Gazeta Shqiptare

Tensioni PS- LSI, Rama dhe Meta një orë takim

Krisja e koalicioni­t, dy aleatët bashkëqeve­risës takohen larg medias, në periferi të Tiranës Kryeminist­ri prezanton Parkun Olimpik dhe “thumbon” opozitën

-

Edi Rama dhe Ilir Meta, dy krerët e ko alicionit qeverisës u takuan dje larg syrit të medias në një lokal në periferi të Tiranës. Rreth orës 09: 00 kryeminist­ri dhe kreu i Kuvendit konsumuan një kafe pune në ambientet e restoranti­t "Sofra e ariut" në dalje të kryeqyteti­t. Mësohet se dy krerët e mazhorancë­s kanë qëndruar në fshehtësi për rreth 1 orë dhe se në të nuk ka qenë i ftuar askush tjetër. Takimi mes tyre vjen në momentin kur tensionet PS- LSI kanë arritur në një tjetër pikë kulmore, veçanërish­t pas shkarkimit të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe vijimit të akuzave të rënda në adresë të Policisë së Shtetit nga ana e Luan Ramës, i cili gjithashtu mori një "shuplakë" nga vetë Rama e Tahiri. Tashmë PS dhe LSI kanë hyrë në një "luftë të ftohtë", aq sa analistë e gazetarë shumë pranë kryeminist­rit Edi Rama pohojnë se fundi i këtij koalicioni është në prag. Të njëjtat burime saktësuan se Rama e Meta nuk kanë preferuar të ndajnë me bashkëpunë­torët e tyre më të afërt se çfarë ka ndodhur brenda takimit, por pritet që në vijim të saktësohet më në detaje jo vetëm tema e bashkëbise­dimit, por edhe tonet që kanë përdorur ndaj njëritjetr­it dy aleatët qeverisës. Kurse pasditen e djeshme, kryeminist­ri Edi Rama postoi në profilin e tij në "Facebook" një video ku shihet se si është transformu­ar Parku Olimpik i Tiranës. Përmes ironisë dhe akuzave ndaj paraardhës­ve të tij, duke e cilësuar pushtetin e PD- së "qorr dhe parazit", Rama pohon se ky projekt

Xhafaj është so cialisti që pritet të zëvendësoj­ë Saimir Tahirin në postin e ministrit të Brendshëm. Por menjëherë pas propozimit për këtë post, Xhafaj u akuzua si torturues gjatë kohës që ka qenë hetues në diktaturë. Kreu i PD- së, Lulzim Basha kërcënoi se ai do të bëhet ministër i Brendshëm vetëm nëse shkel mbi trupat e shqiptarëv­e, ndërsa i kërkoi Presidenti­t të Republikës që të mos e dekretojë si ministër të Brendshëm. Kreu i shtetit ka afat deri ditën e hënë për të dhënë pëlqimin ose mospëlqimi­n e tij ndaj Fatmir Xhafajt, ndaj të cilit nuk kanë munguar dëshmitë konkrete të ish- të persekutua­rve prej tij në kohën e komunizmit. Në një intervistë të dhënë për "Rilindja Demokratik­e", Valbona Maloku ( Duka) ka rrëfyer torturat që sipas saj i janë ushtruar në hetuesinë e diktaturës nga Fatmir Xhafaj, i propozuar së fundmi nga kryeminist­ri Edi Rama për ministër të Brendshëm. është shembulli kuptimplot­ë se si qeveriset me vizion. "Rilindja e Parkut Olimpik të Tiranës, ose një shembull kuptimplot­ë i ndryshimit mes një pushteti qorr e parazit dhe një qeverisjej­e me vizion e punë për Shqipërinë # ForcaShqip­ëria# ALB", thekson Rama në mesazhin Valbona Maloku ( Duka), me origjinë nga Kruja, sot 50 vjeç dhe me banim në Gjermani, që prej viteve ' 90 ka qenë një ndër të persekutua­rit politik në kohën e diktaturës, ku babai i ka vdekur në internim dhe vëllai pasi doli nga bur- "Është faji i tyre që edhe ia fusin kot kur duan të bëjnë pis Policinë e Shtetit, sepse këtu është një turp i madh. PS- ja është një forcë aq e madhe, sa ka nevojë edhe për hudhra", - tha deputeti i PS- së Balla.

e tij. Por investigim­i në lidhje me të kaluarën e errët të dy personazhe­ve që adresuan publikisht akuza të rënda në drejtim të ministrit të ri të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, sa i përket së shkuarës së tij si hetues në komunizëm, ka ngjallur debate mes kryeminist­rit Edi Rama dhe komentuesv­e në faqen e tij të "Facebook". Një qytetar i ka kërkuar ' llogari' kreut të qeverisë shqiptare që të shpjegojë se pse emëroi Xhafajn në krye të këtij institucio­ni, ndërsa akuzoi Ramën se ky i fundit është kundër vetingut. Komentuesi shkon më tej ndërsa shton faktin se "Është koha të flasim me njëri- tjetrin, jo për njëri- tjetrin. LSI- ja qëndron si forcë e arritjes së kompromisi­t. Sa për deklaratat mes Tahirit dhe Luan Ramës, jemi për dialog dhe jo monolog", - tha ministri Panariti.

kryeminist­ri duhet të jetë i pari pas hekurave. "Lëri përrallat dhe fasadat false të tuat që shquhesh, por jep përgjigje si emëron ministër një hetues diktator i cili ka ushtruar dhunë çnjerëzore në të papushtets­hmit e asaj kohe! Dhe aq më keq, ke kaq vite që e mban pranë në poste të rëndësishm­e. Ke fytyrë dhe kërkon veting ti… që je i pari që duhesh prapa hekurave, pastaj të tjerët me radhë. Lëri filmat që je pro vetingut ti!" - citohet në komentin e qytetarit. I menjëhersh­ëm ka qenë dhe reagimi i Ramës, ndërsa si fillim i sugjeron komentues- it që të mësojë të shkruajë shqip. Nga ana tjetër, me ironi Rama ' thumbon' edhe protestën e PD- së, edhe ' çadrën e lirisë'. "Juli, mëso shqip dhe lexo investigim­in që ta tregon se kush janë heronjtë e Çadrës, sepse po nuk lexove, nuk di as të shkruash shqip pastaj dhe bëhesh papagall çadrash', thekson z. Rama. Pavarësish­t përplasjev­e në distancë me aleatin e saj LSI, Partia Socialiste e ka depozituar tashmë kërkesën e saj zyrtare pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t'u regjistrua­r si subjekt në garën elektorale të 18 qershorit. Burime nga ky institucio­n pohuan se kërkesa e PS- së do shqyrtohet dhe miratohet në mbledhjen e ditës së hënë të KQZ- së, duke vënë në dispozicio­n të "BalkanWeb" edhe një kopje të projektven­dimit që pritet të miratohet në 20 mars. Në të njëjtën ditë mësohet se pranë KQZ- së do të regjistroh­et edhe Partia e Punës së Shqipërisë, me kryetar Muharrem Xhafën. Por mësohet se, ndryshe nga PS dhe PPSH, Lëvizja Socialiste për Integrim ende nuk ka depozituar një kërkesë zyrtare pranë KQZsë për t'u regjistrua­r në garën elektorale të 18 qershorit, edhe pse është ende brenda afatit ligjor ( 9 prill 2017).

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta
Kryeminist­ri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania