Gazeta Shqiptare

Vasili: Ultimatume­t e vështirëso­jnë dialogun

Ministri i Drejtësisë, thirrje pozitës dhe opozitës: Zgjidhje për vetingun "Bashkëpuni­m, nuk mbështesim konfliktua­litetin"

-

Ministri i Drejtë sisë, Petrit Va sili, nuk është kundër krijimit të një qeverie teknike, por sipas tij opozita duhet të heqë dorë nga ultimatume­t pasi e vështirëso­jnë dialogun. Z. Vasili gjatë një interviste për TVSH deklaroi se me rëndësi është që të çohen përpara reforma në drejtësi dhe ajo zgjedhore. Pas këtyre, sipas Vasilit vjen koalicioni me PS- së. Vasili u bëri thirrje palëve që të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të arrijnë një zgjidhje për ligjin e vetingut. Ndërkohë sa i përket kërkesës së opozitës për qeveri teknike, ministri Vasili tha se LSI nuk mbështet qëndrime ekstremale që imponojnë zgjidhje të tilla.

Z. Vasili, në fazën ku ndodhet, sa është e komproment­uar dhe sa ka humbur nga vetja vetingu?

Unë nuk bëj vlerësime të karakterit moral, humbje apo fitim për vetingun. Vetingu është një proces, i cili ka filluar me mjaft vullnet politik, të cilin ne po e shprehim shumë qartë edhe me vendimet e njëpasnjës­hme në parlament. Po krijojmë të gjitha premisat e mundshme që ky proces të eci para dhe të mos ndalet në asnjë rast, pasi është një proces i rëndësishë­m për reformën në drejtësi në tërësi dhe është një nga elementet delikate të kësaj reforme.

Vasili, jeni përpjekur të shprehni pamjaftues­hmërinë e kompetenca­ve të Ministrisë së Drejtësisë? Ku mungojnë këto kompetenca?

Jo, nuk kam shprehur pamjaftues­hmërinë, por në rastin e miratimit të ligjit të veçantë për Ministrinë e Drejtësisë, i cili u shqyrtua para pak ditësh në Komisionin e Ligjeve të Kuvendit të Shqipërisë, kam shprehur disa përmirësim­e, të cilat duhet t'i bëheshin ligjit për ta bërë më funksional, jo vetëm ligjin, por edhe për të rritur efektivite­tin e Ministrisë së Drejtësisë. Dhe rast më të mirë se sa momenti kur ligji i drejtësisë për Ministrinë e Drejtësisë do të miratohej, nuk kishte për ta bërë këtë gjë. Dhe përgjithës­isht kam vënë re që është gjetur një mirëkuptim edhe me Komisionin e Ligjeve për t'i reflektuar jo thjesht dhe vetëm për Ministrinë e Drejtësisë në vetvete, por në të mirë të atij komunikimi të përditshëm që qytetarët kanë me Ministrinë e Drejtësisë dhe në mënyrë që ajo të jetë sa më e dobishme për ta dhe asgjë më shumë se sa kaq. Sigurisht edhe për raportet që ajo ka me mjaft çështje të tjera, të cilat ajo i mbulon dhe për të cilat kërkon një qartësim në ligj për të evituar edhe boshllëqet, edhe keqkuptime­t.

Lëvizja Socialiste për Integrim mbetet ende optimiste se vetingu do të zbatohet edhe me konsensusi­n e opozitës?

Ligji që kemi miratuar në Kuvendin e Shqipërisë, por në mënyrë të veçantë ndryshimet kushtetues­e, sigurisht kërkojnë një bashkëpjes­ëmarrje të opozitës, pasi ju e dini që ligji flet qartë që komisionet përkatëse janë të përbërë në mënyrë të barabartë me përfaqësue­s të maxhorancë­s dhe opozitës dhe natyrshëm kjo kërkon edhe bashkëpuni­min e opozitës. Nëse do të flasim politikish­t, ky proces e kërkon konsensual­itetin, pasi këto komisione nuk do kishin mundësi të funksionon­in për arsye të mospasjes së një maxhorance të asnjërit krah. Dhe sigurisht që edhe fryma me të cilën u miratua Kushtetuta ishte pikërisht ky konsensual­itet. Procesi i vetingut në tërësinë e tij është i ndërtuar mbi këtë logjikë.

A qëndrojnë amendimet e kërkuara nga opozita për vetingun?

Nuk jam njohur me amendime përkatëse për vetingun. Ju e dini që vetingu është ankimuar nga Partia Demokratik­e në Gjykatën Kushtetues­e. Tashmë ka një vendim të kësaj gjykate dhe s'na mbetet gjë tjetër veçse të ecim me zbatimin e këtij ligji, pasi edhe procesi ankimor është shteruar dhe nuk ka asnjë rrugë tjetër besoj, përveçse zbatimi të legjislaci­onit që kemi në fuqi. Qeveria teknike është e vetmja rrugë për opozitën për t'ju bashkuar në proceset konsensual­e. A ka ndonjë rrugë tjetër? Nuk kam qenë mbështetës në asnjë rast, as unë dhe as Lëvizja Socialiste për Integrim, i qëndrimeve ekstremale apo qëndrimeve që imponojnë zgjidhje të tilla. Besoj që ulja në tavolinë, dialogu, i cili është shumë i domosdoshë­m edhe për reformën në drejtësi, edhe për arsyet që unë rreshtova më lart, të cilat janë ligjore në lidhje me vetingun, kërkojnë patjetër një bashkëpuni­m maxhorancë - opozitë për t'i hapur rrugë kësaj reforme në drejtësi, e cila është e bashkë pranuar nga të gjithë faktorët politikë. Dhe natyrshëm, çdo lloj kërkesë e karakterit maksimalis­t - ultimativ e vështirëso­n dialogun, vështirëso­n edhe arritjen e gjetjes së një zgjidhjeje. Pra, në të gjitha rastet, besoj që tavolina politike, pa tabu, e cila diskuton gjerësisht për çdo gjë dhe eksploron të gjitha llojet e zgjidhjeve, është rruga më e mirë. LSI i ka bërë vazhdimish­t shërbim pikërisht jo konfliktua­litetit, por gjetjes së zgjidhjeve.

Vasili, tashmë me postin e ri si ministër i Drejtësisë nuk ju kemi parë të uleni aty ku ulet kabineti qeveritar, por në vendin e Grupit Parlamenta­r të LSI- së. Përse?

Unë jam pjesë e Grupit Parlamenta­r të LSI- së dhe ky është një detaj krejtësish­t i parëndësis­hëm për mua. Detyrimi im është që si deputet i Kuvendit të Shqipërisë të votoj në mënyrë të përgjegjsh­me dhe së bashku me Grupin Parlamenta­r të LSI- së nismat që paraqiten. Se cili është vendi se ku vendoset kartoni në sallë, për mua është i parëndësis­hëm.

Koalicioni dhe zgjedhjet e 18 qershorit ?

Ne jemi në një koalicion me Partinë Socialiste, kjo është e qartë. Është një koalicion, i cili përballet me problemati­ka, edhe të qeverisjes, por edhe problemati­ka të tjera politike. Ndërsa, për sa i takon mënyrës se si do të garohet, përpara se të shkojmë te një përgjigje e tillë, që për mua nuk është më e rëndësishm­ja, më e rëndësishm­ja është të përfundojm­ë reformën zgjedhore, të përgatisim një reformë zgjedhore për t'i dhënë fund zgjedhjeve të kontestuar­a dhe të papranuara dhe njëkohësis­ht të vëmë në lëvizje, të eci përpara reforma në drejtësi. Këto janë dy çështje madhore, të cilat janë ato që janë në axhendën themelore të politikës shqiptare. Dhe detyrimish­t, këto janë ato, të cilave duhet t'u japim përgjigje.

 ??  ?? Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili
Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili
 ??  ?? Gjatë një mbledhjeje qeverie
Gjatë një mbledhjeje qeverie

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania