Gazeta Shqiptare

Skandali, fëmijët e Ballkanit prostituoj­në në Itali

Minorenë të moshave nga 8- 16 vjeç ofrojnë shërbime seksuale në këmbim të 30 eurove Djemtë vijnë nga Rumania dhe Bosnja

-

Trafikimi i qenieve njerëzore ka qenë një nga plagët më të mëdha të njerëzimit jo vetëm gjatë këtij shekulli, por gjatë gjithë historisë së tij. Megjithatë, kur bëhet fjalë për fëmijë të trafikuar, të përdhunuar apo të prostituua­r, shoqëria bëhet edhe më e ndjeshme. Të dielën në mbrëmje, emisioni investigat­iv "Le Iene" ka publikuar atë që mund të quhet skandali më i madh i dekadës. Fëmijë dhe minorenë nga 8 deri në 16 vjeç tregojnë se bëjnë seks me persona të ndryshëm, nga policë, karabinier­ë, deri te gjykatës italianë, dhe paguhen nisur nga 20 deri në 30 euro për "shërbimet" e tyre. Djemtë janë kryesisht nga Rumania, por edhe nga Bosnja, dhe tregojnë se i gjejnë klientët përreth stadiumit të Barit. Tomi, vetëm 8 vjeç, ka treguar në fshehtësi për "Le Iene" se bën seks me burra, të cilët vijnë e marrin me makinë, ndërsa pranon se "gjithçka e bëj për para". Kur i pyesin se çfarë bëjnë me paratë që fitojnë, ata thonë se shkojnë për të ngrënë, apo blejnë diçka për të ve- shur. Dëshmitë janë të tmerrshme, e normalisht opinioni publik italian ësh- të tronditur nga ngjarjet që prekin shumë nga figurat e njohura të këtij qyteti, e me gjasa fenomeni shtrihet edhe në qytete të tjera në Itali. Ndonëse emisioni investiga- tiv nuk fliste për fëmijë shqiptarë të abuzuar, "Corriere della Sera" ka publikuar dy vjet më parë se fëmijë nga Kosova, por edhe nga Shqipëria, janë trafikuar në Itali. Sidoqoftë, është Kosova ajo që prin dhe për të cilën kjo gazetë raporton me fotografi, xhirime dhe biseda me këta fëmijë. "Në Firence të Italisë, por edhe në qytete të tjera, po mbërrijnë me dhjetëra të mitur. Sillen nga të ashtuquajt­urit skafistë të makinës. Familjet e fëmijëve paguajnë deri 2.500 euro për të siguruar kalimin nëpër kufij të ndryshëm. I sjellin tre- katër vetë në një makinë dhe kalojnë nga Kosova, Serbia, Hungaria, Austria, Sllovenia, e në fund Italia", thuhet në artikull. Sipas shkrimit, kohët e fundit, vetëm në Firence po vijnë tre të mitur në ditë, çka është një numër vërtet shqetësues, po të mendosh se ka qytete të tjera dhe jo të gjithë deklarohen dhe strehohen në qendrat e bashkisë", shkruhet në artikullin e gazetës. Më tej "Corriere" tregon se "kur arrijnë në qytet, fëmijët lihen pranë kuesturave ose në zyrat e policisë bashkiake. Me sa duket, si të rinjtë, ashtu edhe trafikantë­t e dinë fare mirë se, ngaqë janë të mitur, forcat e rendit e kanë për detyrë që t'u gjejnë vende strehimi dhe t'i fusin në një program integrimi, duke i regjistrua­r në shkollë e kështu me radhë. Natyrisht, udhëtimi ka rreziqet e veta dhe rreziku rritet kur je në duart e trafikantë­ve të paskrupuj që janë gati të bëjnë çdo gjë për fitim". Në shkrim Shqipëria përmendet vetëm një herë, së bashku me Kosovën dhe Bosnjën, kur flitet se si janë vetë familjet që paguajnë për t'i çuar larg nga varfëria fëmijët e tyre. Mirëpo, gjatë intervista­ve Shqipëria përmendet disa herë, çka e bën më shqetësues­e situatën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania