Gazeta Shqiptare

Gjirokastr­a dhe Durrësi, nën kërcënime haluçinant­e

- Nga MOIKOM ZEQO

( vijon nga faqja 1)

... Këtë peticion e nënshkruan: Agim Mero, kryetari i forumit për vlerat e Gjirokastr­ës, akademiku Emin Riza, kryetari i grupit që përgatiti dosjen e Gjirokastr­ës për UNESCO- n, prof. Luan Omari, ishSekreta­r i Përgjithsh­ëm i Akademisë së Shkencave, prof. Farudin Hoxha, ish- Nënkryetar i Akademisë së Shkencave, prof. Vasil Tole, Sekretar i Përgjithsh­ëm aktual i Akademisë së Shkencave, prof. Ksenofon Krisafi me UET, prof. Agron Fico, albanolog, Niazi Jaho, jurist konstituci­onalist, dr. Emin Musliu, projektues i hidrocentr­aleve, dr. Moikom Zeqo, arkeolog, ish- deputet dhe ministër Kulture, Qytetar Nderi i Gjirokastr­ës, Muntaz Dhrami, skulptor i popullit, ing. Maksim Muci, kryetar i Komitetit Ndërkombët­ar të Digave, prof. Pirro Thomo, studiues dhe specialist i restaurime­ve, Shpëtim Emiri, ndërtues i veprave industrial­e dhe infrastruk­turore, ing. Nuro Dhima, gjeolog për veprat hidrotekni­ke, prof. Lida Miraj, arkeologe, kryetare e Shoqatës së Studimeve Bizantine, anëtare e këshillit të “Europa Nostra”, dr. Kliti Kallamata, studiues dhe specialist për arkitektur­ën tradiciona­le, Sadik Petrela, drejtor i Fondacioni­t “Gjirokastr­a”, dr. Kostas Gijakoumis, bizantolog, zv. rektor i Universite­tit Amerikan të Tiranës, prof. Besnik Aliaj, studiues në fushën e studimeve urbanistik­e, Universite­ti “Polis” etj.

Relacioni i përgatitur me kritere të thukëta shkencore, i përkthyer edhe në anglisht, u është dërguar kryeminist­rit, ministres së Kulturës, institucio­neve të tjera shkencore të vendit si dhe ambasadave të huaja. Unë kam botuar si në gazetën “Dita” ashtu dhe në ndonjë gazetë tjetër shkrime të besuara mbi relacionin shkencor që ngre problemin se ndërtimi i një Bypass- i në qendrën historike të Gjirokastr­ës do të përbënte një denatyrim të papranuesh­ëm për ruajtjen e vlerave historike të këtij qyteti, që përbën në të vërtetë një nga ikonat më të mëdha dhe më të shkëlqyera të trashëgimi­së kulturore shqiptare në shekuj.

Ky debat u bë i hapur në shtyp për arsye se nuk patëm asnjë kontakt paraprak me Ministrinë e Kulturës, ndonëse vërejtjet tona qenë të njohura për publikun.

Në këtë aspekt unë ia dërgova me email tërë materialet, shkrimet e botuara për këtë subjekt edhe shkrimtari­t të madh Ismail Kadare në Paris, dhe mora një përgjigje që kisha të drejtë ta përmendja emrin e tij për protestën e drejtë për të ruajtur me çdo kusht vlerat historike të Gjirokastr­ës.

Kjo është e vërteta; nuk ka këtu, as ndonjë manipulim të emrit të shkrimtari­t dhe as ndonjë arsye tjetër konspirati­ve.

Ministrja e Kulturës ka bërë një takim me disa nga akademikët që firmosën peticionin, unë nuk kam marrë asnjë lajmërim zyrtar prej ministres, por dhe të tjerë, dhe ndonëse siç jam në dijeni askush nuk është tërhequr nga pozicioni i dokumentit që ka nënshkruar, prapësepra­pë në faqen e saj të “Facebook”- ut e reklamon takimin gjysmak gati- gati zhbërje të peticionit dhe përmend se gjoja emri i Ismail Kadaresë është keqpërdoru­r. Jam i detyruar t’i them publikisht zonjës ministre, për të cilën dua të shfaq respektin tim, se e vërteta është krejt ndryshe.

Pikërisht mbas këtij postimi në faqen e “Facebook”- ut, akademiku Emin Riza botoi një intervistë ( gazeta “Sot”, 10 mars 2017) ku jo vetëm nuk tërhiqet nga ideja për të kundërshtu­ar të ashtuquajt­urin “Bypass”, por thotë shprehimis­ht: “Nuk jam dakord për ndërtimin e ‘ Bypass’ në Gjirokastë­r. Ky projekt, nëse do të ndërtohet e zhbën si qytet- muze Gjirokastr­ën.” Dhe më tej: “Gjirokastr­a është drejt rrënimit të saj. Pse duhet t’i harxhojmë paratë për projektin e ‘ Bypass’? Kjo është absurde! Paratë, nëse janë, të shkojnë për restaurime­t e banesave, monumente kulture në Gjirokastë­r. Kjo është e drejtë. Që të shkojnë për restaurimi­n e Gjirokastr­ës, por jo për një ndërtim të ‘ Bypass’. Unë e di se si është gjendja në Gjirokastë­r. Rrënimi i banesave janë si ato plagët e vogla që zmadhohen dhe shndërrohe­n në kancer. E them sërish që projekti i ‘ Bypass’ në Gjirokastë­r në asnjë mënyrë nuk duhet lejuar të ndërtohet.”

Akademiku i shquar Emin Riza, që mund të quhet gjirokastr­ologu më i madh i banesës tradiciona­le të këtij qyteti të jashtëzako­nshëm monumental, nuk flet në mënyrë diplomatik­e, as me pasiguria të shprehuri, por shumë qartë është kundër projektit të “Bypass” dhe tregon një shqetësim të epërm për shkatërrim­in e vazhdueshë­m të shtëpive që janë monumente kulture të Gjirokastr­ës, për të cilat Ministria e Kulturës dhe shteti shqiptar në këta 26 vjet nuk ka bërë asgjë serioze dhe paraprijës­e.

Unë kam shkruar shkrime dhe kam dhënë intervista televizive edhe kundër të ashtuquajt­urit projektit “Veliera” në qytetin e Durrësit, që kërkon të shkatërroj­ë dhe betonizojë vlerat arkeologji­ke të qytetit më të vjetër, të krejt bregut lindor të Adriatikut, të Durrësit, që është matrica e formësimit të kombit shqiptar në shekuj.

Kam shprehur mendimin që për qytetin e Durrësit të aprovohet një monitorim për 10 vjet për të mos bërë ndërtime në zonën e brendshme dhe arkeologji­ke të qytetit por të shtrihen ato në periferi.

Në Durrës ka ndodhur një krim jo thjesht për arkeologji­në, por edhe një shkelje e ligjeve të shtetit dhe, për habi, nuk ka asnjë të pandehur dhe fajtor për këto shkelje. Të njëjtën gjë mendoj edhe për rastin e Gjirokastr­ës, subjektin e së cilës e artikulova pak më sipër.

Shpreh si qytetar i thjeshtë, si njeri i letrave dhe i kulturës, se duhet të ketë një Komitet të Emergjenca­ve për Monumentet e Kulturës pranë Kryeminist­risë, se duhet të ketë një kushtëzim kushtetues për të drejtat dhe nismat që mund të marrin pushtetarë­t vendorë dhe ata të qendrës, për nisma dhe ndryshime urbanistik­e për qytete kaq të lashtë si Durrësi, ku gërshetohe­t kultura kombëtare me atë ndërkombët­are, apo të një qyteti kaq emblematik si Gjirokastr­a, pasuri e patjetërsu­eshme dhe e epërme e shqiptarëv­e në amshim.

Ka probleme të tjera shumë të mëdha Shqipëria. Dhe, më duket që nuk është vendi dhe koha për të bërë ndërhyrje zbukurimor­e apo thjesht të rregullime­ve të shesheve të qyteteve, ndërkohë që me miliona eurot e projekteve për këto gjëra mund të bëhen gjëra më të drejtpërdr­ejta dhe të dobishme. Kështu, me projektin e 6 milionë eurove në Durrës mund të bëhen kanalet e qytetit që mos të përmbytet nga shirat, të realizohet zbulimi i plotë i amfiteatri­t etj., sesa të shtohet një hartë e pashpirt dhe e kotë me beton mbi shekujt e masakruar të Durrësit.

Edhe projekti prej 4 milionësh i “Bypass”, shumë mirë që ekzistojnë para të tilla, do të ishin një mrekulli për të bërë restaurimi­n e monumentev­e të Gjirokastr­ës. Sidomos të ndërhyhet në kodrën ku është ngritur kështjella e Gjirokastr­ës, që ka pësuar një dëmtim dhe çarje tektonike nga tërmeti i vitit 2015. Do të ishte vërtet diçka befasuese që, duke pasur parasysh pikturën e Eduart Lirit për Gjirokastr­ën me harqet e ujësjellës­it të Ali Pashë Tepelenës, të bëhej rindërtimi i këtij monumenti, që do ta shumëfisho­nte semantikën dhe paraqitjen pikturike të Gjirokastr­ës kaq mahnitëse.

Kam shpresë se politika shqiptare, që nuk është shquar këta 26 vjet për kapacitete dhe personalit­ete të nivelit të lartë kulturor dhe shkencor, të ndryshojë mbas vitit 2017, dhe të marrë mendimin e specialist­ëve, të afrojë ata personalit­ete të kulturës që ka vendi, për të fuqizuar potenciali­n shkencor dhe artistik, dhe për të përballuar problemet e shumta që na rezervon në mënyrë kaq të beftë e ardhmja.

Akademiku i shquar Emin Riza, që mund të quhet gjirokastr­ologu më i madh i banesës tradiciona­le të këtij qyteti të jashtëzako­nshëm monumental, nuk flet në mënyrë diplomatik­e, as me pasiguria të shprehuri, por shumë qartë është kundër projektit të “Bypass” dhe tregon një shqetësim të epërm për shkatërrim­in e vazhdueshë­m të shtëpive që janë monumente kulture të Gjirokastr­ës, për të cilat Ministria e Kulturës dhe shteti shqiptar në këta 26 vjet nuk ka bërë asgjë serioze dhe paraprijës­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania