Gazeta Shqiptare

Grabitja në Rinas, burg për dy autorët e tjerë

Murataj e Sinani mohojnë akuzat

-

Gjykata

e Krimeve të Rënda la në "arrest me burg" dy personat e tjerë të arrestuar pak ditë më parë, si të dyshuar për dy grabitjet e ndodhura në rrugën e Rinasit, më 3 dhjetor 2015 dhe 9 shkurt 2017. Në seancat gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, dy të pandehurit, Aleksandër Murataj dhe Dritan Sinani kanë pranuar se janë takuar me Admir Muratajn në vilën e tij në Fushë- Pezë, por mohuan të kenë lidhje me grabitjen. Prokuroria paraqiti para togave të zeza si prova që i implikojnë dy të pandehurit në ngjarje, pamjet filmike të marra nga serveri i vilës së Admir Muratajt, ku të dyshuarit shfaqen duke u takuar me të në ambientet e jashtme të banesës luksoze. Për këtë gjë, Aleksandër Murataj i tha gjykatës se në vilë shkon-

te shpesh, pasi takohej më të vëllanë, Admirin, ku i çonte ushqime e rroba. "Ditën që ka ndodhur grabitja unë kam qenë te dentisti, pasi kam bërë një urë te dhëmbët. Ka pamje filmike të kamerave të sigurisë si dhe 4 dëshmitarë që e pohojnë këtë. Emri im është i regjistrua­r edhe te dentisti, që e vërteton këtë gjë. Unë nuk kam lidhje me grabitjen e blindit", - ka thënë ai para togave të zeza. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe i dyshuari tjetër, Dritan Sinani. Ky i fundit ka pohuar se me Admir Muratajn njihej kohë më parë dhe ka

miqësi me të, por kjo nuk do të thotë se është i përfshirë në grabitje. Ai ka rrëfyer se është e vërtetë që ka shkuar shpeshherë në vilën e Admirit, por aty shkonte për të takuar vëllain e tij, i cili ishte i punësuar si kopshtar. Të dy këta persona, edhe në dëshmitë e para që kanë dhënë në polici, kanë mbajtur qëndrim mohues, duke pretenduar se nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen e ndodhur. Ndërsa, prokuroria thotë se ka prova dhe fakte të mjaftueshm­e që i përfshin ata në këtë grup kriminal. Më herët, policia ka arrestuar edhe 6 persona të tjerë që akuzohen se janë autorë të grabitjeve të blindave me para. Pas hekurave ndodhen Fation Xhyliu, Ditjon Memlika, Neim Avdulaj, Dash dhe Ernest Kupa, Admir Murataj. Nga këta, të vetmit që vijojnë të mohojnë përfshirje­n e tyre në grabitje janë dy kushërinjt­ë Dash dhe Ernest Kupa. Ndërsa, krahas dëshmisë së të penduarit të bandës, Admir Çerpja dhe rrëfimeve të Fation Xhyliut e ish- komandos Neim Avdulaj, në ndihmë të prokuroris­ë për të zbardhur grabitjet, ka ardhur edhe serveri i sekuestrua­r në vilën e Admir Muratajt. Burime pranë hetuesve të çështjes bënë me dije se nga kamerat filmike është zbuluar se të dyshuarit shfaqen duke hyrë në vilë me një makinë ngjyrë të bardhë, me të cilën kanë udhëtuar nga Ura e Limuthit ku dogjën automjetet që përdorën në grabitje. E njëjta makinë që ka hyrë në vilën e Admir Muratajt rezulton të jetë përdorur edhe në grabitjen e 3 dhjetorit 2015. Në kërkim vijon të jetë ende Admir Murataj, i cili konsideroh­et si truri i bandës kriminale, si dhe Klemend Çala, ndërsa vijojnë kërkimet për identifiki­min e personave të tjerë të përfshirë në grup.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania