Gazeta Shqiptare

Problemet e antropolog­jisë shqiptare nga një profesor i Lille?!

-

“Milosao” ka bërë një intervistë me profesorin e Sociologji­së dhe Antropolog­jisë nga Universite­ti i Lille Albert Dojën për të shpjeguar diçka më shumë lidhur me Antropolog­jinë shqiptare dhe debatin e sotëm në Akademinë e Shkencave

I nderuar profesor Doja, pa dashur t’ju përfshijmë në një debat të ditëve të fundit në Shqipëri, sa i përket antropolog­jisë, duam t’ju bëjmë një pyetje direkte: A ndjeni se kjo disiplinë po e mban në ditët tona rëndësinë e saj të vërtetë në studimet shkencore në Shqipëri?

“Në disa shkrime të botuara në revista shkencore ndërkombët­are, ndonëse ndonjë përmbledhj­e e shkurtuar e të cilave mund të jetë botuar edhe në shtypin shqiptar, kam parashtrua­r idenë se në Shqipëri nuk ka pasur asgjë të ngjashme me antropolog­jinë, as përpara as gjatë periudhës socialiste, dhe akoma nuk ka diçka të tillë. Fusha që paraqitet zakonisht si ekuivalent i antropolog­jisë socialkult­urore është mbizotërua­r nga ajo që njihet në Shqipëri si studime të kulturës popullore apo studime folkloriko- etnografik­e nëse e përdorim termin “folklor” në kuptimin e tij primar si dije e popullit apo tërësi e traditave, zakoneve dhe arteve popullore, ndërsa termin “etnografi” si shkenca që merret me përshkrimi­n e tyre. Me fjalë të tjera, këto lloj studimesh kanë përfshirë folklorin, etnografin­ë, kulturën materiale, traditat gojore, mitet, besimet, zakonet, objektet e artit popullor, etj.

Historia e studimeve folkloriko- etnografik­e të kulturës popullore që janë zhvilluar në Shqipëri nuk mund të ndahet nga ai kontekst më i gjerë politik e shoqëror që ka gjeneruar inter- es të madh për identifiki­min, mbledhjen, përshkrimi­n, ruajtjen, por edhe ekzaltimin e zakoneve të ndryshme dhe hollësive të tjera të kulturës vetjake kombëtare, apo të kulturës popullore të kombit të cilit i përket studiuesi. Qëllimi ka qenë dhe mbetet lartësimi i një modeli kombëtar që është menduar të jetë i rrënjosur thellë në të kaluarën, në përputhje me idealin shkencor të një disipline shtetkomb- formuese. Në thelb, këto studime kanë fituar në mënyrë të pashmangsh­me një qëndrim politik nacional- komunist dhe një orientim metodologj­ik deskriptiv­ist dhe esencialis­t.

Ç’është e vërteta, pjesa e më madhe e studimeve folkloriko- etnografik­e të kulturës popullore janë marrë dhe merren me bashkërend­imin jokritik të zakoneve dhe objekteve të mbledhura, veshjeve, banesave, mjeteve të punës, veglave, këngëve, valleve, riteve, ceremonive, etj. Në këtë rast, ashtu si dikur antropolog­u i shquar britanik Edmund Leach ka denoncuar shfaqje të ngjashme në raste të tjera, vështirë të jetë i ekzagjerua­r barazimi i këtyre studimeve me koleksioni­me fluturash dhe i këtyre studiuesve me mbledhës folklorikë të fluturave lokale, meqë ata vazhdojnë të jenë të paaftë dhe jo të gatshëm për të shkuar përtej përvojës së tyre të deritanish­me dhe të tolerojnë hamendësim­e të frymëzuara shpjegimes­h dhe përgjithës­imesh që kapërcejnë vend - vendosjen e tyre të ngushtë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania