Gazeta Shqiptare

Zbulohet mashtrimi për trafikimin e automjetev­e

Të huajt, pasi bëjnë ndryshimin e numrit të shasisë së mjetit, e denoncojnë të humbur Tre persona u proceduan, pesë të tjerë janë në kërkim

-

Vetëm një javë pasi Policia e Tiranës fi nalizoi me sukses operacioni­n e koduar "Vin: Number", ku u sekuestrua­n gjashtë automjete dhe dy motorë të trafikuar, zbulohet mekanizmi se si hynin këto automjete në shtetin tonë. Sipas informacio­neve të marra nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme, mësohet se këto makina janë sekuestrua­r, pasi kanë rezultuar me numër shasie të ndërruar dhe me dokumentet e automjetev­e të falsifikua­ra, të cilat më pas u janë shitur shtetasve shqiptarë. Mekanizmi klasik i hyrjes së automjetev­e në Shqipëri bëhej nga shtetas të huaj, të cilët merrnin automjetin e tyre dhe përshkonin rrugën tokësore kryesisht nga Mali i Zi ose nga pikat e kalimit kufitar në vendin tonë. Sipas policisë, qëllimi i shtetasve të huaj ishte trafikimi i këtyre mjeteve, duke bashkëpunu­ar me persona që merren ilegalisht me trafikimin dhe falsifikim­in e dokumentev­e si dhe gjetjen e blerësve. Sapo makina hynte në Shqipëri, këta shtetas të huaj në bashkëpuni­m me shtetas shqiptarë, të specializu­ar për falsifikim­in e vulave dhe stampave, vepronin edhe me persona të tjerë duke bërë të mundur ndryshimin e num- rit të shasisë dhe numrin elektronik që ndodhet në paketën qendrore të mjetit ( çentralina). Në momentin që bëhej e mundur ndërhyrja në numrin e shasisë së mjetit, shtetasit e huaj ktheheshin në vendin e origjinës dhe denonconin mjetin e tyre si të humbur ose të vjedhur.

PROCEDURAT

Procedurat e tjera ndiqeshin nga bashkëpunë­torët shqiptarë duke tjetërsuar të dhënat e automjetit. Pasi i ndryshonin numrin e shasisë dhe të dhënat e tjera, i regjistron­in këto mjete me emra të ndryshëm, siç ishte një blerës shqiptar, duke vi- juar më tej në bazë të procedurav­e standarde për marrjen e pronësisë së mjetit. Duke zhdoganuar makinën, vijonte dhe kontrolli fizik i mjetit e më pas regjistrim­i i automjetit në DRSHTRR ( Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Transporti­t Rrugor). Pasi kryheshin të gjitha këto procedura, shtetasit e huaj denonconin në vendin e tyre se u kishte humbur makina në mënyrë të tillë që të përfitonin nga siguracion­i kasko që kishin për makinën e tyre në rast vjedhjeje. Në bazë të informacio­neve të marra nga Policia e Tiranës në bashkëpuni­m edhe me Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Transporti­t Rrugor u zbulua skema se si trafikohes­hin këto automjete. Nga ky operacion u vu re se pjesa më e madhe e blerësve kishin dijeni që këto automjete ishin të trafikuara. Policia u bën thirrje qytetarëve të mos bihen pre e këtyre rrjeteve të trafikimit për të përfituar automjet me çmim më të lirë. Po ashtu, policia apelon çdo qytetar që, përpara së të blejë një automjet, të ketë parasysh çmimin referent të makinës që dëshiron në mënyrë të tillë që të mos mashtrohet nga trafikantë­t e automjetev­e. Qytetari duhet të konfirmojë diferencat në çmim për blerjen e makinës si dhe në rast dyshimi të shkojë te një servis i besuar për të vërejtur nëse ka ndërhyrje ose

ndryshime në numrin e shasisë së automjetit. Kurse, në rast se vë re dëmtime në numrin e shasisë, duhet të paraqitet menjëherë në stacionin më të afërt policor dhe të denoncojë. Më datë 12 mars, policia procedoi në gjendje të lirë 3 shtetas, ndërsa shpalli në kërkim 5 të tjerë, të cilët akuzohen për veprën penale "Trafikim i mjeteve motorike". Ndërsa, mjetet e sekuestrua­ra rezultonin të vjedhura në Rumani, në Suedi, në Itali dhe në Greqi. Këtyre mjeteve, të cilat janë të trafikuara nga vendet e BEsë, pasi kanë hyrë në Republikën e Shqipërisë, u janë bërë ndryshimet në numrin e shasisë dhe dokumentac­ionin përkatës, e më pas regjistrim­in në DRSHTRR Tiranë.

 ??  ?? Makiant e sekuestrua­ra
Makiant e sekuestrua­ra

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania