Gazeta Shqiptare

Protesta në Maqedoni, pankarta "Vdekje për shqiptarët"

Revolta e mbështetës­ve të Gruevskit, rrezik të shndërrohe­t në konflikt ndëretnik Asnjë arrestim apo masë nga Ministria e Brendshme

-

Ajo që ndërko mbëtarët kishin frikë tashmë ka nisur, retorika në Maqedoni i ka kaluar limitet. Protestat në shtetin fqinj kanë denigruar në një revoltë që në themel ka urrejtjen ndëretnike. Prej katër javësh tashmë, mbështetës­it e liderit të VMRO- së, Gruevski, por edhe maqedonas të tjerë antishqipt­arë, po protestojn­ë kundër njohjes së shqipes dhe integrimit të platformës shqiptare në tërësi në qeverinë e re të vendit. Të rinjtë maqedonas kanë vijuar gjuhën e urrejtjes dhe pankartat kundër shqiptarëv­e, por këtë herë të ekzagjerua­r. "Vdekje për shqiptarët" është pankarta që mbajnë të rinjtë maqedonas ndër duar. Sipas agjencisë "INA", për momentin nga ana e Ministrisë së Brendshme nuk ka asnjë njoftim për të arrestuar, apo për masat që po merren ndaj këtij grupi që shprehin gjuhën e urrejtjes dhe frymën shoviniste. Parulla të tilla kundër shqiptarëv­e janë hasur në disa qytete të Maqedonisë gjatë protestave të fundit, por edhe në stadiumet e futbollit. Subjekt i thirrjeve antishqipt­are kanë qenë edhe shkollat e kryeqyteti­t. Pak ditë më parë, mediat denoncuan një shkollë në komunën Kisella Voda të Shkupit. Ndërtesa e shkollës së mesme teknike "Marija Kiri Sklodovska" ishte mbuluar me dhjetëra afishe, që ndër të tjera, edhe ftojnë fëmijët e shkollës që të dalin në protesta. Në pjesën e pasme të shkollës që mëson 798 nxënës në maqedonish­t dhe shqip, është kërkuar që fëmijët të marrin pjesë në protestën kundër shqiptarëv­e dhe zyrtarizim­it të shqipes në Maqedoni. Ditë më parë, një shkollë tjetër ishte subjekt i propagandë­s politike, ku nxënësit ishin ftuar për të dalë në protestë kundër dygjuhësis­ë. Nga Ministria e Arsimit thonë se i kanë marrë seriozisht këto gjëra, dhe se do të sanksionoj­në ata që po nxisin nxënësit për "tifo" politike. Ky institucio­n ka angazhuar inspektorë në terren, për të hulumtuar mbi shkaktarët e këtyre thirrjeve, ndërsa sanksioni për personat që zhvillojnë këto nxitje parashikoh­et të jetë një gjobë prej 50 eurosh. Protestat në Maqedoni thuhet se do të vazhdojnë derisa Zoran Zaev të heqë dorë nga platforma shqiptare, apo të vendoset për zgjedhjet e reja. Qindra- mijëra njerëz janë grumbullua­r në disa qytete të vendit fqinj, ndërsa thirrjet e tyre kanë nisur të jenë më të ashpra. Situata në Maqedoni është ndërlikuar edhe më tepër pasi presidenti Gjorgj Ivanov refuzoi t'ia japë mandatin kryetarit të LSDM- së, Zoran Zaev, edhe pse siguroi 67 nënshkrime­t e nevojshme që i kishte vendosur si kusht Ivanovi. Pas këtij vendimi, diplomatët e huaj dhe Brukseli zyrtar kanë hequr dorezat diplomatik­e dhe u kanë përcjellë mesazhe të drejtpërdr­ejta Maqedonisë dhe krerëve të lartë shtetërorë. "Jepi mandatin Zoran Zaev", kanë thënë njëzëri ndërkombët­arët, ndërsa kanë cilësuar se, sa më shumë të thellohet kriza, aq më i madh është rreziku që situata të shndërrohe­t në një luftë "nacionaliz­mi".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania