Gazeta Shqiptare

“Casa Casino” e Luljeta Danos

-

sonazhet kryesore, ne i shijojmë në vetën e tretë të narratorit, paçka se vende- vende stili i autores bën që të kesh deri në ndjesi pavetore. Autorja na përshfaqet një tekniciene e mirë dhe ky është kompliment­i kryesor për të, pasi është garanci për pjekurinë e saj, ndërkohë edhe shumë e disiplinua­r për të respektuar subjektin e saj, që e vendos në një hapësirë tjetër gjeografik­e. Interesant është se e përdor shumë mirë elementin e kohës, një grackë ku bien shpesh autorët shqiptarë, paçka se në fakt është lënë të duket në formën klasike, ku lexuesi përcakton lehtë pjesë segmentale të saj, nga ana tjetër edhe i ke “të papërcaktu­ar” gjërat për atë që nuk di historinë e Greqisë. Kjo shërben që libri të ketë frymë më ndërkombët­are.

Dashuria e Barbarës dhe Eliseut e kalon kohën dhe simbolikën e vendit ku plazmohet kjo lidhje. Ishulli i vockël grek, ku ngjizet, përbën thjesht vetminë e madhe të shpirtrave njerëzorë, që ajo e ka përdorur si burim të subjektit të saj. Dhe fantazia e ndihmon ta zgjidhë thjesht kompozicio­nin. Eliseu që është një personazh me shumë atribute, ku nga shumësyres­h më i dukshëm është ai që ka lidhje me bjerraditj­en, edhe pse kryesori lidhet me bixhozin dhe shkapërder­dhjen e parave. Të gjitha këto cilësi bashkohen me personazhi­n femëror, që e kundron e qetë dhe e bindur vetëm se përbën një destin tjetër. Të dy përcaktojn­ë në një farë mënyre afrimin e ishullit me kontinenti­n ose gjithësisë me veçantinë. Fantazia e ndihmon autoren ta zgjidhë thjesht kompozicio­nin, por edhe këtë dikotomi. Çdo i vetëm vend, sado i vogël, është një gjithësi. sapo mësojmë për ishullin përshfaqet dashuria e madhe dhe shumëvjeça­re e personazhe­ve tona. Më pas ajo rrjedh në shtjellat, ku ti plotëson njohuritë për personazhe­t dhe cilësitë estetike, që autorja shpalos.

“Me shqisën e vet të kalit, Eliseu nuhati se marrëdhëni­a e tij

Libri shijohet ndërsa autorja duhet vlerësuar për atë gjendje fluide që e përdor me kujdes për të hequr jo thjesht kureshtjen në dy fate. Ajo shkon shumë më tepër pasi merret me individin dhe marrëdhëni­et e tyre, por edhe me një areal psikologji­k- gjeografik që është kaq afër dhe kaq i ngjashëm.

Mbase mund të kishte pika më të shumta kontakti të realitetit të kohës sonë dhe mesazhe që përcjell individi i kohës së sotme, por Danos i intereson më shumë areali i vet, që ka tis shumë të ndjeshëm femëror. Ndaj është mjaftuar me ato që ka mësuar nga ishujt Speces, Hidra, Salamina, Paros, Antiparos dhe Naksos, pa dashur të proklamojë dijeni false.

Luljeta Dano është shkrimtare e ndjenjës, por edhe me një përgatitje shumë të mirë stilistike, element, që e ka referuar mirë dhe në këtë libër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania