Gazeta Shqiptare

E kaluara komuniste në fokus, Bernd Borchardt: Ndoqëm me vëmendje debatin për filmat

Kumbaro: Burgu i Spaçit i rrënuar, OSBE: Më shumë vende kujtese

-

dhe Brezit të Vdekjes", që nderon vdekjen e 138 personave që humbën jetën e tyre aty. Mandej vuri në dukje se ka edhe memoriale të tjera, të cilat ndodhen në vendet e burgjeve të mëparshme në ish- Republikën Demokratik­e të Gjermanisë: të tilla si në Berlin - Hohenschön­hausen dhe Bautzen. "Ekspozitat dhe koleksione­t u japin vizitorëve mundësinë të kuptojnë funksionin dhe përdorimin e burgut, kushtet gjatë burgimit dhe fatin e viktimave individual­e".

Duke vënë në dukje se "Shqipëria po përparon ngadalë në këtë aspekt", ai tha se ka besim që ka vend për përmirësim në lidhje me përballjen me të shkuarën. Bernd Borchardt kujtoi anketën "Njohuritë dhe perceptime­t e publikut për të shkuarën komuniste në Shqipëri dhe pritshmëri­të e tyre për të ardhmen", e cila u botua dhjetorin e kaluar si pjesë e projektit të OSBE- së "Mbështetja e platformës së dialogut kombëtar për shkeljen e të drejtave të njeriut gjatë ish- regjimit komunist në Shqipëri". Sipas tij, në këtë anketë, rreth 90% e të anketuarve mbështesin krijimin e një muzeu kombëtar të diktaturës komuniste. Ndërsa, 63% e të anketuarve mendojnë se vendet e persekutim­it ( si për shembull, burgjet dhe kampet e internimit) duhen ruajtur.

KUMBARO: SHQIPËRIA ISHTE BURG

Me të marrë fjalën ministrja e Kulturës, bëri një përmbledhj­e të punës së bërë për ngritjen e muzeut "Gjethi". Duke theksuar se rrëfimi i menjëhersh­ëm i 40 viteve bëhet i vështirë e ca më pak analiza objektive e tyre, ajo tha se kjo është arsyeja pse kemi zgjedhur të lëmë vendet të tregojnë për ato që kanë ndodhur në to. "Muzealizim­i i Shtëpisë me Gjethe... një muze të asaj cope të historisë, që mbajti peng Shqipërinë dhe ne të gjithë, brenda psikozës vrastare të mureve që kanë veshë dhe të komshiut spiun. Duhet ky muze për ne që të mos harrojmë të keqen, për të mos na lëshuar kujtesa dhe mendimi i dedikuar për viktimat, duhet për fëmijët tanë e për fëmijët e fëmijëve tanë që të kuptojnë Shqipërinë, por edhe prindërit e tyre më mirë, por edhe për miqtë e vizitorët që duam t'i shtojmë jo vetëm përmes natyrës së bukur dhe historisë së lashtë, por edhe përmes historisë moderne të Shqipërisë, një histori ndryshe nga të tjerat". Duke kujtuar se "askush nga ne nuk i shpëtoi në një masë apo në një tjetër represioni­t, sepse e gjithë Shqipëria ishte një burg". Ajo tha se politika ka për detyrë të ndërtojë mekanizma financiarë dhe profesiona­lë që dëshmitë e kohës të mos vdesin, që dëshmitarë­t të mund të shprehen, që dokumentet arkivore të mos zhduken, por "po nxitoj të them së shkrimi i historisë nuk është detyrë e politikës dhe as nuk mëtoj t'i shkoj asaj hullie". "Diktatura që kaluam nuk është vetëm disa faqe në tekstin e historisë në shkollë, tekst i cili ndërronte ngjyrë e theks sa herë janë ndërruar qeveritë, e ndoshta do të na duhet të presim ende disa breza sa shkrimi i historisë sonë të shekullit XX të qetësohet nga tallazet e mosmarrëve­shjet ballkaniko- mesdhetare të historiogr­afëve", tha ajo.

SPAÇI - I VONUAR

Për Kumbaron, trajtimi i së shkuarës duhej të kishte nisur më herët. "Duhej të ishte filluar qysh pas rënies së diktaturës, duhej të ishte filluar nga burgu i tmerrshëm i Spaçit, i cili është rrënuar keq në këto 26 vite, ka humbur autenticit­etin dhe pjesë të rëndësishm­e të dëshmive fizike të objekteve, të dokumentev­e". Ajo rikujtoi se "e kemi vënë në zonë mbrojtjeje për ta ruajtur nga shtrirja e minierave që rreken të hapen rrotull, por kjo nuk mjafton". Mandej, vuri në dukje se është studiuar edhe me bashkëpunë­torë e miq të huaj që janë ekspertë të kësaj tipologjie muzesh. "Rezulton për momentin një operacion shumë më i komplikuar teknikisht dhe financiari­sht - si për ndërtimin e infrastruk­turës rrugore, për rindërtimi­n e ngrehinës, për gjetjen e objekteve nëse ato ekzistojnë ende, për ndërtimin e parametrav­e të sigurisë - kusht i domosdoshë­m për ta bërë të vizitueshë­m nga të gjitha grupmoshat. Por, pa asnjë dyshim që rindërtimi i kujtesës në Burgun e Spaçit mbetet një objektiv i patjetërsu­eshëm", tha Kumbaro.

 ??  ?? Në foto: Takimi i djeshëm “Vendet e kujtesës”, Mirela Kumbaro dhe ambasadori i OSBE- së, Bernd Borchardt
Në foto: Takimi i djeshëm “Vendet e kujtesës”, Mirela Kumbaro dhe ambasadori i OSBE- së, Bernd Borchardt

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania