Gazeta Shqiptare

CHAMPIONS LEAGUE

-

Përballje

spektakola­re rezervoi shorti i UEFA Champions League për fazën çerekfinal­e. Bajern Mynih- Real Madrid dhe Juventus- Barcelona janë dy finalet e parakohshm­e që rezervuan goglat. Buzëqesh Atletiko Madrid, që ' peshkoi' Leicester, ndera sfida tjetër është ajo ndërmjet Dortmundit dhe Monako. As regjisorët më të famshëm të Hollivudit nuk mund të shkruanin një skenar kaq të bukur sa shorti i UEFA Champions League për fazën çerekfinal­e. Goglat rezervuan përballje titanësh, sfida luksi për të

dhuruar emocione të papërshkru­eshme. Bajern MynihReal Madrid, një klasike e futbollit evropian, një përballje mes dy prej klubeve më të famshme në botë, një sfidë e cila në të kaluarën ka dhuruar gjithnjë shumë spektakël. Ançeloti kundër së kaluarës së tij, ndërsa Bajern për t'u hakmarrë pikër- isht për atë humbje të turpshme dy sezone më parë, kur në stolin e Realit ishte pikërisht Ançeloti. Një tjetër finale e parakohshm­e është Juventus- Barcelona, një sfidë drithërues­e për italianët me shortin që nuk u tregua aspak i mëshirshëm. Përmbysja e çmendur kundër PSG është aq e freskët sa Juventusi shpreson në një mrekulli në një kohë kur ndeshja e kthimit do të luhet pikërisht në "Camp Nou". Juve është një skuadër eksperte, një kundërshta­r që nuk do të shpërdoroj­ë as mundësinë më të vogël në ketë përballje. Me kampionati­n thuajse të hipotekuar, bardhezinj­të do të luajnë gjithçka për gjithçka kundër Barcelonës. Buzëqesh nga ky short Atletiko Madrid, që "peshkoi" pikërisht kundërshta­rin më pak të kuotuar në këtë fazë Leister, por kujdes britani- kët nuk kanë asgjë për të humbur, as presionin për t'u kualifikua­r, fundja janë mësuar tashmë me termin ' Hirushe'. Një sfidë mes të barabartës­h mund të konsideroh­et ajo ndërmjet B. Dortmund- Monako, të gjesh një favorit në këtë sfidë është e vështirë, mbase francezët kanë më shumë freski dhe gëzojnë një formë të shkëlqyer, fundja ishin dhe ideatorët e një përmbysjej­e të madhe kundër Man. Sitit. Ndeshjet e para të ndeshjeve çerekfinal­e do të luhen me 11.12 prill, ndërsa ato të kthimit më 18 dhe 19 prill.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania