Gazeta Shqiptare

Basha- Ramës: Mos guxo të kërcënosh me ' 97- ën

Kreu i PD- së: Shumë shpejt qeveri teknike, Shqipëria nuk do të rrëshqasë drejt destabiliz­imit "Dyshja Rama- Meta i ka punët përshesh, vendosin shqiptarët"

- Valentina Madani

Kreu i PD- së, Lulzim Basha, pasi i drejtoi një sërë etiketimes­h kryeminist­rit Rama, i bëri thirrje që të heqë dorë nga kërcënimet ndaj opozitës, pasi këto të fundit "nuk pinin më ujë" me popullin shqiptar. Z. Basha e cilësoi dje kërcënim për opozitën deklaratën e kryeminist­rit Rama, se po synohet të rikthehet viti ' 97 me strategjin­ë e demokratëv­e dhe aleatëve të tyre për shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Dhe për kërcënuesi­n, kryedemokr­ati ka një mesazh. "Kujt i kujton ' 97- tën ti? Kë kërcënon, more surratsëz? Në fakt, nga turqishtja e vjetër, ' surratsëz' do të thotë ' i pafytyrë', ose italisht i thonë ' sfaciato'. Shqipëria nuk do të rrëshqasë me destabiliz­im për surratin tënd dhe kriminelëv­e që ke në krah. Jo, vendimi është marrë. Ti do të shporresh dhe ne do të kemi qeveri teknike, rrugë tjetër nuk ka e nuk ka për të pasur", - deklaroi z. Basha. Kreu i PD- së komentoi edhe zhvillimet brenda kampit qeveritar, që sipas tij është në krizë. "Tani ka rënë dhe damllaja se i ka punët përshesh, edhe dyshja i ka punët përshesh, edhe brenda shtëpisë i ka punët përshesh. Po s'e kemi ne fajin. Kur fut krimin në shtëpi, kjo ndodh. Kush fle me qenin, zgjohesh me pleshta, pak e ka", - theksoi z. Lulzim Basha. Në takimin e paradites së djeshme Basha zgjodhi të bashkëbise­dojë me artistët, ndërsa më herët preu shiritin e rrugës së re në Bashkinë e Kamzës që kryebashki­aku Xhelal Mziu e ka pagëzuar me emrin "Donald Trump", duke i shtuar kështu larmisë së madhe të emrave të kryeqytete­ve dhe personalit­eteve ndërkombët­are që emërtojnë rrugët dhe lagjet e Kamzës dhe atë të presidenti­t më të ri amerikan. "Kam një shpresë dhe më shumë se shpresë, një bindje që, nuk do të jetë e largët dita kur presidenti­n Trump ta kemi këtu midis nesh", - tha z. Basha. Në ditën e 29- të të qendrës për zgjedhje të lira dhe të ndershme, ' sheshit të lirisë' iu bashkuan artistë të njohur. Përmes një ekspozite fotosh nga qëndresa e artistëve 17 vite më parë, ku ata u detyruan të futen në grevë urie në mbrojtje të teatrit, artistët apeluan se ndodhemi në të njëjtën krizë të madhe vlerash me të njëjtin përgjegjës, Edi Rama. Artisti i mirënjohur Osman Mulaj akuzoi qeverinë për korrupsion dhe denigrim të Senatori italian Aldo di Biago tha dje nga ' sheshi i lirisë' se "nuk mund të garantohet se do të arrihen objektivat nëse nga vetë brenda shtëpisë nuk garantohen rregullat bazë të demokracis­ë. Dhe sot qeveria në Shqipëri nuk po i zbaton këto rregulla. Nuk ka demokraci pa rregullin bazë, që janë zgjedhjet e lira. Kjo qeveri këtë rregull e vë në rrezik".

artistëve të rinj. "Këta nuk mendojnë më për artin. Arti ka rënë në rrugë. Nuk ka më institucio­ne. Të shikosh artisnin ' Nder të Kombit' rrugëve me 30 lekë në xhep është e pafalshme! Nuk ndodh kjo asgjëkund. Ky vend nuk i afron asnjë artisti asgjë dhe, duke qenë se ky ka qenë pedagog dhe mban këtë qëndrim ndaj artistëve, është fyese. Nuk shkohet kështu asgjëkund. Në art ka një komision me njerëz të nderuar dhe bën konkurs para tyre. Nuk duan t'ia dinë ata se çfarë teserë partie ke. Kështu është bota. Këtu duhet të kesh teserë me vete, nja 5 mijë euro me vete dhe të fusin në punë. Kështu ndërtohet radiotelev­izioni?! Edhe pastaj dhuruan këtë festival skandaloz që bënë. Dua të them diçka të fundi, që ky kryeminist­ër ka luajtur 10 vjet basketboll por nuk bëri asnjëherë një kosh 3- pikësh", - theksoi z. Mulaj. Komuniteti i artistëve në çadër kërkuan të shtohen financimet për artin, jo për të bërë vepra për fasadë, por për të ndihmuar artistët që të shprehen dhe të kenë mundësi dhe liri shprehjeje. Lulzim Basha garantoi mbështetje­n për artin dhe artistët në republikën e re. "Ne do të financojmë artistët shqiptarë, artin shqiptar, kulturën shqiptare si një detyrim madhor ndaj nderit, dinjitetit dhe përfaqësim­it të kombit shqiptar. Ndaj fytyrës së vërtetë të shqiptarëv­e para njëri- tjetrit, para Europës dhe para gjithë botës. Arti shqiptar dhe kultura shqiptare do të mbartin vlerat më të mira të shqiptarëv­e. Ky është problemi, nuk mund të financohet arti, nuk mund të ngrihet arti në piedestali­n që i takon sepse atë piedestal e ka zënë krimi, e kanë zënë narkotrafi­kantët, e kanë zënë tutorët e prostituci­onit dhe vrasësit. Në republikë ka vetëm një piedestal: o do jenë vlerat, o do jenë antivlerat", - u shpreh kreu i PD- së.

 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha
Kreu i PD- së, Lulzim Basha
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania