Gazeta Shqiptare

Mustafaj: Zgjedhjet pa opozitën thellojnë krizën

-

Publicisti

Besnik Mustafaj shprehu dje në "News24" bindjen se, nëse zgjedhjet e 18 qershorit zhvillohen pa opozitën, kriza në vend do të thellohet. Mustafaj u shpreh skeptik për vazhdimin e protestës nga ana e opozitës, duke thënë se duhet të matet se sa kjo kauzë është përqafuar nga opinioni publik, ndërsa për kryeminist­rin Rama tha se po mban një qëndrim kokëfortë ndaj argumentev­e të opozitës. "Nuk shoh që opozita të ndryshojë qëndrim, po ashtu as nga kryeminist­ri, që tha se kriza e PD- së nuk duhet parë si krizë e vendit. Ne gjendemi përsëri në thelb të krizës që kemi qenë, vetëm baza e së cilës thellohet. Do shohim se si do bëhen zgjedhjet nëse Rama futet i vetëm në garë. Do shohim si do administro­hen zgjedhjet pa prezencën e partive të opozitës dhe do shohim si do sillet LSI- ja. Ndërsa për Lulzim Bashën, jam i mendimit që nuk është e mjaftueshm­e që të pëlqehesh vetëm nga militantët e partisë tënde. Lidershipi duhet të shkojë përtej, ne nuk kemi matës të opinionit publik. Duhet kuptuar sa është përqafuar kauza e opozitës nga opinioni publik. PD- ja ka dhënë të gjitha argumentet pse nuk do shkojë në zgjedhje. Rama ka treguar se nuk lëshon pe për të dëgjuar argumentet e opozitës. Rama ka një qëndrim kokëfortë. Nuk analizon argumentet e opozitës. Ai është i qartë në kokëfortës­inë e tij. Kemi parë një kokëfortës­i të ngjashme në vitin 1996, kur parlamenti, nga maji deri kur u krijua qeveria e Finos, mbeti pa opozitën. Çfarë reformash mund të ndërmarrë një mazhorancë pa opozitën", - tha ai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania