Gazeta Shqiptare

Krimi në Bathore, vihen në pranga 4 persona

Policia: Konflikti mes dy 16- vjeçarëve, të afërmit u konfliktua­n me mjete të forta Njëri prej vëllezërve të plagosur vdiq në spital

- Xhensila Kodra

Sherri banal i nisur mes dy adoleshent­ëve bëri që për të sheshuar ujërat, të përfshihes­hin edhe familjarët e të afërmit e tyre në konflikt. Por, si pasojë e përdorimit të armëve, njëri prej personave të përfshirë mbeti i vrarë nga plagët e marra në trup, vëllai i tij u plagos, ndërsa u arrestuan edhe 4 persona. Ngjarja në fjalë u shënua dy ditë më parë, në periferi të Tiranës, në një lokal në Bathore. Viktimë e ngjarjes së rëndë mbeti babai i tre fëmijëve, Aleksandër Barlika. 35- vjeçari nga Mati ishte daja i njërit nga dy 16- vjeçarët që nisën sherrin. Barlika bashkë me të vëllain kishin shkuar për të shuar konfliktin që nipi i tyre kishte pasur me bashkëmosh­atarin e tij, 16vjeçarin Ledjon Cani. Sipas policisë, në konflikt u përfshi edhe babai i këtij të fundit. Fillimisht, policia arrestoi vetëm Ledjonin, ndërsa pak pas mesnate u vunë në pranga edhe 3 persona të tjerë. Policia njoftoi dje zyrtarisht se të arrestuari­t për këtë ngjarje janë Rasim Cani, 49 vjeç; djali i tij Ledjan Cani, 16 vjeç; Altin Barlika, 38 vjeç, si dhe K. P., 16 vjeç, të katërt banues në Tiranë. Këta persona akuzohen për veprat penale "Vrasje me dashje", "Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë, në bashkëpuni­m", "Plagosje e lehtë me dashje", "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe "Moskallëzi­m i krimit".

HETIMI

Burime zyrtare të policisë bënë me dije se nga hetimet e kryera ka rezultuar se konflikti ka nisur mes dy 16vjeçarëv­e. K. P. dhe Ledjan Cani janë konfliktua­r me njëri- tjetrin për motive të dobëta. Në këtë konflikt janë përfshirë edhe shtetasit Aleksandër Barlika, Altin Barlika ( dajat e shtetasit K. P.) dhe Rasim Cani ( babai i Ledjanit). Fillimisht ata janë konfliktua­r me mjete të for- ta me njëri- tjetrin. Konflikt i cili më pas është përshkallë­zuar në përdorim të armëve të zjarrit. Konkretish­t, Aleksandër Barlika ( Bajrami) dhe Altin Barlika ( vëllezër), të shoqëruar edhe nga nipi i tyre K. P., kanë nxjerrë një armë tip pistoletë dhe kanë tentuar të qëllojnë ndaj shtetasve Ledjan Cani, D. C. dhe Rasim Cani. Në këtë moment, duke përfituar nga gjendja e rrëmujës së krijuar, Ledjani ka marrë një armë gjahu, tip çifte, me të cilën ka qëlluar Aleksandër Barlikën, i cili ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra, si dhe shtetasin Altin Barlika, i cili ka marrë dëmtime të lehta në trup.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, efektivë të Komisariat­it Nr. 5 në kryeqytet bënë edhe sekuestrim­in në cilësinë e provës materiale të një arme zjarri tip pistoletë "TT", me një krehër dhe 8 fishekë, si dhe një arme gjahu të tipit çifte.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania