Gazeta Shqiptare

Kryeminist­ër i ardhshëm, Veliaj: Kjo punë më pëlqen më shumë

-

Kreu

i Bashkisë së Ti ranës, Erion Veliaj, gjatë një interviste për emisionin "Njerëz në Fokus" në "News 24", i është përgjigjur edhe një pyetjeje që zgjon jo pak kërshërinë e qytetarëve. I pyetur nëse e aspiron postin e kryeminist­rit, Veliaj tha se tashmë është i fokusuar në punët e Bashkisë së Tiranës, dhe për të kjo është puna më e bukur në botë, duke theksuar se pa ndihmën e kryeminist­rit s'do ishin realizuar kaq shumë projekte. "Mua kjo më duket puna më e bukur në botë, si kryetar bashkie. Kur je kryetar bashkie, vendos që gjërat bëhen dhe bëhen. Për aq kohë që e kam me zë nga Edi se kjo është punë më e bukur se ajo e kryeminist­rit, do të vazhdoj të bëj këtë", - tha Veliaj. Kryebashki­aku nuk la pa ironizuar çadrën e PD- së duke thënë se për shkak të bllokimit të bulevardit autobusët hynë në Bllok. "E kanë më lehtë të shkojnë në Bllok me autobus, se autobusi futet në Bllok për shkak të çadrës së PD- së, sesa të shkosh me makinë. Çdo ditë humbin 1000 vota në Tiranë sa ta mbajnë çadrën. Nuk është mirë për qytetin", - tha Veliaj. Për sa i përket sistemit urban në Tiranë, kryebashki­aku tha se nuk mund të shkohet përtej kulturës qytetare, ndërsa shpjegoi disa ndryshime. "Kemi rritur mjetet që kanë volume të mëdha transporti. Kjo është linjë transporti shembullor­e, ka frekuencë të lartë, çdo 2- 3 minuta. Ne shohim në bashki se si lëvizin autobusët. Kemi 30% më shumë autobusë. Unaza gjithashtu ka autobusë fizarmonik­ë". - theksoi kryetari i bashkisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania