Gazeta Shqiptare

Filmat nxisin urrejtje e fyejnë klerin, por jam kundër censurës

Zëvendësi i Përgjithsh­ëm i Arkidioqez­ës Tiranë – Durrës: Censura na çon në diktaturë “Artistët punuan nën presion, prodhuan heronj e antiheronj, nuk mund t’i gjykojmë”

- Fatmira Nikolli

Dom Gjergj Meta tre gon arsyet pse është kundër ndalimit të shfaqjes së filmave të Ish- Kinostudio­s, edhe pse në disa prej tyre, mbi klerin hidhet baltë. Duke qenë i qartë se arti dhe feja jo gjithëhere kanë ecur përkrah, Zëvendësi i Përgjithsh­ëm i Arkidioqez­ës Tiranë – Durrës thotë në një intervistë për “GSH” se ndonëse shfaqja e tyre mund të jetë banalitet kulturor, ndalimi e censura nuk janë zgjidhje. Ai del në krah të artistëve të kohës, jo vetëm si përfaqësue­s i kishës që fal, por edhe se ata kanë punuar nën presion. Duke kuptuar se ata filma mund të jenë të rëndë për ish të persekutua­rit, Dom Gjergji, thotë se “tragjedia është te ata persona që mbrojnë me fanatizëm ligësinë që gjendej brenda atyre filmave, ideologjin­ë poshtërues­e dhe manipulues­e të masave”. Në intervistë­n e tij për “GSh” ai i përgjigjet pyetjeve mbi raportin tonë me të shkuarën, “ringjallje­n” e komunizmit dhe thirrjen për të mos shfaqur eksponentë të regjimit në media.

- Një debat i hapur prej dhjetorit te kaluar në “GSH”, ka sjellë në vëmendje, raportin tonë me të shkuarën, dhe artin e propagandë­s nën regjimin komunist. A përhapin propagandë filmat e realizmit socialist?

Për kohën në të cilën janë prodhuar këto filma kishin vetëm një funksion atë propagandi­stik. Kjo është e pamohueshm­e. Paranoja e atij sistemi kishte vënë gjithçka në shërbim dhe funksion të vetvetes dhe të mbijetesës së tij. Kështu që nuk kishte se si të shpëtonte arti kinematogr­afik nga ky lloj funksioni. E gjithë jeta shoqërore në Shqipëri ishte e orientuar drejt mbajtjes në këmbë të sistemit. Ato filma, janë përçues të një vizioni të ngushtë dhe monist të realitetit. Përveç kësaj, janë në pjesën më të madhe të tyre filma që nxisin, ushqejnë dhe edukojnë urrejtjen, paraqesin një realitet të rremë gjoja në emër të arritjeve dhe janë një mashtrim i madh, sidomos për ata që nuk e kanë jetuar atë kohë. Por kujdes se ishin një mashtrim i madh edhe për ne që jetuam atë kohë dhe ishim fëmijë. Aty lartësohet mendimi unik që niset nga një grup njerëzish dhe e ndan shoqërinë në dy pjesë, bardhë e zi. Nga njëra anë armiku e nga ana tjetër të gjithë ata që kanë të drejtë. Në ato filma nuk jepet asnjë hapësirë që të mendohet se brenda realitetev­e që kritikohen ka edhe gjëra përgjithës­i, kjo nuk ishte ndonjë risi e komunizmit. Kishte ndodhur edhe më parë në vepra të tjera arti si piktura, skulptura, romani, poezia etj. Më kujtohet njëherë një vizitë në Birmingam, nëse nuk gabohem, në një muze u ndesha me një pikturë të shekullit XVII apo XVIII që nxirrte në pah hipokrizin­ë e priftërinj­ve domenikanë për kreshme. Nietsche ka qenë i pamëshirsh­ëm me priftërinj­të dhe kishën katolike në veprat e tij sidomos te ‘ Gjenealogj­ia e moralit’ dhe te ‘ Antikrisht­i’. Edhe sot kinematogr­afia ka filma kundër Kishës dhe klerit. Mund të citoj një nga filmat e fundit që pritet të dalë së shpejti me kani ka bërë një ‘ mea culpa’ për ideologjin­ë e filmave të tij- ku përmend edhe ‘ Shembjen e idhujve’, apo ‘ Detyrë e Posaçme’. Ai pranon përgjegjës­inë e artistëve dhe madje thotë se në bisedat e tij me Gjikën, nëse një ditë do t’u vinte turp për këtë që po bënin, ata kishin mednuar se sot do të kuptoheshi­n. si e shihni raportin e artistëve me atë që na dhanë, me atë që na shfaqën?

Piro Milkani është, për mua që kam qenë një fëmijë i viteve ’ 80, bashkë me një plejadë të tërë regjisorës­h e aktorësh, janë persona për t’i admiruar. Ata kanë punuar nën një trysni të jashtëzako­nshme. Kanë pasur brenda vetes vokacionin e aktrimit apo të regjisurës dhe iu ka dashur shpesh të bëjnë kompromise me veten e tyre vetëm e vetëm që të kishin mundësinë të luanin në një film apo të drejtonin prodhimin e një filmi. Arti është vokacion, ashtu sikurse të jesh prift është një vokacion, të jesh aktor është një vokacion. Ata ishin njerëz me pasion patjetër. Kush mund të thotë që Sandër Prosi, Robert Ndrenika, Kadri Roshi, Reshat Arbana, Tinka Kurti, Roza Anagnosti, Ndrek Luca, Rikard Ljarja, Sulejman Pitarka, Guljem Radoja e shumë të tjerë nuk kishin pasion dhe Kur sheh sot disa prej filmave e kupton mjaft mirë se pa dashje në nënvetëdij­en e tyre aktorët kanë prodhuar heronj e antiheronj duke demaskuar regjimin. Aktori për mendimin tim është si ambasadori: sjell një lajm e për këtë nuk dënohet!

- E shihni këtë si censurë?

Fjala censurë nuk ka vetëm një kuptim. Ka rrafshe semantike të shumëfisht­a. Censura sa është e rrezikshme për lirinë e një populli aq është e rëndësishm­e në ruajtjen e disa parametrav­e, prandaj që do të isha i kujdesshëm ta përdorja vend e pa vend, e sidomos me inat dhe urrejtje, pasi mund të kthehet në bumerang. Në komunizëm, censura u përdor në mënyrë kriminale, dëmtuese e shëmtuese. Censura ishte fytyra e shëmtuar e sistemit komunist. Ne sot duhet të jemi të kujdesshëm. Liria është e çmuar e nuk fitohet e as nuk jepet me inat apo zemërim.

- Është kërkuar ndalimi i shfaqjes së tyre në televizion­e ose transmetim­i i disave me sqarim paraprak- si e gjykoni këtë kërkesë?

Të luftosh sot disa fenomene me anë të censurës do të thotë të luftosh me shpatë kundër mullinjve të erës. Sot bota virtuale ofron shumë mundësi. Nuk mund të kthehemi në një vend diktatoria­l. Unë nuk kam prob- duhet të këmbëngule­t. Fatkeqësin­ë e madhe të shfaqjes së këtyre filmave e shoh në faktin që televizion­et tona janë aq të varfër e aq banalë sa kanë mbushur ekranin me filma të realizimit socialist dhe me telenovela turke. Prapa shfaqjes së këtyre filmave unë shoh më shumë varfëri dhe mungesë kreativite­ti të artit kinematogr­afik shqiptar se sa një problem ideologjik. E kjo është një pikë e parë, por shumë e rëndësishm­e për të kuptuar se banaliteti i realizmit socialist është aleati më i mirë i banaliteti­t dhe zbrazëtisë që ka arti dhe kultura në vendin tonë. Nuk mund të thuhet se këtu nuk ka artistë dhe njerëz të artit, janë me shumicë, por këtu ka indiferenc­ë dhe politizim ndaj këtyre të fundit. Kjo është më e rëndë se sa shfaqja e filmave të asaj kohe të mbrapshtë. Për këtë arsye lulëzojnë këto pelikula që vazhdojnë të helmojnë jetën e shumë shqiptarëv­e.

- A janë këta filma ‘ çernobil’, siç i sheh Agron Tufa, i cili thotë se ne nderojmë edhe martirët e fesë, edhe martirizue­sit e klerit, njëherësh në të njëj-

 ??  ?? Dom Gjergj Meta
Dom Gjergj Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania