Gazeta Shqiptare

Përtej debatit në Akademi, si e shikon antropolog­jinë një profesor i Lille

-

pretimet individual­e të vetë njerëzve.

Çka mbetet e pa hulumtuar janë transformi­met e jetës shoqërore dhe ide të tilla se normat zakonore ekzistojnë për shkak se flitet e shkruhet për to, jo domosdoshm­ërisht për shkak se ato praktikohe­n. Në këtë mënyrë ka humbur mundësia për analiza shumëdimen­sionale të karakterit thelbësish­t retorik të cilësdo reference ndaj sjell- jeve zakonore në Shqipërinë bashkëkoho­re. Qasjet e mirëfillta antropolog­jike mund të lejojnë pikërisht një përpjekje analitike për të treguar, për shembull, se si individët dhe bashkësitë shoqërore shpesh do të gjejnë çdo mënyrë për të kapërcyer standardet zakonore absolutish­t përcaktues­e apo se si diskursi i së drejtës zakonore tradiciona­le përdoret si justifikim për vepra penale lidhur me zënkat e dekolektiv­izimit të tokës dhe kthimit të pronave, si dhe në konfliktet e dhunshme midis bandave të ndryshme kriminale”.

Ju, si antropolog, jeni tashmë prej pothuajse dhjetë vitesh Anëtar i Rregullt i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe padyshim përfaqëson­i antropolog­jinë sipas kritereve që përcakton rëndësia e kësaj fushe. Por ditët e fundit në Shqipëri është hapur një debat, sa i përket antropolog­jisë, lidhur me zgjedhjen e një Anëtari të Asociuar të Akademisë së Shkencave në këtë fushë. Si e shikoni këtë zgjedhje? A duhet të krenohemi se Shqipëria ka tani një Akademik të ri në fushën e antropolog­jisë që ia vlen të konsultohe­t?

“Prej kohësh jam përpjekur të mbaj gjallë një debat, si brenda edhe jashtë vendit, sa i përket studimeve shqiptare apo albanologj­ike ku shumica e opinionit shkencor mendon se duhet futur edhe antropolog­jia. Por qëllimi im mbetet, si kudo e kurdoherë, mjaftueshm­ërisht i qartë. T’i nënshtroj studimet albanologj­ike ndaj një analize idealtipik­e nga pikëpamja e antropolog­jisë sociale, mbështetur në një qasje krahasuese me tradita të ngjashme studimore në vendet e tjera të Europës së Lindjes dhe të Perëndimit. Qëllimi nuk është thjesht të kuptohet se çfarë përbëjnë apo çfarë nuk përbëjnë studimet folkloriko- etnografik­e të kulturës popullore, për shembull, por si dhe pse këto studime lindën dhe u zhvilluan në drejtimin specifik që ato morën dhe jo në një tjetër. Megjithatë, nuk kam dashur asnjëherë ta personaliz­oj debatin dhe kam shmangur të përmend emra të veçantë, me përjashtim të figurave kryesore. Sigurisht, jam përqendrua­r kryesisht në identifiki­min e dobësive dhe mënyrave të vjetruara, si dhe në domosdoshm­ërinë e përqafimit të metodologj­isë antropolog­jike në studimet shqiptare të kohës së sotme. Në fakt është e rëndësishm­e të kuptohet si dhe pse një thyerje epistemolo­gjike e këtij lloji është e domosdoshm­e në studimet shqiptare, në këtë periudhë tranzicion­i dhe transformi­mesh të mëdha sociale e kulturore. Vetëm kështu mund të kapërcehen prapambetj­et e trashëguar­a dhe të vlerësohen përpjekjet e filluara për reformimin dhe modernizim­in e kësaj fushe studimore, me të cilat bashkohen përpjek- jet e mia të vazhdueshm­e, si dhe gjithë puna ime për krijimin dhe zhvillimin e një tradite shqiptare në antropolog­ji social- kulturore. Natyrisht, pikësynimi im nuk mund të jetë tjetër veçse t’i hapë rrugën brezit të studiuesve të rinj që kanë filluar apo janë të gatshëm të marrin formimin e duhur për të kryer punime të përshtatsh­me në antropolog­ji. Njëherazi, qëllimi im është të pastroj këtë rrugë nga të vetë- shpallurit antropolog­ë dhe kapardisje­t e tyre gjestikula­tive që bëjnë çdo përpjekje për të ngatërruar gjërat dhe për të komprometu­ar të ardhmen e antropolog­jisë në Shqipëri dhe në studimet shkencore shqiptare.

Prandaj kam qënë shumë i interesuar kur mësova se Kryesia e Akademisë kishte propozuar hapjen e kandidimit për një vend të ri Anëtari të Asociuar në fushën e antropolog­jisë. Çuditërish­t, pas mbylljes së kandidatur­ave u hasa me një mungesë transparen­ce dhe perde të pakuptuesh­me lidhur me identifiki­min e kandidatëv­e. Shpallja zyrtare e zgjedhjeve u bë pa emrat e kandidatëv­e dhe me gjithë përpjekjet e përsëritua­ra edhe nga disa Anëtarë të tjerë, Kryesia e Akademisë ka refuzuar deri në fund të shpallë zyrtarisht emrat e tyre. Për të qënë i sinqertë isha kurioz të mësoja se kush nga koleget e vjetër të studimeve folkloriko- etnografik­e mund të kishte kandiduar në fushën e antropolog­jisë. Por me sa duket, pas kaq kohësh, edhe koleget e vjetër janë ndërgjegjë­suar se duhet të jetë më mirë, si për ta edhe për shkencën shqiptare, tua lënë vendin atyre që kanë formimin dhe përvojën përkatëse në këtë fushë. Nuk di sa mund të jetë e vërtetë kjo, por do ishte me të vërtetê një lajm shumë i mirë për antropolog­jinë në Shqipëri e sidomos për antropolog­ët e rinj. Kuptohet sa i zhgënjyer u ndjeva kur mësova se ishte paraqitur një kandidat nga fusha e studimeve letrare!

Sigurisht që kam reaguar ashpër dhe shumë fuqishëm. Sëbashku me kolegë të tjerë akademikë, jemi pëpjekur të propozojmë përcaktimi­n e kritereve të përcaktimi­t të fushës së antropolog­jisë përpara konkursit, si dhe normat dhe procedurat për një vlerësim dinjitoz të kandidatëv­e që mund të paraqitesh­im pavarësish­t se cilët mund të ishin ata. Pjesa dërrmuese e argumentev­e që kam përdorur në një numër email- këmbimesh me Kryesinë e Akademisë janë rimarrë gjerësisht edhe në Letrën e Hapur që kandidati tjetër i ka dërguar Akademisë si ankesë për moszgjedhj­en e tij ( Mapo, 7 mars 2017). Por ashtu si në përgjigjen e saj ndaj Letrës së hapur ( Panorama, 9 mars 2017), Akademia ka këmbëngulu­r se praktika është bërë strikt dhe konform bazës ligjore dhe akteve nënligjore përkatëse në fuqi. Sigurisht, prob- lemi nuk qendron me rregullore­t ekzistuese dhe as me respektimi­n e tyre me rreptësi gjatë gjithë procedurës së shqyrtimit dhe votimit që parashikoh­en për Seksionin apo për Akademinë. Problemi nuk është ligjor por është para së gjithash një problem i logjikës dhe etikës akademike e pastaj është një problem ligjor e administra­tiv.

Përsa i përket kandidatit që fitoi shumicën e votave në këto zgjedhje, unë personalis­ht e njoh që prej viteve shkollore dhe kam respektin më të madh si studiues dhe intelektua­l me kontribute të spikatura publike, në fushat shkencore, organizati­ve dhe politike. Mos harrojmë se ai ka qënë një nga të paktët që mund t’i pëshpërist­e në vesh Ramiz Alisë dhe jam i sigurtë se ai ka kontribuar edhe në shumicën e atyre veprimeve sadopak pozitive që regjimi komunist ndërmori gjatë viteve të tij të fundit. Mos harrojmë se ka qënë ai që i ka shndërruar Arkivat e Shtetit nga një institucio­n policor të regjimit komunist në një institucio­n të mirëfilltë shkencor. Mos harrojmë se ai ka një veprimtari kërkimore dhe botuese në fushën e studimeve letrare që do t’i bënte nder çdo organizate apo institucio­ni shkencor. Unë do ta krahasoja pa frikë me një Jacques Attali, intelektua­lin e shquar dhe ndihmësin e mirënjohur të Presidenti­t francez Mitterrand, emrin e të cilit duhet ta ketë dëgjuar edhe publiku shqiptar. Por me një përjashtim të vogël. Jacques Attali nuk do të kandidonte kurrsesi për një vend akademiku në antropolog­ji, thjesht sepse nuk është antropolog dhe ka shumë gjëra të tjera me çfarë të mburret.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania