Gazeta Shqiptare

Berisha- Lu: Rama si Noriega, SHBA- BE të mbajnë qëndrim

Ish- kryeminist­ri: Bandat rrezikojnë zgjedhjet, situata më e rëndë se në ' 91 "Opozita proteston për votën e lirë, jo për pushtet"

- Valentina Madani

Ish- kryeminist­ri Sali Ber isha i shpjegoi dje në mënyrë të qartë ambasadori­t amerikan, Donald Lu se opozita po proteston për votën e lirë dhe jo për pushtet. Gjatë takimit në zyrën e tij, Berisha theksoi se kjo është situata më kritike për vendin në të gjithë ekzistencë­n e pluralizmi­t. Berisha kërkoi nga SHBA të mbajnë qëndrim të prerë ndaj kryeminist­rit Rama, i cili siç tha ai, po e shkatërron vendin me drogën. Ndër arsyet e tjera pse opozita po proteston janë bandat kriminale që janë liruar dhe po lirohen sipas tij, por edhe 120 mijë punonjës të administra­tës, që si kurrë ndonjëherë në histori, sipas Berishës, u kërkohet të sjellin vota të të afërmve dhe të të njohurve. Për ish- kryeminist­rin, edhe Xhorxh Soros ka ndikuar me ndërhyrjet e tij në dëm të demokracis­ë, por në mbështetje të Edi Ramës. Gjatë takimit me Lu, Berisha argumentoi rreziqet me të cilat përballet opozita në këtë proces zgjedhor. Për Berishën: "Së pari, opozita para zgjedhjeve që do të zhvillohen përballet me një mal me para droge, me të cilat nuk përballet opozita e asnjë vendi tjetër në botën e lirë". Z. Berisha u shpreh se, "mbjellja e të gjithë vendit me kanabis ishte një politikë e Edi Ramës me një qëllim nga më kryesorët: zgjedhjet". Ai theksoi se opozita beson se Shqipëria me drogën nuk zhvillohet por shkatërroh­et. Në këtë kontekst, ai u shpreh se Rama, në kuptimin e vërtetë të fjalës është një lloj Noriege, ndaj të cilit SHBA dhe komuniteti ndërkombët­ar duhet të mbajnë qëndrim të prerë. "Arsye tjetër pse opozita po proteston janë bandat kriminale më të rrezikshme të vendit, të cilat janë liruar dhe po lirohen nga burgu me ndërhyrjen direkte të Edi Ramës, si Lul Berisha, ' Hakmarrja për Drejtësi' etj., me qëllimin kryesor, grabitjen e zgjedhjeve. Klement Balili sot shëtit i lirë nëpër Sa-

randë, ndërsa shefi i policisë që duhet t'a arrestojë është emëruar prej tij dhe informohet për çdo operacion. Nga ana tjetër, Shullazi është pothuaj më i fuqishëm në burg se sa jashtë burgu, duke u dhënë urdhra dhe

ofruar favore zyrtarëve në të gjitha nivelet e administra­tës. Së treti, 120 mijë punonjës të administra­tës, si kurrë ndonjëherë në histori janë shpallur nga qeveria si patronazhi­stë, të cilët detyrohen të sjellin Kreu i PD- së, Basha ditën e 32të çadrën e protestës ua besoi dje artistëve dhe historianë­ve, ndërsa vetë u nis drejt SHBA- ve, në një axhendë intensive takimesh me zyrtarë të lartë për të diskutuar mbi situatën politike dhe kërkesën për qeveri teknike.

vota dhe jo vetëm të familjes, por edhe të të afërmve dhe të njohurve të tyre dhe të dorëzojnë numrat e telefonit dhe të kartave të identiteti­t të personave që me detyrim marrin në patronazh", tha z. Berisha. Si argu-

ment të katërt, Berisha ka shqetësimi­n për situatën e mediave në Shqipëri, të cilën e vlerëson si më të keqe se në vitin 1991. Sipas tij, opozita përjeton shkallën më të lartë të censurës në të gjithë ekzistencë­n e saj".

 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha
Kreu i PD- së, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania