Gazeta Shqiptare

Elona Agolli: Libri i kujtimeve, ja çfarë shkroi Dritëroi

-

Përmes

një postimi në facebook, Elona, e bija e shkrimtari­t Dritëro Agolli që u nda nga jeta një muaj më parë në moshën 85- vjeçare, ka treguar se çfarë thoshte shkrimtari për kujtimet e veta, të cilat kishte nisur të shkruante me kohë, por pa i mbaruar.

“Librin për jetën time ka disa vjet që e kam filluar, duke e nisur që nga paraardhës­it e mi. Por m’u prish mendja nga një shoku im, kur më tha se duhej ta nisja librin nga gjërat më dramatike të jetës. Dhe ai shtoi se Dantes, kur kishte ndërmend të shkruante ‘ Komedinë Hyjnore’, dikush i kishte thënë se duhej ta fillonte që nga ‘ Ferri’, nga pjesa më e rëndësishm­e e jetës dhe veprës së tij. Por unë nuk e ndryshova mendimin dhe e fillova nga paraardhës­it e mi”, - thoshte shkrimtari sipas të bijës. Elona shënon se ka pasur një hyrje libri i tij me kujtime.

SHËNIMET E DRITËROIT

“Shumë njerëz që shkruajnë për jetën e tyre, veçanërish­t shkrimtarë­t, e tregojnë moshën që kur kanë filluar të mbajnë mend: që tre, që katër, që pesë vjet. Dhe këtë e tregojnë me përpikmëri­në e një date të caktuar. Mbase kanë të drejtë, por unë dyshoj në vërtetësin­ë e këtyre gjërave të humbura në mjegullën e kohës. Mua nuk më kujtohet se në ç’moshë kam qenë, kur kam filluar të mbaj mend për gjërat dhe njerëzit që më kanë rrethuar, prandaj nuk mund t’i riprodhoj pikë për pikë sot. Si përmes një perdeje të hollë mëndafshi më vjen në mend një çardak, një krevat druri me një minder dhe mbi të një vajzë e shtrirë me një fytyrë të limontë. Ajo ishte Naximeja, motra e tretë e tim eti, që vinte pas dy të martuarave, Meribanit dhe Kanos. Siç tregonte më vonë gjyshja, po edhe nëna, ajo ishte më e bukura e motrave. Ishte e gjatë, me një gërshet që i zbriste deri nën belin e hollë si të grerës. Ndërsa dy motrat e mëdha, në pamje nuk ishin aq të këndshme; ishin shtatshkur­tëra dhe fytyrat i kishin ngjyrë të hirtë; gjithmonë dukeshin si të trembura dhe të përulura ndaj dikujt. Siç duket ishin ndrydhur nga burrat e tyre. Kurse Nazimeja, siç thashë, ishte e bukur dhe dergjej nga tuberkuloz­i në çardak atje në atë krevatin e drunjtë me minder. Tuberkuloz­it në atë kohë i thoshin verem, ose oftika, dhe e kishin shumë frikë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania