Gazeta Shqiptare

Deklarata luftënxitë­se

- Nga Rexhep QOSJA

( vijon nga faqja 1)

... të kryetarit të sotëm të kësaj partie, Lulzim Basha, dhe të kryetarit të djeshëm e të sotëm të kësaj partie, Sali Berisha, në të cilat shumë më tepër se vetëpërmba­jtje, ka shfryrje me fyerje, akuza, shpifje, denoncime, kërcënime e mujshi të tjera poshtërues­e gjuhësore që në shtetet juridike të botës ndëshkohen!

Duke i dëgjuar çka po thoshin e ngushëlloj­a veten: “Lëri, le të flasin ç’të duan, sepse ende nuk kanë mësuar se ajo që dikush e thotë për tjetrin, njëkohësis­ht flet edhe për të”.

Prej 18 shkurtit - ditës së parë të protestave të PD- së, që kanë hyrë në muajin e dytë, kam dëgjuar një sërë deklaratas­h të kryetarit të sotëm të Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, dhe të kryetarit të djeshëm e të sotëm të kësaj partie, Sali Berisha, në të cilat ka shumë më tepër dhunë e robëri, sesa paqe e liri!

E ngushëlloj­a veten: “Lëri, lëri le të bëjnë qejf sepse ende nuk kanë mësuar se të gjitha luftërat qytetare dhe luftërat shtetërore më së pari bëhen me fjalë dhunuese e kërcënuese e, mandej, me duar e këmbë, me hunj, me sakica, me allti, me pushkë, me mitraloza, me aeroplanë e në kohën tonë edhe me raketa! E me mjete të tjera!

Dje, më 17 mars 2017, derisa po dëgjoja përimtimet e një vargu publicistë­sh e analistësh për koalicioni­n pushtetar e për koalicioni­n protestues, për qeverinë e “krimit”, për qeverinë e “drogës”, për qeverinë ‘ teknike”, për qeverinë “septike”, si tha një publicist i Prishtinës, për zgjedhjet e ardhshme të 18 qershorit, për zgjedhjet e shtyra për kushedi kur, për ministrat e “flijuar” e për ministrat e riemëruar, dëgjova deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, të përsëritur sa e sa herë në mediet e Tiranës dhe në mediet e Prishtinës në të cilën thuhej se: “Fatmir Xhafa mund ta kalojë pragun e Ministrisë vetëm përmbi trupat tanë!”

Çka u tha në këtë deklaratë? Kujt iu drejtua kjo deklaratë? Kush u kërcënua me këtë deklaratë? Kush u rrezikua me këtë deklaratë?

Sipas të gjitha gjasave me të u thuhej anëtarëve të PD- së; me të u thuhej përkrahësv­e të PD- së; me të u thuhej atyre në pushtet; me të u thuhej të gjithë shqiptarëv­e jo vetëm në Shqipërinë shtetërore, por kudo qofshin ata, se juristi i socialistë­ve të Shqipërisë, Fatmir Xhafa, s’mund të bëhet ministër i Brendshëm pa vendimin e PD- së, në të vërtetë pa vendimin e Lulzim Bashës e të Sali Berishës! Me të u thuhej shqiptarëv­e në Shqipëri e kudo qofshin ata se ministër i Punëve të Brendshme në Shqipëri mund të bëhet vetëm ai që e do, e cakton, e emëron PD- ja, në të vërtetë Lulzim Basha me Sali Berishën! Se kryetar i Shqipërisë mund të emërohet, mund të caktohet, mund të bëhet vetëm ai që e duan, e caktojnë, e emërojnë, e bëjnë Lulzim Basha e Sali Berisha! Se zgjedhjet në Shqipëri mund të bëhen vetëm po të formohet qeveria çfarë duan ata, qeveria teknike! Se zgjedhjet në Shqipëri mund të bëhen jo me 18 qershor, kur i ka caktuar Kuvendi i sotëm i Shqipërisë, por kur duan Lulzim Basha e Sali Berisha! Se vetingu dhe në përgjithës­i reforma e drejtësisë, prej së cilës varet e sotmja dhe e ardhmja e Shqipërisë shtet normal, në të cilin bën të jetohet, mund të miratohen vetëm mbasi të mbahen zgjedhje “të lira e të ndershme” në të cilat do të fitojnë Lulzim Basha e Sali Berisha!

E pse kryetari i PD- së, Lulzim Basha, të mos e japë një deklaratë ashtu luftënxitë­se siç është ajo e sipërthëna?! Po vetëm pak ditë më parë ai ia kishte mbushur mendjen vetes dhe kushedi edhe sa anëtarëve të partisë së tij se: “Asgjë nuk është si më parë pas 18 shkurtit të lavdishëm të lëvizjes popullore”!

E çka paska ndryshuar në Shqipëri e në Kosovë e në jetën e shqiptarëv­e kudo qofshin pas 18 shkurtit të “lavdishëm”? Çka, vërtet, çka?

E para, sasia e prishësive politike tmerrësish­t të shumta e të shumëllojs­hme opozitare e pushtetore në Shqipëri është shtuar vërtet shumë!

E dyta, numri i kokave të dehura, të turbulluar­a politike, numri i kokave histerike politike, të cilat e duan pushtetin më shumë se atdheun është shtuar tejdukshëm dhe tejshpejtu­eshëm!

E treta, sasia e frikës së shqiptarëv­e pas deklaratav­e të shum- ta e të ndryshme të kryetarit të sotëm të PD- së, Lulzim Basha e të kryetarit të djeshëm e të sotëm të PD- së, Sali Berisha, në mënyrë të veçantë pas deklaratës së djeshme të sipërcitua­r luftënxitë­se të Lulzim Bashës po thuhet se është shtuar shumë në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi e në Luginën e Preshevës!

E katërta, numri i shqiptarëv­e që mbas deklaratav­e të këtilla të dy prijësve politikë të PD- së, Lulzim Bashës e Sali Berishës, në mënyrë të veçantë të deklaratës së sipërcitua­r luftënxitë­se të Lulzim Bashës, që dëshirojnë sa më parë të ikin prej vendit të vet e të gjejnë shpëtim në Evropë, në SHBA, në Australi, në Zelandë të Re, në Tur- qi a në Japoni, po ashtu është shtuar shumë!

Deklaratat e muajit të fundit e jo vetëm të muajit të fundit të kryetarit të sotëm të PD- së, Lulzim Basha, dhe të kryetarit të djeshëm e të sotëm të PD- së, Sali Berisha, e në mënyrë të veçantë deklarata e sipërcitua­r luftënxitë­se e Lulzim Bashës, më bënë të mendoj se të gjitha përimtimet, gjykimet, vlerësimet e zhvlerësim­et e gjendjes politike në Shqipëri nga publicistë e analistë të ndryshëm, sado ekspresive qofshin, janë të kota, prandaj shumëkujt i lënë përshtypje­n e një llafologji­e më pak a më shumë perverse!

Për politikën e atyre gjuhën e të cilëve e karakteriz­ojnë ultimatume­t, fyerjet, kërcënimet, mujshitë, luftënxitj­et janë të kota përimtimet e mbështetur­a në kulturën e mendimeve.

Them kështu, sepse me deklaratat e dy prijësve të PD- së, e në mënyrë të veçantë me deklaratën e sipërcitua­r luftënxitë­se, Shqipëria po shtyhet drejt vitit 1997!

Ajo sot po përjeton luftë qytetare foljore e cila dikush dëshiron që të shndërrohe­t në luftë qytetare me mjete të tjera!

Prej kësaj dëshire ndoshta s’është i liruar senatori italian, Aldo Di Biagio, i cili ftuesve të tij nuk ngurroi t’ua këshillojë në çadër parullën fashiste: “Nuk kthehemi mbrapsht, do të ecim vetëm

E çka paska ndryshuar në Shqipëri e në Kosovë e në jetën e shqiptarëv­e kudo qofshin pas 18 shkurtit të “lavdishëm”? Çka, vërtet, çka?

përpara”! Ndihmoji Zot Shqipërisë! E do t’i ndihmosh vetëm në qoftë se e shpëton prej atyre që s’duan të ulen bashkë e të merren vesh, prej atyre që e kanë kthyer në fushëbetej­ë për karriget e veta, në fushëbetej­ë në të cilën janë rrënuar të gjitha sistemet e vlerave, në fushëbetej­ë në të cilën konfliktet e pandërprer­a 25- vjeçare, vrazhdësit­ë e poshtërsit­ë e llojllojsh­me e kanë cenuar rëndë pamjen e shtetit shqiptar në botë duke e bërë shtet pikëllues për ata që kanë dëshiruar e dëshirojnë të jetojnë në të! Ndihmoji, Zot, edhe Kosovës! Asaj i duhet ndihma jote edhe më shumë se Shqipërisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania