte aty afër ( Sot tregu i Çamëve). Për 5 apo 6 ditë nuk dola nga shtëpia ime.

Më vonë gjatë një bisede Azem Hajdari më thotë se kanë dashur të të vrasin ty atë ditë, për të nxjerrë urrejtjen e tyre ndaj teje për kontributi­n që dhe në rrëzimin e simboleve komuniste në datën 20 dhe 21 shkurt të vitit 1991.

Para dy vitesh, Z. Ervjon Cara, shok i ngushtë fëmijërie me Spartak Deliun, më tregoi se sigurimi komunist edhe gjatë ceremonisë së varrimit të Spartak Deliut qëlluan lart në ajër me armë për të frikësuar pjesëmarrë­sit si dhe goditën me këmbë edhe arkivolin. Vrasja e këtij dëshmori të Demokracis­ë 14 - vjeçar bëri jehonë të madhe në të gjithë vendin tonë dhe në opinionin ndërkombët­ar. Kujtimi i tij është një akt frymëzimi për brezin e ri dhe dëshmi se sa gjakatare ishte diktatura komuniste që vriste edhe fëmijët e pafajshëm.

Që të përjetësoh­et kujtimi i këtij "Dëshmori të Demokracis­ë" 14vjeçar duhet t'i ngrihet një bust bronzi dhe t'i vihet emri i tij një shkolle 9- vjeçare në Tiranë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania