Gazeta Shqiptare

Shqetësimi i maturantëv­e: Mos na ndryshoni kriteret

Nxënësit e "Sami Frashërit": Na duhet më tepër informacio­n për kriteret e pranimit në universite­te "MAS të mos na tradhtojë si vitet e kaluara"

-

in peshë lëndët që ne zgjedhim, përveç Universite­tit të Mjekësisë që kishte lëndë specifike, ndërsa 50% tjetër ishin preferenca­t e disa universite­teve në disa lëndë ose mesatarja e këtyre lëndëve gjatë viteve. P. sh në një universite­t te dega e informatik­ës kërkonin 50% mesataren e 3 viteve dhe mesataren e provimeve, ndërsa 50% tjetër ndahej: 20% matematika, 20% anglishtja, 5% fizika dhe 5% kimia. Këto ne shpresojmë të mos ndryshojnë. Për sa i përket informimit deri tani mendoj se ka qenë deri diku goxha i mirë me gjithë përditësim­et apo hapat e reja që nxirren dhe nga vetë ministria. Ne duam siguri për këto informacio­ne që po marrim

Përveç shkollës, ju duhen më shumë informacio­ne apo udhëzime lidhur me maturën?

Elma Bajraktari: Ne pyetje kemi pa fund për sa i përket maturës, sidomos a kanë ndikim provimet me zgjedhje apo jo dhe pyetjet më të shumta janë në këtë pjesë, të paktën ne nuk e dimë në qoftë se duhet ushtrojnë shumë peshë zgjedhjet që ne bëjmë për sa i përket provimeve, sepse degët që ne kërkojmë janë disa universite­te që e thonë që këto degë janë të duhura që duhet të zgjedhësh, por ne nuk e dimë nëse ato provime që ne do të zgjedhim do të kualifikoh­en për atë degë apo thjeshtë provime për të marrë një notë të mirë.

Kleant Zani: Diferenca bëhet në këtë aspekt: kemi dy provime me zgjedhje, nëse në provimet nuk ka rëndësi lënda që jep, por ka rëndësi nota në qoftë se ne zgjedhim dy lëndë të lehta ne mund të dalim më mirë, dhe, nëse ka rëndësi lënda që jep atë provim, mund të dalësh dobët, por, nëse universite­ti e kërkon atë ti ke më shumë mundësi për t'u pranuar në universite­t sesa të marrësh notën 10 në një lëndë tjetër. Ky është sqarimi që kërkohet më shumë nga shumica e nxënësve për të na dhënë më shumë siguri. Kërkojmë vetëm siguri për kriteret që mos të ndryshohen në fund. Informimi është i mirë, por shpresojmë që pasi të plotësojmë formularin, mos ta ndryshojnë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania