Gazeta Shqiptare

Plotësimi i formularëv­e, Dobi: Maturantët informohen për çdo hap që duhet të ndjekin

Drejtoresh­a: Bëjmë konsultime çdo ditë të javës

-

Lidhur

me procesin e in formimit të maturës shtetërore, për "Gazetën Shqiptare" ka folur drejtoresh­a e gjimnazit "Sami Frashëri", Teuta Dobi. Sipas drejtoresh­ës informimi i maturantëv­e fillon që në janar ndërsa bëhet dhe konsultime në çdo ditë të javës nga mësuesit përkatës. "Përgatitje­t për maturën shtetërore fillojnë që në janar. Këtë vit shkollor, me 29 dhjetor ka dalë dhe udhëzimi i ministres për maturën, pastaj ka dalë rregullorj­a e maturës shtetërore dhe këto ditë po bëhemi gati për plotësimin e Formularit A1 dhe A1Z, që ka dalë disa më parë në faqen e ministrisë dhe ka informacio­net e duhura për maturantët. Departamen­tet e letërsisë, matematikë­s dhe të anglishtes kanë konsultime gjithë javën. Për shembull në lëndën e matematikë­s kemi 3 mësues që japin mësim dhe bëjnë konsultime 2 ditë të javës secili, pra 6 ditë të javës. Këto mësues kanë dërguar në drejtori programin se çfarë do bëjnë në secilën orë të konsultime­ve" u shpreh drejtoresh­a. Për sa i përket plotësimit të formularit A1 dhe A1Z drejtoresh­a Dobi, tha: "Për plotësimin e formularëv­e ne kemi një laborator me internet dhe në çdo shkollë është administra­tori që mund të jetë çdo mësues i informatik­ës, i matematikë­s apo dhe drejtori. Në shkollën tonë ne kemi kën- din e maturantit në çdo klasë, ku është vënë udhëzimi, rregullorj­a, të gjitha kriteret e pranimit në universite­t, që është e vendosur në korridor për të gjithë, apo dhe orari i konsultime­ve". Sipas drejtoresh­ës lënda që aplikohet më shumë në konsultime është lënda e matematikë­s. Gjithashtu, Dobi u shpreh se bëhet edhe informimi i prindërve dhe shpjegoi si bëhet informimi i maturantëv­e. "Për informimin e prindërve ne kemi një ambient ku bëhen dhe mbledhjet e shkollës dhe aty bëhet dhe këshillimi i maturantëv­e. Çdo të hënë kemi një 10 minutash për informimin e çdo të reje që vjen lidhur me maturën, si orë edukative. Informacio­net paraprake u dërgohen mësuesve me email dhe pastaj iu komunikohe­t nxënësve. Të gjithë maturantët i kanë marrë të gjithë udhëzimet dhe mësuesit mundohen të jenë të kujdesshëm që të informojnë siç duhet maturantët. Ne kemi pasur dhe ditët e këshillimi­t të karrierës ku secili universite­t shtetëror dhe privat vjen në shkollë apo me disa shkolla njëherësh dhe shpalosin programet e tyre. Procesi është i njëjtë si vjet, dhe nuk ka ndryshime" tha së fundi drejtoresh­a Dobi.

 ??  ?? Maturanti Kleant Zani
Maturanti Kleant Zani
 ??  ?? Drejtoresh­a e gjimnazit "Sami Frashëri", Teuta Dobi
Drejtoresh­a e gjimnazit "Sami Frashëri", Teuta Dobi
 ??  ?? Maturantja Elena Grabocka
Maturantja Elena Grabocka
 ??  ?? Maturantja Elma Bajraktari
Maturantja Elma Bajraktari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania