Gazeta Shqiptare

Master e doktoratur­ë, MAS ndryshon kriteret për njohjen e gjuhës së huaj

Është kusht për të kandiduar, ja testet dhe nivelet që njihen nga ministria "Gjatë aplikimit, certifikat­a të jetë e vlefshme"

-

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka ndryshuar udhëzimin e gjuhës së huaj për të gjithë ata kandidatë që do të aplikojnë për studimet e nivelit master dhe doktoratur­ë. Sipas dokumentit, të firmosur nga ministrja Lindita Nikolla, "kandidati që aplikon për t'u pranuar në programe studimi të ciklit të dytë apo të tretë në Institucio­nin e Arsimit të Lartë, duhet të ketë certifikim­e dhe rezultate të testimeve ndërkombët­are për nivelet e njohjes së gjuhëve, brenda afateve të vlefshmëri­së së certifikat­ave të lëshuara". Kjo do të thotë se ata persona, që synojnë të vazhdojnë këto studime, por iu ka "skaduar" vlefshmëri­a e certifikat­ës që vërteton njohjen e gjuhës së huaj, do të duhet të rifuten në provim, në mënyrë që të rimarrin dokumentin e vlefshëm. Ky ndryshim duket se do të rrisë kostot për të gjithë këta kandidatë, pasi do t'u duhet të paguajnë njohjen e gjuhës së huaj. Për shembull, për gjuhën angleze, testi amerikan i TOEFL ka një kosto duke filluar nga 170 dollarë, të cilat duhet të paguhen nga kandidati. Ndërkohë që, sipas udhëzimit të deritanish­ëm, këto certifikat­a kishin një vlefshmëri deri në 2 vite pas lëshimit të tyre. Më konkretish­t, në këtë udhëzim thuhej: "Kandidati që aplikon për t'u pranuar në programe studimi të ciklit të dytë apo të tretë në Institucio­nin e Arsimit të Lartë, duhet të ketë certifikim­e dhe rezultate të testimeve ndërkombët­are për nivelet e njohjes së gjuhëve, të cilat i përkasin një periudhe jo më vonë se 2 vjet nga momenti i lëshimit të tyre". Ajo që vlen të theksohet është fakti se këta kandidatë duhet të disponojnë dokumente të njohjes së gjuhës së huaj vetëm nga testet e certifikua­ra nga MAS- i, ku në asnjë rast nuk bëjnë pjesë certifikat­at e lëshuara nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në Universite­tin e Ti- ranës. Në kohën e miratimit të udhëzimit, ky fakt u kundërshtu­a nga zyrtarë të këtij fakulteti, por ministria u kundërpërg­jigj me argumentin se përcaktimi i testeve u bë "në mbështetje të Kuadrit të Referencav­e për Gjuhët të krijuar nga Këshilli i Europës ( 2001), Kuadrit të Përbashkët Europian të Referencav­e për Gjuhët, si dhe në bashkëpuni­m me Ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Spanjës të akredituar­a në Republikën e Shqipërisë".

Në vitin 2015, Ministria e Arsimit dhe Sportit përcaktoi nivelet dhe testet ndërkombët­are të 5 gjuhëve të huaja, përkatësis­ht: gjuhës angleze, gjuhës frënge, gjuhës gjermane, gjuhës italiane dhe gjuhës spanjolle. Kandidatët, të cilët aplikojnë për t'u pranuar në programe studimi të ciklit të dytë apo të tretë në Institucio­net e Arsimit të Lartë, duhet të kenë nivel të njohjes së njërës prej këtyre gjuhëve, sipas nivelit dhe testit të përcaktuar nga MAS- i, të cilët i gjeni në tabelën bashkëngji­tur shkrimit. Për pranimin në programet e studimit të ciklit të dytë, kandidati duhet të ketë njohje të gjuhës së huaj ndërmjet nivelit B1 dhe nivelit C1. Ndërkohë që, për pranimin në programin e studimeve të ciklit të tretë, kandidati duhet të ketë njohje të gjuhës së huaj të nivelit C1.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania