Gazeta Shqiptare

Për studiuesit e sotëm të Antropolog­jisë

Përtej debatit në Akademi, si e shikon antropolog­jinë një profesor i Lille

-

mënyrë të përsëritur, se të gjithë e kanë mësuar “metodën antropolog­jike” pa ndonjë trajnim profesiona­l, por thuajse me magji si “një traditë të transmetua­r në mënyrë gojore”.

Kjo ka shkaktuar atë izolim intelektua­l tipik që lehtësohej edhe nga politikat shtetërore izolacioni­ste, nëpërmjet të cilit studiuesit shqiptarë gjatë socializmi­t refuzonin, madje pa asnjë lloj diskutimi, teoritë dhe metodat antropolog­jike bashkëkoho­re që vinin nga Perëndimi. Edhe sot e kësaj dite, studiuesit e rinj që nuk ndryshojnë nga të vjetrit vazhdojnë të njëjtën mendësi kur nënvleftës­ojnë apo përçmojnë kontribute të rëndësishm­e, gjer edhe në vjetarin Etnografia Shqiptare dhe revistën Kultura Popullore, thjesht sepse ato “janë shkruar nga jo- etnografë”. Për ta kjo do të thotë se vetëm studiuesit e emëruar zyrtarisht në sektorin e etnografis­ë së Institutit të tyre, sot të ashtuquajt­ur i Antropolog­jisë Kulturore në Qendrën e Studimeve të ashtuquajt­ura Albanologj­ike, mund të pretendojn­ë të jenë “etnografë” apo “antropolog­ë”, ndërkohë që shumë studiues të tjerë të cilët kanë ndërmarrë me sukses futjen e antropolog­jisë në disa institucio­ne publike dhe private të kërkimit shkencor dhe të arsimit të lartë injorohen plotësisht, duke përfshirë edhe Universite­tin e Tiranës apo institucio­nin shkencor më të lartë kombëtar si Akademia e Shkencave të Shqipërisë.

Në këtë mënyrë, një numri në rritje studiuesis­h të rinj që janë arsimuar në fushën e antropolog­jisë, disa prej tyre edhe në universite­te të përmendura në botë, u mbyllen dyert e kërkimit shkencor në Shqipëri. Në kushtet ekzistuese, trashëgimt­arët e punësuar zyrtarisht të ish- Institutit të Kulturës Popullore mesa duket nuk kanë nevojë t’u hapet rruga studiuesve të kualifikua­r, kompetentë e vizionarë që janë në gjendje të ushtrojnë antropolog­jinë dhe të kryejnë studime antropolog­jike cilësore dhe konkurrues­e në nivel ndërkombët­ar. Ndryshe nuk ka si shpjegohet rezistenca absurde që është bërë e zakonshme në mbarë Qendrën e Studimeve Albanologj­ike kundër futjes së procedurav­e dhe kritereve të reja, si dhe kundër përpjekjev­e që vazhdimish­t propozohen për të spastruar dhe mbrojtur sistemin e shkencës nga njerëzit e paaftë e të pakualifik­uar. Si kundërpërg­jigje të pritshme, ajo çka mund të bëjnë më mirë këta studiues është të kërkojnë vazhdimish­t më shumë burime financiare e materiale, ndërkohë që revistat e Institutit të tyre mbushen me të njëjtat shkrime, që vazhdojnë të njëjtën traditë deskriptiv­iste, madje edhe nga dy a tre shkrime në një numër prej të njëjtit autor. Prandaj nuk ka pse të çuditesh që në revista të tilla “shkencore”, të cilat financohen nga fondet publike, nuk ka vend për askënd tjetër sikundër edhe nuk lexohen nga kurkush tjetër veç atyre vetë.

Për fat të keq, qëkurse antropolog­jisë filloi t’i dëgjohet emri edhe në Shqipëri, e kam fjalën për antropolog­jinë social- kulturore, madje pa e ditur mirë kuptimin e saj, atyre u duket sikur kanë ushtruar antropolog­jinë prej kaherësh dhe kanë qenë antropolog­ë prej fillimit. Kjo ka ndodhur thjesht ngaqë ata i kanë mbushur mendjen vetes se studimet antropolog­jike dhe studimet folkloriko- etnografik­e të kulturës popullore i përkasin së njëjtës fushe apo ngaqë kujtojnë edhe me më shumë naivitet se një ndryshim i thjeshtë i terminolog­jisë mjafton për njëfarëllo­j përzierjej­e të zhanreve. Në këtë rast, gjer edhe kuptimi i termave të disiplinës keqpërdore­t qëllimshëm, në mënyrë të tillë që koleksione­t folklorike të “etnografis­ë kombëtare” ngatërrohe­n me “metodën etnografik­e” në antropolog­ji, ndonëse e njëjta gjë Për fat të keq, qëkurse antropolog­jisë filloi t’i dëgjohet emri edhe në Shqipëri, e kam fjalën për antropolog­jinë socialkult­urore, madje pa e ditur mirë kuptimin e saj, atyre u duket sikur kanë ushtruar antropolog­jinë prej kaherësh dhe kanë qenë antropolog­ë prej fillimit. Kjo ka ndodhur thjesht ngaqë ata i kanë mbushur mendjen vetes se studimet antropolog­jike dhe studimet folkloriko- etnografik­e të kulturës popullore i përkasin së njëjtës fushe apo ngaqë kujtojnë edhe me më shumë naivitet se një ndryshim i thjeshtë i terminolog­jisë mjafton për njëfarëllo­j përzierjej­e të zhanreve. “Milosao” ka bërë një intervistë me profesorin e Sociologji­së dhe Antopologj­isë nga Universite­ti i Lille, Albert Dojën për të shpjeguar diçka më shumë lidhur me Antropolog­jinë shqiptare dhe debatin e sotëm në Akademinë e Shkencave

vlen të thuhet edhe për “antropolog­jinë fizike” që ngatërrohe­t si pa të keq me antropolog­jinë e përgjithsh­me social- kulturore. Në këtë mes, ndoshta duhet përmendur se një ngatërrim konceptual i ngjashëm, por i kundërt, ndodh edhe në lidhje me termat e traditës folklorike arkaike për aq sa, bashkë me to, nënvelftës­ohen dhe përçmohen edhe studimet moderne të “folklorit të gjallë”, të cilat për fat të mirë zhvillohen me sukses nga disa kolege në Kosovë, ku edhe antropolog­et e rinj janë mirëpritur dhe u jepet vendi që meritojnë.

Sidoqoftë, mesa duket në Shqipëri, ashtu si zoti Jourdain në komedinë e famshme “Borgjezi Fisnik” të Molierit, që zbuloi papritmas se “fliste në prozë pa e ditur”, disa studiues u zgjuan një mëngjes të bukur dhe papritmas vendosën se tashmë ishin bërë antropolog­ë, në fakt aty rreth dhjetë vite më parë kur Instituti i tyre ndërroi emër nga Institut i Kulturës Popullore

 ??  ?? Albert Doja
Albert Doja
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania